25.3 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 7461

Muja, për të dytën herë hap një zyrë vendi

0

auto_zyra1415085441Kryetarit të komunës, Ramadan Muja i është dashur që për herë të dytë ta presë shiritin për hapjen e zyrës së ofiçarisë në lagjen e Trimave (ish-Tusuz), në periferi të qytetit.

Ky objekt, për ndërtimin e të cilit, komuna ka investuar mbi 60 mijë euro ishte rregulluar në vitin 2011, por nuk ishte funksionalizuar./zeri/

Qeveri e përkohshme për shtyrjen e zgjedhjeve

0

HashimThaci-IsaMustafaPartitë politike po ecin drejt shterjes së opsioneve dhe mundësive për tejkalimin e krizës politike në vend. Mungesa e një konsensusi politik për ridizajnim të marrëveshjes brenda bllokut VLAN, sidomos në raportet mes LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit dhe mungesa e gatishmërisë politike te PDK-ja që të tërhiqet në opozitë për shkak të humbjes së shumicës në Kuvend, po e qon vendin kah opsionet rezerve apo edhe zgjedhjet.

Deri të mërkurën, partitë politike, megjithatë pritet që t’i dërgojnë ndonjë “mesazh” politik presidentes Atifete Jahjaga se do të reflektojnë në kuptimin pozitiv të arritjes së një zgjidhje politike. Por, gjasat duket të jenë fare të vogla.

Madje, edhe nëse do të ndodhte një takim i përbashkët i PDK-së dhe bllokut nën lehtësimin e presidentes Jahjaga, skenarët që i kanë në opsione të dyja palët lënë të nënkuptohet se zgjidhja do të mund të arrihej vetëm pas shumë e shume takimesh, e mbase edhe ndërhyrjesh nga jashtë../tribuna/

Gurëthemelet historike të një romani

0

97242“Milosao” i jep hapësirën e saj, znj. Meksi, ku ajo shpreh të gjithë punën e saj, për të bërë bashkë elementët që do të lindnin romanin kushtuar Teutës së madhe.Qysh kur nisa të merresha seriozisht me letërsi, kam patur në mendje, si projekt të rëndësishëm, një roman për Teutën e Ilirisë. Më vinte nga një pasion i hershëm i fëmijërisë për “mbretëreshën luftëtare”, pasion që, sigurisht, ishte rritur me kalimin e viteve, duke u bërë më i plotë dhe më i pasur.

Ajo që ma pati zgjuar pasionin e parë, ishte një mjegullinë misteri që e vishte Teutën nga të gjitha anët: në librat për fëmijë dhe në shkollë mësonim se ishte mbretëresha legjendare që u bë tmerri i Romës dhe se ne krenoheshim me të, sepse ishte, natyrisht, paraardhësja e ne shqiptarëve me histori përherë të lavdishme; porse, nga bisedat që të rriturit bënin zëulët, dikur më zuri veshi se Teuta kish pas qenë edhe pirate. Kjo kundërshti, për mendjen time fëmijërore, mbretëreshë dhe pirate njëherit (sepse domosdo pirateria kishte një kuptim shumë negativ), më ndezi një përfytyrim magjik, i cili krijoi aventura të pafundme: aventurat e amazonës ilire të deteve me kurorë mbretëreshe në flokë, e cila s’kishte të dytë në faqe të dheut.

Për të realizuar projektin tim letrar, u vura të lexoja, viteve të shkuara, gjithçka ishte shkruar për Teutën e Ilirisë, që nga autorët e lashtë, historianë, arkeologë, antropologë, etnologë, filologë, mitografë apo letrarë, dhe gjer tek ata modernë. Zhgënjimi ishte i madh, kur pashë se të gjitha shkrimet për të mblidheshin në një grusht.

Autori më i famshëm që ka shkruar për Teutën, është Polibi, por në traktatet e tij historike, më shumë vend u kushtohet komenteve që historiani dhe politikani grek bën për mbretëreshën ilire, sesa fakteve objektive historike; komente ku dallohet qartë një lloj përbuzjeje për të.

Edhe arkeologjia doli të ishte shumë e kufizuar në zbulimet e saj në lidhje me Teutën. Madje, nuk ekziston asnjë statujë e vërtetë e saj, asnjë monedhë që të ketë të gdhendur në sipërfaqe portretin e mbretëreshës së Ilirisë. Nga tërë objektet arkeologjike të gjendura në viset ilire, që nga fillimi i gërmimeve në shekullin XIX dhe gjer në ditët tona, nuk ka asnjë objekt që Teuta ta ketë përdorur apo qoftë edhe ta ketë prekur me dorën e saj. Dukej se shkrimi i një romani historik për Teutën e Ilirisë ishte thjesht i pamundur.

