17.4 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7471

Ramush Haradinaj: Nuk ka ridizajnim të marrëveshjes

0

Blloku VVLideri i partisë së katërt, AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë s’ka ridizajnim të marrëveshjes së Bllokut dhe se një gjë e tillë as që i është kërkuar.

“Nuk më është kërkuar të heq dorë nga pozita e Kryeministrit dhe nuk do të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me Isa Mustafën, Fatmir Limajn e Albin Kurtin.

“Nuk ka ridizajnim të marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kanë vendosur përsëri t’i drejtohen Flora Brovinës për të thirrur seancë të re, në të cilën deputetët do të diskutonin për zgjidhjen e bllokadës politike.

Por, Flora Brovina ka thënë se s’ka seancë pa marrëveshje paraprake mes Bllokut dhe PDK’së.

Kosova po hyn në muajin e pestë të bllokadës politike pasi LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje po insistojnë se duhet ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit, pozitë kjo që nuk i takon me Kushtetutë.

Sot promovohen Shtatë dramat e Arta Arifit

0

TKKKlubi i Shkrimtarëve i Kosovës organizon promovimin e dramave të Arta Arifi. Sipas njoftimit për medie, promovimi do të bëhet në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shtatë drama, të shkruara përgjatë shtatë vjetëve, 2007-2014, vijnë të botuara në dy vëllime dhe nga dy shtëpi të ndryshme botuese.

Për dramat, përpos autores, do të flasin edhe profesori dhe regjisori i teatrit, Fadil Hysaj, dhe shkrimtari e studiuesi, Adil Olluri.

Titujt e dramave që do të promovohen: “Dardha pas bunari”, “Kohë pa ngjarje”, “Gruaja në dritare”, “Aritmi”, “Perlat e Marisë”, “Në kërkim të Zalas” dhe “Pianistit dhe kukulla blu”.

Inspektorët kontrollojnë hotelieret në Prizren

0

ura e gurit ne prizren

Inspektorët e Komunës së Prizrenit, janë mjaftë aktiv në terren për t’i asgjësuar ushqimet me afat të skaduar. Këtyre ditëve ata kanë nisur kontrollimin e lokaleve hoteliere, me qëllim të matjes së cilësisë së vajit, i cili po përdoret për ushqim.

Për të parën herë inspektorët e Komunës së Prizrenit, ata sanitarë dhe veterinarë të Prizrenit po e bëjnë matjen e vajit nëpër lokalet hoteliere të qytetit me theks të veçantë restorante ku edhe përgatitja e ushqimit është permanente.

Kryeinspektori prizrenas, Bedri Bytyqi tha se kjo nismë është ndërmarrë me qëllim të ruajtjes së jetëve të njerëzve.

“Inspektorët janë çdo ditë në aktivitetet e tyre ditore, ku edhe po e bëjnë kontrollin e të gjitha restoranteve. Ne për herë të parë kemi përdor një standard uniform për restorantet dhe lokalet tjera që merren me përgatitjen e gjërave ushqimore, kemi matur vajin ushqyes në nivel komune . Kjo për faktin se vaji sa herë që përdoret për ushqim duke ngrohur dhe ftohur është më i rrezikshëm për shëndetin, pra humb substancat ushqyese dhe shndërrohet në substancë kancerogjene”, tha ai për Radio Kosovën.

Pas këtij aksioni të inspektorateve të ndërmarrë këtyre ditëve, Bytyqi dha edhe një garanci të fortë për konsumatorët.

“Ne këtë rend jemi duke e mbajtur prandaj edhe garantojë qytetarët e komunës së Prizrenit se restorantet dhe lokalet hoteliere ofrojnë ushqim cilësor dhe kualitativ”, nënvizoi ai.

Ndërkaq njëri nga qytetarët e Prizrenit këtë veprim të inspektoratit e vlerësoi të qëlluar

“Po është veprim i drejtë sepse në të shumtën e rasteve klientela nuk di se çfarë konsumon, pavarësisht se mundohet të zgjedh lokalin për tu ushqyer. E madje kjo është edhe për të mirën e turistëve pasi që Prizreni vizitohet bukur shumë nga të huajt”, u shpreh ai.

Për Radio Kosovën nuk deshën të prononcoheshin pronarët e lokaleve hoteliere në Prizren, nëse ky veprim i inspektorëve shkon në dëm apo edhe dobi të tyre.

OSBE mbështet dialogun ndërfetar në Kosovë

0

OSCE-kosoveMisioni i OSBE-së në Kosovë organizon sot në Prishtinë konferencën e dytë vjetore të dialogut ndërfetar.

Përfaqësues të komuniteteve fetare islame, ortodokse serbe, katolike, protestante dhe hebraike në Kosovë do të diskutojnë tema si mbrojtja e trashëgimisë fetare, mirëmbajtja e varrezave, të drejtat pronësore, si dhe përmirësimi i kornizës ligjore për lirinë e fesë.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen me një fjalë rasti Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, Administratori Katolik i Administratës Apostolike të Kosovës, Ipeshkvi Dodë Gjergji, Udhëheqësi i Kishës Ungjillore Protestante të Kosovës, Driton Krasniqi, dhe Udhëheqësi i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri.

Avokati merr gjobë në gjykimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit në Prizren

0

Nexhat cocaj DKAAvokati Ramë Gashi që në gjykimin kundër tre zyrtarëve komunalë prizrenas dhe një biznesmeni, mbron pronarin e Kompanisë “Rikoh”, është gjobitur me 500 euro gjobë nga gjykata, për fyerje të prokurores së rastit.

Të martën teksa po dëshmonte Jahja Baca që ishte anëtar komisioni në tenderin për furnizimin me aparate fotokopjuese të shkollave në Prizren, Ramë Gashi, mbrojtësi i Sami Makollit pronarit të firmës “Ricoh” ia prezantoi dëshmitarit ofertën e kësaj kompanie, të cilën nuk e kishte as prokurorja, as trupi gjykues.

Kompania “Rikoh” fitoi këtë tender të shpallur nga Komuna e Prizrenit në vitin 2009, ndërsa njëri nga të akuzuarit e këtij procesi gjyqësor është edhe pronari i saj, bashkë me tre zyrtarë komunalë, mes tyre edhe drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj.

Edhe pse Ramë Gashit iu tërhoq disa herë vërejtja nga trupi gjykues se po sillet keq në gjykatore, mbrojtësi i pronarit të Kompanisë “Rikoh” e quajti manipuluese prokuroren e rastit, duke e fyer para trupit gjykues.

Ky trup vendosi që ta dënojë me gjobë avokatin për këtë gjë.

“…dhe i drejtohet prokurores së shtetit si manipuluese, gjë e cila nuk është në kodin profesional, me këtë arsye trupi gjykues merr aktvendim-avokati mbrojtës do të dënohet me 500 euro dënim për fjalët e shprehura ndaj prokurores së shtetit”, tha Xheladin Osmani, kryetar i trupit gjykues.

Avokati Gashi në fund të seancës i kërkoi falje trupit gjykues për fjalët që përdori, por jo edhe prokurores të cilës ia drejtoi ato.

Prokurorja Ervehe Gashi paralajmëroi padi private ndaj avokatit për fyerjet që prej tij iu bënë në seancë.

Përveç Bacajt të martën dëshmuan edhe Florim Metaj e Riza Blakaj. Metaj në kohën e tenderit të aparateve fotokopjuese ishte drejtor i Arsimit në Prizren, ndërsa Blakaj është një ekspert ekonomik i propozuar nga mbrojtja.

Metaj pranoi se vetë ishte iniciator i blerjes së aparateve për fotokopje, por nuk e dinte nëse ato ishin shpërndarë nëpër shkollat e Prizrenit, ndërsa shtoi se kishte fjalë për keqpërdorime.

“Janë shpërndarë kinse aparatet, por kanë rrjedhë edhe dyshime rreth atyre aparateve”, tha Metaj.

Metaj, tha se nuk e ka lajmëruar rreth dyshimet për parregullsi Nexhat Çoçajn që në atë kohë ishte koordinator në Drejtorinë e Arsimit në Prizren. Edhe Jahja Bacaj e tha të njëjtën gjë.

