11.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Home Blog Page 7491

Ferdinand Shkalla: Pse e kritikuam Kadarenë për “Dimrin”

0

FIsmailKadare6-30erdinand Shkalla, në kohën kur Ismail Kadare botoi romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, ka qenë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit. Siç dihet, një nga kritikat e para për romanin e njohur që tregonte divorcin sovjetiko-shqiptar erdhën pikërisht nga ky qytet. Shkalla është njeriu që shkroi telegramin e parë nga Elbasani, ku pos të tjerash ankoheshin për Kadarenë, duke “përcjellë disa vërejtje të rinisë dhe intelektualëve elbasanas për veprën ‘Dimri i vetmisë së madhe’ të shkrimtarit Ismail Kadare”. Sot, shumë vite pas asaj letre, Shkalla vjen në një rrëfim për “Gazeta Shqiptare”, ku tregon pse e shkroi letrën, cilat ishin qëllimet, çfarë u bisedua me Enver Hoxhën atje dhe pse ky i fundit nuk e hoqi nga qarkullimi romanin.

Z. Shkalla, ju keni qenë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit më 1973-shin. Si e mbani mend kohën kur u botua “Dimri i vetmisë së madhe”?

Unë kam qenë ndër të parët që e kanë lexuar romanin. Në fakt, atë kohë lexohej shumë edhe nga rinia. Ai u shit shumë shpejt dhe bëri bujë të madhe. Mbas leximit të ndonjë libri të ri, gjithnjë debatohet për të nga rrethet e ndryshme, shkëmbenim mendime. Në përgjithësi romani u pëlqye.
Pse iu dërgua telegram Enver Hoxhës për pakënaqësitë?

Ne raportonim për çdo gjë që ndodhte. Kështu, atë ditë unë duhej të çoja në Tiranë një telegram për këto probleme: e para, ecuria e punimeve në Kombinatin Metalurgjik; e dyta, për cilësinë e prodhimeve të llambave të Vlorës, pasi llambat prodhim shqiptar u dogjën të gjitha brenda natës; dhe së treti përcollëm edhe disa vërejtje të rinisë dhe intelektualëve të Elbasanit për romanin e Ismail Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”. Telegrami qe firmosur nga unë. Më pas kaloi nga eprori im, i cili ishte një njeri i mirë, i quajtur Jashar Menzelxhiu. Ai ishte Sekretar i Komitetit të Partisë në Elbasan. Mbasi e lexoi, Jashari shtoi me shkrim dore te pika 3, ku unë flisja për romanin: “Jemi të mendimit që romani të hiqet nga qarkullimi”. Ai në fakt, kishte biseduar me disa politikanë të rëndësishëm të Tiranës, që e kishin kritikuar romanin tepër dhe sipas mendimit të tyre, ai shtoi këtë fjali.
Telegrami shkoi në Tiranë me këtë formë; ju, morët përgjigje?

Ne morëm përgjigje për dy pikat e para; për ecurinë e punimeve në Kombinatin Metalurgjik dhe për cilësinë e prodhimeve të llambave të Vlorës. Na sugjerohej që të përvetësonim teknologjinë sa më shpejt dhe të mos linim të iknin specialistët kinezë pa e përvetësuar ne teknologjinë. Ndërkohë, ne nuk duhej të shfaqnim asnjë shenjë pakënaqësie politike apo ankese ndaj kinezëve.

Kur e morët përgjigjen për romanin e Kadaresë?

Ato ditë do të bëhej një mbledhje në Elbasan. Nga Tirana ne prisnim të vinte Kadri Hazbiu. Por një ditë para takimit, Jasharin e mori në telefon Haxhi Kroi, njeriu që rrinte në paradhomën e Enver Hoxhës. Kroi i tha Menzelxhiut që të nesërmen të dilte ta priste në kilometrin e 29-të. Ne e kuptuam që nuk do të vinte Hazbiu, por Hoxha.

Çfarë tha Hoxha në Elbasan?

Në mbledhje merrnin pjesë gjyqtarë, prokurorë, sekretarë partish të Elbasanit, Librazhdit e Gramshit, kryetarët e komiteteve ekzekutive etj. Në atë mbledhje ne ishim rreth 40 vetë. Hoxha nuk foli gjatë mbledhjes. Në pushim dolëm nga salla dhe ai vuri pak duhan në çibukun e tij e filloi ta pinte. U krijua një situatë e tillë që ne të gjithë po bisedonim lirshëm. Atëherë e pyetëm nëse romani i Kadaresë do të hiqej nga qarkullimi. Dhe Hoxha tha: “Ismaili është një shkrimtar i ri dhe i talentuar. Edhe ndonjë gabim që e ka bërë, do ta korrigjojë duke shkuar në Uzinën e Autotraktorëve. Por në libër del qartë forca dhe lufta e Partisë kundër revizionizmit hrushovian. Edhe njerëz që nuk kanë qenë të bindur për gabimet e Hrushovit, siç ka qenë Liri Belishova, i kemi mbrojtur, pasi nuk donim t’ua jepnim sovjetikëve. Ju këto nuk i dini, por do i mësoni kur t’i botojë Partia. Ne nuk mund ta nxjerrim romanin nga qarkullim, sepse sovjetikët do të thonë, ‘vetë e pështynë e vetë po e lëpijnë'”. Me këtë ai iu dha përgjigje disa anëtarëve të Partisë që kishin kritikuar romanin.

Po ju, pse e kritikuat librin dhe pse e nisët telegramin? A nuk menduat se Kadare mund të dëmtohej apo dënohej?

Vërejtjet e kohës qenë të ndryshme. Disa e shihnin romanin si një vepër antisocialiste, disa thoshin se në vepër del keq rinia e Rrugës së Dibrës, pra përflitej në mënyra të ndryshme. Ne duhej të përcillnim që të gjitha shqetësimet dhe atë kohë në Elbasan flitej për romanin. Ne duhej të raportonim edhe për djegien e një mullari me bar apo për vonesën e bukës nga kooperativa.

Po a është e mundur që gjimnazistët të mund të gjykojnë një vepër të tillë letrare, aq sa ju të përcillnit shqetësimet e tyre?

Gjimnazistët atëkohë lexonin shumë dhe, përveç kësaj, bënin orë mësimi për marksizëm-leninizmin. Pra kuptonin shumë mirë se çfarë ndodhte. Por, unë duhet të them se nuk ankoheshin vetëm gjimnazistët, por edhe intelektualët, si mësuesit e inxhinierët. Ne nuk donim të dënohej Kadareja, as që menduam se do të kishte probleme. Ne e donim atë si shkrimtar.

Ju, e keni takuar ndonjëherë Kadarenë?

Jo, nuk e kam takuar asnjëherë. Unë madje mendoj se do ta fitojë Nobelin. Tek e fundit ai e meriton dhe ne si shqiptarë na bën mirë që një Nobel të vijë ne Shqipëri. Ai është shkrimtar i madh.

Gradohen ish pjesëtarët e MUP-it

0

policia e kosoves pkPër shumë kohë i shërbyen Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), ndërsa tani ata janë pjesë e Policisë së Kosovës. Rreth 300 pjesëtarë të ish-MUP-it janë integruar në institucionin e rendit të Republikës së Kosovës, duke hequr dorë nga uniforma e policisë serbe.

Madje 24 prej tyre sot mbajnë edhe grada e që janë vendosur në pozita të rëndësishme vendimmarrëse. Ndonëse ata veprojnë vetëm në qytetet veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ata janë pjesë e zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës dhe në krahët e tyre mbajnë stemën e Policisë së Republikës së Kosovës.

Zëvendëskomandanti në Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri, Besim Hoti, ka deklaruar për gazetën Tribuna se 24 pjesëtarë të ish MUP-it serb, tani pjesë e Policisë së Kosovës, janë graduar dhe janë vendosur në pozita vendimmarrëse në Veri të Kosovës..

VLAN-i të heqë dorë nga kryeparlamentari!

0

Isa mustafa ne kuvendInsistimi me çdo kush i bllokut VLAN që të kenë edhe postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë po vlerësohet si pengesë kryesore në zgjidhjen e krizës politike. Sipas tyre blloku paszgjedhor duhet të heqë dorë nga ky post, që më pastaj vendi të bëhet me institucione shtetërore.

Për analistin Imer Mushkolaj, synimi i Isa Mustafës për të marrë postin e kreut të Kuvendit, mbetet në dëshirën e tij, por se sipas tij marrëveshja e arritur në mes të partive që përfaqësojnë këtë bllok, duhet të rishikohet.

“Besoj që kjo mbetet në synimin dhe dëshirën dhe vullnetin e zotëri Mustafës, por konsideroj se sidomos pas marrëveshjes së parimeve dhe paralajmërimeve të Vetëvendosjes për t’u bërë pjesë e qeverisjes, marrëveshja e LAN duhet të ridizajnohet”, ka thënë Mushkolaj../tribuna/

Shoqëria civile, spektatore e ngërçit

0

QeveriaKosoves-objektiShoqëria Civile nuk ka qenë mjaftueshëm e përfshirë në proceset pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Kështu vlerësojnë vetë anëtarët e kësaj shoqërie. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak se kanë dashur të ruajnë kredibilitetin dhe paanësinë ndaj subjekteve politike. Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se një nga arsyet ka qenë përpjekja që kriza të zgjidhet me rrugë ligjore dhe me vendime politike.