Viteve që pasuan, kuptova se kjo ndërmarrje e madhe kërkonte një moshë të pjekur për t’u realizuar: kur të isha në gjendje të gjurmoja, të peshoja faktet historike dhe të gjeja raportin e duhur midis historikes dhe fiksionit, trillimit dhe fantazisë, për të krijuar një vepër letrare me sfond historik.
Ndonjëherë, lexuesit i shpëton paq e vërteta se historiani nuk mund të sillet tjetër përpos se si shkrimtar, ndërkohë që shkrimtari mund të sillet edhe si historian, të interpretojë faktet historike të cilat janë në dritë të diellit dhe njohin një shumësi interpretimesh; se ndryshimi mes tyre është më së tepërmi çështje ndërgjegjeje dhe vetëdijeje: historiani nuk është gjithnjë i vetëdijshëm për këtë tipar të pashmangshëm të “zejes” së tij, ndërkohë që shkrimtari është gjithnjë i vetëdijshëm për zgjedhjen e tij…
Mbi të gjitha, kuptova se më duhej një kohë e gjatë për t’iu avitur kohës historike të ngjarjeve të romanit, shekullit III para Krishtit, botës ilire të asaj periudhe, që shënon edhe kulmin e lavdisë së shtetit ilir dhe, mbi të gjitha, t’i afrohesha personazhit tim, Teutës së Ilirisë, e cila është një personazh shumë kompleks dhe figurë emblematike: mbretëreshë, luftëtare, stratege, diplomate, por, mbi të gjitha, simbol i shpirtit ilir, çka e lidh me religjionin dhe besimin e ilirëve. Më duhej të gjeja një lidhje me të, në mënyrë që, kur të mbyllja sytë, e tërë koha prej më shumë se 2000 vjetësh të kalonte në çast dhe të mund ta përfytyroja të plotë, me gjithçka kishte jeta e saj.

Kështu nisi rrugëtimi im i gjatë përmes mijëra faqeve të autorëve të lashtë dhe modernë: Polibi, Herodoti, Diodori, Straboni, Apieni, Tit Livi etj., dhe Karl Patsch, Stipçeviç, Pierre Cabanes, Papazoglu, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Vladimir Orel, Hasan Ceka, Selim Islami, Neritan Ceka etj. Dhe përmes trevave që mbajnë gjurmët e ilirëve, muzeumeve dhe zonave arkeologjike të Shqipërisë dhe të rajonit – Iliria e shekullit III para Krishtit, në mbretërimin e Teutës shtrihej që nga lumi Naro (sot Neretva, Kroaci) në veri, deri në gjirin e Ambrakisë (sot gjiri i Artës, Greqi) në jug.
Ekzistonte, megjithatë, një fill që e kapërcente kohën e frikshme prej mbi dy mijë vjetësh dhe më lidhte me Teutën, një fill që më mundësonte një lloj komunikimi me të: ishte gjuha shqipe. Përveçse i përkisnim racës njerëzore dhe ishim gra, Teuta dhe unë, kishim jo vetëm zemër, dashuri, urrejtje, frikë e plot ndjenja të tjera njerëzore, por edhe një gjuhë, apo një shëmbëlltyrë gjuhe që na bashkonte.

U gjenda kësisoj, më në fund e pas shumë përpjekjeve, brenda kohës së dëshiruar, e cila më ndihmoi për të shkruar romanin, por që rezultoi të ishte një aventurë e rrezikshme për t’u jetuar. Shpesh kohët ngatërroheshin dhe përplaseshin me njëra-tjetrën – herë përjetoja një mrekulli të vërtetë, duke jetuar e strukur në shekullin III para Krishtit, dhe herë më kthehej në një torturë e një mundim të stërmadh dalja në sipërfaqe në këtë kohën tonë.
Në poçarinë time të krijimit, balta kish zënë të merrte formë për të krijuar ditë pas dite dhe vit pas viti Ilirinë e përbashkuar të gjysmës së dytë të shekullit III para Krishtit, e cila, nën sundimin e mbretit Agron dhe gruas së tij, Teutës, u fut në histori krahas fuqive të mëdha të kohës: Greqisë, Egjiptit, Asyrisë, Kartagjenës, Makedonisë dhe Romës. Më tej, pas vdekjes së Agronit, mbretëresha Teutë e ktheu Ilirinë në një nga fuqitë detare dhe tokësore më të mëdha të kohës, duke ndihmuar, me bëmat e saj, hapjen e një faqeje të re në historinë e botës: perëndimin e Greqisë dhe daljen në skenë të Romës.