Riza Blakaj, ekspert i ekonomisë i thirrur në gjykatë nga mbrojtja, e nxori me humbje nga tenderi i makinave fotokopjuese Kompaninë “Rikoh”. Të kundërtën e kishte bërë ekspertiza e prokurorisë, sipas së cilës e dëmtuar nga kjo kontratë ishte Komuna e Prizrenit.

Prokuroria humbjet e komunës i vlerësonte 3 mijë e 600 euro, ndërsa Blakaj tha në gjykatë se kompania është dëmtuar për 4 mijë e 200 euro.

Kjo rrethanë e re e shtyu prokuroren të kërkojë superekspertizë, të cilën gjë e miratoi gjykata. Aktakuza thotë se më 3 nëntor 2009 kompania “Rikoh” mori 18 mijë euro për makinat fotokopjuese me të cilat furnizoi shkollat e Prizrenit.

Dokumentin që ia jepte këto para kompanisë e nënshkroi tash i akuzuari Nexhat Çoçaj, edhe pse duhej ta nënshkruante drejtori i këtij projekti Florim Metaj.

Në këtë proces gjyqësor Nexhat Çoçaj, Nezir Osmani dhe Gëzim Gërgi akuzohen se nga data 28 shtator 2009 e deri më 03 nëntor 2009, duke shfrytëzuar pozitat si zyrtarë komunalë me dijeni shkelin Ligin e Prokurimit Publik, për t’i krijuar dobi pasurore tjetrit.

Nezir Osmani atëherë ishte zyrtar për Financa në Drejtorinë e Arsimit, ndërsa Gëzim Gërgi menaxher i teknologjisë informative në këtë drejtori.

Aparatet fotokopjuese sipas aktakuzës nuk mund të fotokopjonin dokumente të formatit A3, por vetëm të atyre A4 dhe A5.

Sami Makolli, pronari i Kompanisë “Rikoh” akuzohet për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar, derisa gjykata ta marrë me shkrim raportin e superekspertizës./Kallxo.com/

Nesër nis Festivali i 8-të “Skupi Festival”

0

ShkupiFestNën moton “Dërrasa dhe maska”, të premten fillon Festivali i Tetë Ndërkombëtar “Skupi Festival”.

Festivali do të hapet me shfaqen teatrale “Të gjithë zogjtë tashmë janë atje” e regjisorit gjerman Eberhard Koler. Shfaqja është koproduksion i Teatrit Shlaht’haus nga Zvicra dhe Teatri Pokolenij nga Rusia.

Gjatë shtatë ditëve të festivalit do të performohen tetë realizime të shtatë shfaqjeve të cilat do të interpretohen në skenën e Qendrës Kulturore Rinore dhe Teatrit Komedi.

“Disa dërrasa dhe disa maska janë gjithçka që i duhen një teatri që të bëhet shfaqe e mirë teatrale. Gjithçka tjetër është kreativitet dhe imagjinatë”, theksoi në konferencë për shtyp selektori i festivalit, Senko Velinov, duke sqaruar idenë për moton e sivjetme të festivalit.

“Gjashtë persona kërkojnë autorin” mund t’i shohim cullakë (?)

0

gjashte persona kerkojne autorinRegjisori Orhan Kerkezi e ka bërë planin nëse për shfaqjen e tij “Gjashtë persona kërkojnë autorin” Ministria e Kulturës nuk ia ndan buxhetin që është kërkuar.

MKRS-së i ka dhënë afat që deri të hënën ta marrë vendimin për ndarjen e 67 mijë eurove. Në të kundërtën, Kerkezi ka thënë se aktorët do të luajnë të zhveshur.

“Mundemi me e dhënë shfaqjen cullak nëse ministri ka qejf me e pa. Pse jo. Nëse pranojnë artistët kjo do të ishte përgjigjja e duhur”, ka thënë Kerkezi që për tre muaj ka përgatitur shfaqjen me tekst të italianit Luigi Pirandello. Regjisori ka thënë se ka derdhur mund deri në realizimin e kësaj shfaqjeje e t’i ndodhë e njëjta gjë edhe me premierën e saj, thotë se s’ka kuptim.

