Kosova në mesin e pjesëmarrësve në samitin për Ballkanin

Flamuri i BENë Bratisllavë të Sllovakisë sot fillon mbledhja dyditëshe e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Bratisllavë të Sllovakisë sot fillon mbledhja dyditëshe e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën pritet të vërtetohet nevoja e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

“Ministrat do të vërtetojnë rëndësinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, zgjerimit të BE-së, dhe gatishmërisë, që edhe më tutje të ndihmohen partnerët nëpërmjet transmetimit të përvojave autentike nga procesi i tranzicionit të vet dhe i eurointegrimit”, ka njoftuar Ministria e jashtme e Sllovakisë.

Anëtarët e Grupit të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, pritet që ta miratojnë deklaratën e përbashkët për rajonin ballkanik dhe themelimin e një fondi special të solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, me seli në Tiranë, sipas shembullit të fondit të ngjashëm për mbështetje të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Grupit të Vishegradit, raporton agjencia Beta.

“Pos, zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, në samit marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë”, ka konfirmuar ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz./Rel/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit