22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7730

Kushtetuesja përjashton Kadri Kryeziun nga “rastet politike”

0

Kadri KryeziuGjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që publikisht të qortojë gjyqtarin Kadri Kryeziu për shkelje dhe ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast tjetër që mund të ketë kontekst politik, e ku, ndër të tjera, si palë para Gjykatës mund të paraqiten: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit dhe komunat.
Sipas një njoftimi të Gjykatës, komisioni i gjyqtarëve, i formuar me vendim të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ka dorëzuar raportin përfundimtar me të gjeturat përkitazi me pretendimet e ngritura ndaj gjyqtarit Kadri Kryeziu.

Gjyqtari Kryeziu ka prezantuar gjithashtu rastin e tij para Gjykatës, duke pranuar se ka pasur gjykim të gabuar të situatës në të cilën është gjetur ai.

“Në përputhje me propozimin e vetë gjyqtarit Kryeziu dhe me raportin e Komisionit të gjyqtarëve, Gjykata vendosi që publikisht të qortojë gjyqtarin Kryeziu për këtë shkelje dhe ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast tjetër që mund të ketë kontekst politik, e ku, ndër të tjera, si palë para Gjykatës mund të paraqiten: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit dhe komunat”, thuhet në njoftim.

Kadri Kryeziu, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është akuzuar të jetë parë në një takim parazgjedhor të PDK-së, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

“Ballkoni”, nga Venediku në “DokuFest”

0

201408191712111466005Nga viti 2013 filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj, ku pati premierën botërore në Venedik, e deri më sot, numëron 65 festivale ndërkombëtare të filmit,në të cilat tashmë ka qenë pjesëmarrëse, dhe 30 përqind prej tyre janë festivale të kategorisë A dhe B, sikurse edhe në festivale që janë kualifikuese për çmimin “Oscar”. Disa nga festivalet më të rëndësishme ku filmi ishte pjesëmarrës janë: Varshava, Venediku, EFA, Palma Springs, Busan, Selanik, Triesta…,mirëpo, qershia mbi tortë duket të mbetet festivali ku e nisi rrugëtimin ky film, që konsiderohet të jetë më i suksesshmi në kinematografinë kosovare, pasi që, festivali i Venedikut në regjistrin e tij do të mbaj si filmin e vetëm shqiptar që është shfaqur ndonjëherë në këtë festival, deri sa të thyej akullin ndonjë film tjetër në vitet e ardhshme.

Lendita Zeqiraj: Filmi është cilësuar si një arritje shumë e madhe kinematografike

Lendita Zeqiraj, regjisorja e filmit, për KultPlus tha se gjithë këtë sukses të filmit nuk e kishte menduar asnjëherë.
“Nga 65 festivale, 20 prej tyre janë të kategorisë A. Është një sukses që nuk e kemi pritur, një sukses kaq të madh por, si duket është veçantia e filmit, duke filluar nga tema që është e trajtuar në mënyrën tragjiko-komike, temë aktuale e ditëve të sotme, pastaj filmi nuk ka të bëjë me luftën dhe për luftën, filma që kanë parë deri më tashti nga Kosova. Dhe, veçantia tjetër është edhe trajtimi në aspektin teknik që ka pas filmi, është me një plan sekuencë”, ka thënë Zeqiri, sipas të cilës, filmi në të gjitha pjesëmarrjet kishte marr komente pozitive.

“Filmi është cilësuar si një arritje shumë e madhe kinematografike, me një origjinalitet dhe me një mënyrë shumë të veçantë të trajtimit origjinal të gjithë asaj që është paraqitur në film. Është cilësuar si arritura më e madhe e filmit të shkurtër me një plan sekuencë. Tërë kohën jam befasuar dhe jam kënaqur, ky ka qenë një konfirmim shumë i madh i punës dhe është sigurisht një shtytje që pikërisht këtë lloj stili ta përvetësoj dhe ta mbaj edhe për punët e së ardhmes”, u shpreh Zeqiraj.