“Opsioni që zgjidhja të bëhet përmes të drejtës kushtetuese, e ka kushtëzuar shoqërinë civile të veprojë më shumë në rolin e interpretuesit juridik, përmes prononcimeve apo dhe paraqitjeve në mediume, por pa pasur ndonjë veprim apo aktivitet konkret për ndikim për tejkalimin e krizës institucionale e politike”, ka thënë Kryeziu. Ai mendon se shoqëria civile ka mundur të zhvillojë aktivitete dhe veprime të cilat dalin përtej interpretimeve juridike dhe krijojnë presion apo alternativa për zhvillime politike.

“Duke dashur ta ruajmë neutralitetin partiak në këto momente, mendoj se kjo situatë na ka nxjerrë jashtë lojës si aktorë dhe na ka bërë më shumë spektatorë të procesit. Thjeshtë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria civile të zhvillojë aktivitete, të pozicionohet dhe të propozojë alternativa për zgjidhje politike. Kjo jo domosdoshmërish na e humbë kredibilitetin dhe paanësinë partiake që synojmë ta mbajmë”, ka theksuar Kryeziu/tribuna/

Zgjedhje ose qeveri teknike

0

zgjedhjet5Kriza politike në vend ka hyrë në fazën finale. Dështimi eventual i presidentes Atifete Jahjaga që t’i bindë liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për dalje nga kjo krizë, do ta bëjë të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare ose ndërhyrjen edhe një herë të Gjykatës Kushtetuese.

Në skenarin e dytë, Gjykata Kushtetuese do t`i jepte të drejtën presidentes që t`i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa në skenarin e parë, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, partitë do të mund të krijonin një qeveri të përkohshme teknike. Qeveria teknike, ose zgjedhjet e shpejta po shihen edhe si dy zgjidhjet e vetme, nëse palët nuk lëvizin nga qëndrimet.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se kohëve të fundit po konsultohet një skenar që mund të shërbejë për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK në njërën anë dhe blloku VLAN në anën tjetër, mbesin në pozicione të palëkundura../tribuna/

Mbi 600 kosovarë ikin ilegalisht çdo muaj

0

Migrimi i te rinjeveI lodhur nga skamja e mospasja e një pune, të riut G. B. i kishte ardhur “shpirti në fyt” dhe në fillim të prillit të këtij viti kishte marrë rrugën ilegale drejt Evropës.

Bashkë me bashkëshorten e tij, i riu 30-vjeçar kishte shpenzuar rreth 6 mijë euro me qëllim që të shkonte në Norvegji, duke shpresuar të kërkonte azil dhe të rregullonte dokumentacionet për ta vazhduar jetën atje../zeri/

Partia e Drejtësisë “shet mend” me të varfëritë

0

pd ndihmaEdhe në ditën e Kurban Bajramit, partitë politike shfrytëzojnë për të bërë “fushatë” në mënyrën më të ulët, duke u treguar sesa “dorë shlir” janë me të varfrit.

Partia e drejtësisë ka postuar foto duke dërguar edhe komunikatë për media me njoftimin se paskan dërguar disa ndihma tek nevojtarët.

Politikat e dështuara për kancerin e gjirit

0

Mjeke6-17Janë procedurat e stërzgjatura ato që po i bëjnë gratë e prekura me kancer të gjirit të ndihen të rrezikuara për jetë nëse presin për të marrë shërbimet brenda institucioneve publike rreth trajtimit të sëmundjes, ndonëse nuk kanë dyshime në profesionalizmin e stafit që punon nëpër këto institucione.
Nafije Latifi, njëra nga gratë që vetë ka luftuar prej vitesh kundër kancerit të gjirit, thotë se në mungesë të politikave efikase shëndetësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër institucionet publike stërzgjaten të gjitha procedurat që ndërlidhen me sëmundjen e kancerit të gjirit, që nga ajo për diagnostifikimin e saj, e deri tek trajtimi me radio e kimioterapi, shkruan Koha Ditore

“Stafit këtu nuk i mungon profesionalizmi për t’ua ofruar këto shërbime pacientëve, por mungojnë kushtet”, thotë Latifi.

E kështu si Latifi thonë edhe paciente të tjera, e madje edhe vetë mjekët e QKUK-së.

Së paku tri javë duhet të presë një paciente për marrjen e analizave të biopsisë për të parë nëse ka apo jo qeliza kancerogjene në Klinikën e Biokimisë Mjekësore, në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), thotë për gazetën një mjek i këtij institucioni, i cili ka kërkuar që të mos i përmendet emri në gazetë. Të njëjtën analizë pacienti e merr brenda tri ditësh në institucionet private shëndetësore, thotë ky mjek

Kosovës i mungon puna ekipore në luftën kundër kancerit

0

mjeku per palesrtinKosovës i mungon puna ekipore në luftën kundër kancerit, i mungon puna konzoliare. Këtu është fillimi dhe fundi i problemit pse lufta kundër kësaj sëmundjeje nuk po shkon deri në fund.
Ani pse Kosova ka pajisje, ka ekspertë, por secili punon kokë në vete, thotë në një intervistë për “Kohën Ditore”, eksperti për sëmundjen e kancerit të gjirit, Elvis Ahmeti.