*
Sipas historianit të lashtësisë, Strabonit, dhe atij kroat, Aleksandër Stipçeviç, ilirët ishin mjeshtër të tatuazhit. Simbolet e tyre i vizatonin në lëkurë – nëpër nekropole janë gjetur vegloret e tatuazhit, paraardhëset e denja të vegloreve të sotme. Në roman Teuta ka të skalitur në trup gjarprin Ilyrios, totemin e vendit të saj.

Për të shpalosur në gjerësi dhe, njëkohësisht, në detaje të holla jetën, ngjarjet, lavdinë e Ilirisë dhe të Teutës në vetëm tre vitet e sundimit të saj (230-228 para Krishtit), por për të pikturuar edhe dashurinë pasionante, keqkuptimin tragjik, tradhtinë, robërinë, dhe, në fund, vdekjen, më duhej një rrëfim përtej të zakonshmes, një rrëfim mitik. Është kujtesa e hyjnishme e gjarprit të skalitur në trupin e Teutës burimi i rrëfimit të këtij romani.

Gjithsesi, ngrehina e “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është ndërtuar me gurët autentikë të historisë – personazhet historikë, kronologjia e ngjarjeve dhe zhvillimeve historike, betejat, ideali i Teutës për të pushtuar Greqinë, vendin e saj shpirtëror, për të krijuar mbretërinë iliro-greke, si edhe qëllimi i saj i lartë për kultivimin e shpirtit ilir sipas një ideali të përcaktuar humanist. Brendësia e romanit – është histori, por edhe magji, fantazi, mite, gojëdhëna dhe legjenda.

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” mund të quhet edhe romani i dashurisë par excellence: dashuria e Teutës së Ilirisë për gjeneralin Demetër Faros. Është një pasion zhuritës, i ngjizur me lëndë hyjnore, i sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe i shenjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe me një fund tragjik.

Nuk mëtoj të kem dhënë në këtë roman të vërtetën historike mbi ilirët dhe Teutën e Ilirisë. Jam përpjekur të ndërtoj për së brendshmi, siç thuhet, atë botë që arkeologët e ndërtojnë për së jashtmi.
Marrë me shkurtime

Ramushi, jo kryeministër

0

Ramush Haradinaj 1Kreu i AAK-së pritet të bëjë “tërheqje taktike” dhe t’ia lëshojë postin e kryeministrit Isa Mustafës në ride nim të marrëveshjes së Bllokut.

Brenda pak ditësh pritet të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku edhe do të vendosë për kushtet e saj të reja në ridizajnim të marrëveshjes /zeri/

Gjatë javës, takimi i përbashkët te Presidentja

0

Lideret te JahjagaTakimi i radhës që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, duhet të rezultojë me një marrëveshje, sipas së cilës palët do të pajtohen që ta përfundojnë procesin e bllokuar të konstituimit të institucioneve.

Do të jetë në vullnetin e vetë liderëve se çfarë marrëveshje do të arrijnë pa asnjë ndikim nga ndërkombëtarët .

E vetmja gjë për të cilën do të përkujdesen ndërkombëtarët është garantimi për implementimin e marrëveshjes për tejkalimin e ngërçit. /kosovasot/

Vehapi: Pa PDK-në nuk mund të formohen institucionet

0

Idriz Vehapi3Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Indriz Vehapi, ka thënë se pret nga liderët e bllokut të reflektojnë për tejkalimin e bllokadës politike.

Ai ka përsëritur kërkesën e këtij subjekti politik për bashkëpunim me të gjithë partitë parlamentare të krahut të djathtë.

Vehapi ka thënë se nuk ka kurrfarë logjike që institucionet e reja të formohen pa PDK-në.

Duke folur rreth formulave të koalicionit të ardhshëm qeverisës, ai ka thënë se vendit i duhet një koalicion i fortë qeverisës.

Vehapi ka bërë me dije se përkrah një koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

Ky zyrtari lartë i PDK-së ka thënë se, nëse nuk arrihet një zgjidhje politike ndërmjet partive atëherë opsioni i fundit mbesin zgjedhjet. /Epoka e re/

Në listat e të pranuarve në master edhe kandidatë me nota të falsifikuara

0

UP-rektoratiJanë rritur ankesat për dyshime rreth kurdisjes së rezultateve për pranimet në master, për këtë vit akademik në Universitetin e Prishtinës.

“Koha Ditore” ka siguruar prova të reja që flasin për dallavere gjatë hartimit të listave për pranimin e kandidatëve për këtë nivel studimesh në universitetin më të madh publik në vend.

Ato flasin se në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, përkatësisht në Drejtimin e Kimisë, në mesin e të pranuarve ka edhe studentë, të cilëve u është falsifikuar nota mesatare, me qëllim që të mos futen në provim pranues ku edhe mund të mos merrnin pikët e nevojshme për t’u pranuar, por në vend të kësaj ata pranohen me automatizëm në këtë nivel të studimeve. /koha/

BE-ja debaton skandalet e EULEX-it “prapa dyerve të mbyllura”

0

EULEX-kosovePërfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që në ditën e parë të punës së saj në këtë post, temë të parë të punës thuhet t’i ketë pasur skandalet e Misionit të EULEX-it në Kosovë, sepse, sipas fjalëve të zëdhënëses së saj, dëshiron që kjo çështje të zgjidhet me “transparencë maksimale”.

Në përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe ndryshimet e kabinetit të përfaqësueses së lartë janë ndërruar pothuajse të gjithë zëdhënësit.

Por, Maja Kocijançiq, e cila ka qenë zëdhënëse e Baroneshës Ashton, do të jetë zëdhënëse edhe e zonjës Mogherini, por edhe e komisionerit për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit.

Ajo, duke iu përgjigjur pyetjeve për zhvillimet më të reja lidhur me skandalet e EULEX-it, të hënën, ka thënë se “është në interesin tonë që të sqarojmë dyshimet me transparencën më të madhe të mundshme”.

“Kemi një shef të ri të misionit dhe një përfaqësuese të lartë të re dhe që të dy këta janë duke u marrë me këtë çështje. Përfaqësuesja e lartë, Mogherini, ka pasur takimin e saj të parë për këtë çështje që sot, në ditën e parë të punës. Ajo është duke shikuar të gjitha mjetet e mundshme që të merret me këtë në një mënyrë transparente, të sqarojë gjërat dhe të ruajë kredibilitetin e misionit”, ka thënë kjo zëdhënëse. /koha/

Haradinaj: PDK po pengon krijimin e institucioneve

0

Ramush Haradinaj 1Kreu i AAK-së dhe i nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, thotë se për mungesën e institucioneve fajin e ka PDK-ja Në një intervistë për RTK-në ai ka thënë se nuk ka çarje të Bllokut dhe nuk do të ketë as në të ardhmen.

Haradinaj thotë se gjatë gjithë kohës, qeveria e pakicës po merr vendime që janë në kundërshtim me parimet e qeverisjes së shumicës.

“Gjatë gjithë kësaj kohe qeveria e pakicës ka marrë vendime në kundërshtim me parimet e qeverisjes. Kjo është shqetësuese edhe për vendin edhe për ne. Pse nuk ka ndodhur deri tani ndërtimi i institucioneve është se qeveria e pakicës nëpërmjet vendimit të Kushtetueses e ka pengu këtë”, ka thënë veç tjerash Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë çarje të Bllokut.

“Nuk ka çarje të Bllokut dhe se indikacione të tilla nuk ka pasur e nuk do të ketë as në të ardhmen”, tha ai.

Për gjithë situatën e krijuar në vend, përkatësisht mungesën e institucioneve, Haradinaj e fajëson PDK-në.

“PDK është pengesa pse nuk kemi institucione për kaq muaj. Flora Brovina është pengesa sepse nuk po e thirrë seancën. Ata presin se do të kete gjimnastika të ndryshme brenda Bllokut por u them se nuk do të ketë”, tha ai.

Shtëpia më e çuditshme në Kosovë, ndodhet në Prizren (Foto)

0

Shtëpia më e çuditshme në PrizrenKjo shtëpi ndodhet në qytetin e Prizrenit dhe është pjesë e listës së monumenteve të trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës. Këto ditë, ajo i është nënshtruar një rikonstruksioni – në kudër të një projekti të Ministrisë dhe një CHwB Kosova, raporton Express.

Kjo shtëpi ndoshta edhe mund të ketë vlera trashëgimisë kulturore.

Shtëpia ka një çati ndërkohë që në të jetojnë dy familje. Objekti, ndërkaq, është i ndarë më një mur të trashë, mbi të cilin është vendosur edhe një antenë satelitore.

Ndoshta mund të ketë edhe shtëpi tjera në Kosovë edhe më të çuditshme se kjo, megjithatë s’ka dyshim se shtëpia e familjes Rekathati zë një vend në krye të kësaj liste.

Shtëpia më e çuditshme në Prizren1Shtëpia më e çuditshme në Prizren