“Ka me u shfaq cullak, për shkak të imponimit të rrethanave. Nëse pranojnë aktorët. Ama bash cullak, se me thanë zhveshur duket butë”, ka thënë Kerkezi. Sipas tij një vendim përfundimtar do të merret në fillim të javës që vjen. Për kostumet Teatri Kombëtar i Kosovës ka kërkuar 2.020 euro e kostumografja Flutura Dedinja është paraparë të paguhet 2.000 mijë.

Premiera e “Gjashtë…” është shtyrë dy herë brenda këtij muaji, për shkak se Ministria e Kulturës ka refuzuar të paguajë 77 mijë euro për këtë shfaqje, duke e konsideruar shumën tejet të lartë. Përderisa më herët menaxhmenti i TKK-së e kishte vlerësuar shumën prej 77 mijë eurosh si të arsyeshme për këtë shfaqje, tash ka ndërruar mendje, por jo aq sa ka këshilluar MKRS-ja. Valdet Avdiu, drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka paraqitur kërkesën e re të bërë në ditën e 24 të këtij muaji në MKRS, gati një muaj pasi e kishte bërë kërkesën e parë. Ka kërkuar fiks 10 mijë euro më pak.

Sa i përket zbritjes totale prej 10 mijë eurosh ka thënë se janë hequr shpenzimet e nevojshme, por jo ato të domosdoshmet.
Sipas Jehona Shytit, këshilltare politike e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, institucioni më i lartë kulturor në vend nuk do të japë asnjë cent përtej 50 mijë eurove për këtë shfaqje.

Aktori Sunaj Raqa para një jave kishte deklaruar se nëse nuk paguhet për kontratën që posedon do të padiste institucionet. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe aktori tjetër Artan Geca./Koha Ditore/

”Kryeministrat” në luftë

0

Thaci e haradinajDy të nominuarit për postin e kryeministrit e kanë ashpërsuar gjuhën politike. Haradinaj po e sheh Thaçin si “monstrum politik”, ndërsa ky i fundit, në një anë i bën ftesë liderit të AAK-së për marrëveshje, e në anën tjetër e ofendon duke i thënë se “Kosova nuk mund të qeveriset nga liderë që nuk kanë arritur të fitojnë kuotën dyshifrore në zgjedhje”…/zeri/

Kosova në mesin e pjesëmarrësve në samitin për Ballkanin

0

Flamuri i BENë Bratisllavë të Sllovakisë sot fillon mbledhja dyditëshe e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Bratisllavë të Sllovakisë sot fillon mbledhja dyditëshe e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën pritet të vërtetohet nevoja e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

“Ministrat do të vërtetojnë rëndësinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, zgjerimit të BE-së, dhe gatishmërisë, që edhe më tutje të ndihmohen partnerët nëpërmjet transmetimit të përvojave autentike nga procesi i tranzicionit të vet dhe i eurointegrimit”, ka njoftuar Ministria e jashtme e Sllovakisë.

Anëtarët e Grupit të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, pritet që ta miratojnë deklaratën e përbashkët për rajonin ballkanik dhe themelimin e një fondi special të solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, me seli në Tiranë, sipas shembullit të fondit të ngjashëm për mbështetje të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Grupit të Vishegradit, raporton agjencia Beta.

“Pos, zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, në samit marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë”, ka konfirmuar ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz./Rel/

Blloku, i bllokuar në vetvete

0

Blloku VVKërkesa e kreut të AAK-së që presidentja të ndikojë tek kryesuesja Flora Brovina, në thirrjen e seancës, sipas analistëve, nuk është zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Blloku paszgjedhor i ka vetëm dy opsione. I pari, sipas tyre, është rishikimi i marrëveshjes për ndarjen e posteve ose komunikimi me PDK-në. Në të kundërtën, sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

Ndërkohë, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes nuk ka treguar nëse e para e vendit do të ndikojë në thirrjen e seancës, sepse sipas tij, presidentja është garantuese dhe jo imponuese e funksionimit demokratik të institucioneve. /Tribuna/