Bujar Kabashi: “Ballkoni”, e promovoi edhe Kosovën nëpër Botë

Por jo me më pak emocion është duke e pritur prezantimin e këtij filmi në edicionin e XIII të Festivalit të Filmit Dokumentarë dhe atij të Shkurtë “DokuFest”, ku filmi “Ballkoni”, do të shfaqet të enjten, në kategorinë e filmave ballkanik.

“DokuFesti për mua është një kënaqësi shumë e madhe, shumë i veçantë. Filmi “Ballkoni”, është xhiruar në Suharekë, është përkrahur nga komuna e Suharekës, nga kryetari i atëhershëm Blerim Kuqi. Shumë prej ekipit kanë qenë vendas, dhe tani “Ballkoni” po i kthehet vendlindjes. Pas tërë këtij udhëtimi, mbi 65 festivale pjesëmarrëse, tani “Ballkoni” do të mund të shihet edhe nga vendasit”, tha në fund, regjisorja e filmit “Ballkoni”, Lendita Zeqiraj.

Ndërsa producenti i filmit, Bujar Kabashi tha se filmi përveç që është prezantuar në shumë vende të botës, ky film edhe e ka promovuar shtetin e Kosovës.
“Puna e punëtorëve të filmit nuk është vetëm të bëjnë gjëra të bukura, por edhe ta promovojnë filmin dhe shtetin. Ne kemi filluar nga Venediku, dhe kemi bërë një rrugë shumë të gjatë, dhe ka qenë mënyra më e mirë e promovimit, jo vetëm e filmit por edhe e shtetit, dhe kjo duhet të jetë qëllimi kryesor i produksionit dhe i tërë filmit”, tha Kabashi./KultPlus.com

VV me kushte për qeverisje

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të jap kontributin për ndryshim të qeverisjes në Kosovë.

Kështu deklarojnë zyrtarë të kësaj lëvizje, duke shtuar se ata do të jenë pjesë e qeverijes me koalicionin LDK-AAK-Nisma vetëm në rast se pranohen kushtet e tyre për dialog dhe privatizim.

Përderisa blloku LDK-AAK-Nisma paralajmëron qeverisje gjithëpërfshirëse, por pa Partinë Demokratike, përfaqësues të Vetevendosjes theksojnë se një gjë e tillë do të jetë e mundur vetëm nëse pranohen kushtet e tyre. Zgjim Hyseni anëtarë i Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjes tha për Radio Kosovën, se nuk janë për pushtet me cdo kusht

“Levizja Vetevendosje e ka gjithë vullnetin që të bëhet pjesë dhe që të jap kontributin e saj në koalicionin eventual të ardhshëm, mirëpo VV nuk e ka qëllim pushtetin për hir të pushtetit dhe me cdo kusht”.

Ai thekson rendësinë e formimit të institucioneve të Kosovës, të cilat do të sillnin ndryshimin e qeverisjes në vend, mirëpo për të qenë pjesë e këtyre institucioneve nuk tejkalohen kushtet e Vetëvendojes për udheheqje të dialogut dhe privatizimit.

“Në këtë drejtim koalicioni LDK, AAK dhe Nisma gjendet në pozitën e zjgedhjes pak a shumë mes dy opcioneve , e para është zjgedhja e qeverisjes thjeshtë me Listen serbe dhe minoritetet ku në këtë rast qeverisja e ardhshme do të jetë edhe peng i politikave të Beogradit, sepse ne e dijmë që lista serbe është në një farë mënyre e kontrolluar nga Beogradi dhe në anën tjetër e ka edhe opcionin e LVV, i icli opsion është për mirëqeverisje dhe për zhvillim dhe që ka për qëllim që Kosovën me vendos në disa binar tjerë që janë binar të zhvillimit”.

Ndërkohë blloku LDK, AAK, Nisma beson se javën e ardhshme do të mbahet nëj seancë e Kuvendit dhe menjëherë pas kësaj do të ripërtrihet komunikimi me lëvizjen Vetëvendosje.

Begaj priti kapitenin Rust Gaudenz të KFOR-it zviceran

0

Begaj-Rust GaudenzKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesin e KFOR-it zviceran (LMT), kapitenin Rust Gaudenz, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e sigurisë, si dhe aspekte tjera të përgjithshme rreth fushës së sigurisë në Malishevë.