Ai flet edhe mbi efektet që mund të kenë për pacientet mungesa e barnave, ndërprerja e detyrueshme e kemio apo e radioterapisë, për shkak se pacientet nuk ka mundësi t’i bëjnë ato, flet për mamografët modernë që i ka Kosova, e për të cilët shpeshherë mungojnë filmat, prandaj pacientet presin në radhë deri në dy muaj për një kontroll mamografie.

Ai tregon se si bota moderne ka zbuluar se identifikimi i hershëm i kancerit dhe trajtimi adekuat i tij, janë çelësi i suksesit, dhe të dyja këto gjëra janë sfida në Kosovë.

Sa mund të jemi të kënaqur me shërbimet shëndetësore për sa i përket luftës kundër kancerit të gjirit, nisur që nga mungesa e regjistrit për evidentimin e rasteve që preken nga kjo sëmundje?

Ahmeti: Jo vetëm Kosova, por asnjë vend në rajon nuk ka pasur regjistër të kancerit. Me punën në Bordin për luftimin e kancerit, i formuar në vitin 2011, ne e kemi përpiluar formularin për regjistrimin e të të prekurve me kancer. Që atëherë ai funksionon, jo sa duhet, por ka disa të dhëna. Kjo ka ndihmuar që ne, së paku t’i kemi disa të dhëna tepër të nevojshme rreth shtrirjes së kësaj sëmundjeje, siç është ajo kur kemi parë se vitin e kaluar, nga të gjitha llojet e rasteve të reja me kancer, prin kanceri i gjirit me 224 raste të reja në vit. Kjo është sfidë, sepse kërkon luftimin e tij.

Administrata e Parlamentit shpërndan shkresën për 9 tetor

0

Kuvendi Kosoves 14-17Blloku ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive më 9 tetor ndërsa administrata e Kuvendit u ka shpërndarë shkresën deputetëve dhe presidencës. PDK nuk do të shkojë në seancë, nëse ajo nuk thirret nga kryesuesja Brovina.

Partitë e Bllokut kanë dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive më 9 tetor. Por, deputetët e PDK-së kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në këtë seancë, nëse ajo nuk thirret nga kryesuesja Flora Brovina.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka theksuar se do të shkojnë në seancë vetëm nëse ajo thirret nga kryesuesja Brovina.

Kurse kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, që është edhe pjesë e Grupit 6+, Mahir Jagxhillar, ka thënë se ky grup do të shkojë në seancën e ftuar nga blloku nëse kjo procedohet si e rregullt.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se thirrja e seancës është ligjore dhe sipas saj sekretaria e Kuvendit nuk aprovon e as nuk refuzon kërkesa të tilla. Administrata e Kuvendit ka njoftuar se ua ka shpërndarë shkresën deputetëve për seancën e 9 tetorit.

Administrata ka sqaruar se shkresa e nënshkruar nga 62 deputetë i është adresuar edhe kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, kurse me përmbajtjen e saj është njoftuar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se Flora Brovina është e vetmja ajo që mund ta thërrasë vazhdimin e seancës. Sipas tij brenda seancës janë vetëm dy variante, që të votohet ose të mos votohet kandidati i PDK-së, ndërsa varianti tjetër është marrëveshja.

Haliti tha se blloku është ngutur me këtë veprim, pasi, sipas tij është dashur të pritet edhe për 4-5 ditë, për ndonjë marrëveshje.

Ndërkaq deklarimi i nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për një koalicion PDK-LDK–AAK po shihet vetëm si dëshirë dhe manipulim nga drejtuesit e këtyre partive. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë për RTK-në se ai as që është në dijeni nëse PDK ka dalë me një propozim të tillë.

Por edhe nëse ky propozim ofrohet, Gashi ka thënë se LDK tashmë e ka një qëndrim zyrtar dhe se ai është koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën për Kosovën dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje drejt bashkimit të LDK-së, AAK-së dhe PDK-së. Ai ka deklaruar se bashkimi i këtyre partive nuk do të ndodhë.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, thotë se presidentja Jahjaga nuk duhet dhe nuk i takon që të propozojë emra konkretë për kryeministër, në takimet që po i bënë me liderët e partive politike në vend. Ahmeti ka shtuar se ngërçi politik është duke shkaktuar mjaft probleme për komunat, sidomos në Komunën e Prishtinës, të cilën ai e udhëheq./RTK/