Begaj falënderoi kapitenin Rust dhe KFOR-in zviceran (LMT) në përgjithsi, për bashkëpunimin të mirë që kanë me Komunën e Malishevës në çështjet e sigurisë së përgjithshme, dhe u shpreh i gatshem për bashkëpunim të më tejshem dhe të ndërsjelltë me KFOR-in (LMT).

Gjendja sigurisë së përgjithshme, si nga ana e KFOR-it (LMT), po ashtu edhe nga  Begaj u vlerësua e qetë në komunë dhe pa incidente të cilat mund ta prishin sigurinë e përgjithshme në Komunën e Malishevë. /PrizrenPress.com/

Sonte premiera e filmit `Tri dritare dhe një varje`

0

Filmi-Tri dritare dhe një varjeNë edicionin e 20-të, sonte do të prezantohet premiera botërore e filmit të regjisorit, Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje”.

Edhe mediet ndërkombëtare kanë vlerësuar se ky film është favorit për filmin më të mirë drejt triumfit të “Zemra e Sarajevës”.

Se është një ndër filmi favorit të këtij edicioni kanë shkruar edhe mediet ndërkombëtare, të cilët, filmin “Tri dritare dhe një varje”, e shohin si filmin që duhet të fitoj çmimin “Zemra e Sarajevës”, film për të cilin garojnë nëntë filma.

Në anën tjetër, Sarajeva nuk është vend që nuk është vlerësuar puna e regjisorit Qosja, pasi që pikërisht në këtë festival, edhe filmi “Kukumi”, u pat vlerësuar me njërin nga çmimet më me rëndësi të festivalit.

Ndërkohë, jo larg premierës së këtij filmi janë edhe kosovarët, pasi që, pas prezantimit të premierës botërore në Sarajevë, ky film do të zbarkojë në vendin e origjinës, dhe, më 4 shtator do të prezantojë premierën, për të ecur më pas drejt procedurave drejt nominimit të mundshëm për çmimin OSCAR.

Filmi që është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në kastën e aktorëve ka këtë përbërje: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj, Xhevat Qorraj, të cilët tashmë janë të njohur për karizmën e tyre artistike.Filmi pwr producent ka Shkumbin Istrefin e Mentor Shalën.

Skandaloze: Universiteti i Prizrenit pa asnjë të diplomuar

0

UPZ 45Në mungesë të printerit që shtyp diploma, Universiteti i Prizrenit nuk ka nxjerr asnjë të diplomuar që nga themelimi i tij. Neglizhenca e UPZ-së për ta blerë këtë printer ka dëmtuar studentët. Menaxhmenti i universitetit thotë se po pret derisa Universiteti i Prishtinës të blejë printerin . Por demantohen nga drejtuesit universitar në kryeqendër që thonë se ka kohë që janë të pajisur me printerë.

I themeluar që katër vite, universiteti i dytë publik më i madh në Kosovë, “Ukshin Hoti” në Prizren, ende nuk ka nxjerrë asnjë të diplomuar.

Ndonëse mbi katërqindtë studentë i kanë kryer obligimet e tyre duke plotësuar kushtet për fitimin e diplomës, ky universitet nuk po ia jep mundësinë atyre që të pajisen me të.

Për pasojë studentëve iu kanë dalë probleme për të vazhduar studime master apo edhe të punësohen në vende ku kërkohet diploma.

Një situatë e tillë është krijuar për shkak të neglizhencës së UPZ-së për të blerë një printer me të cilin shtypen diplomat.

Porosia për të blerë një tillë u bë tek në korrik të vitit 2014 katër vite pas themelimit të universitetit.

Ardmen Hulaj, i cili ka përfunduar studimet për Administrim Biznesi vitin e kaluar, tregon se si në mungesë të diplomës ai nuk ka mundur të regjistroj masterin në Universitetin e Prishtinës por as edhe në ndonjë universitet jashtë vendit.

Ai tregon se si jo vetëm që nuk iu lëshua diploma, por as edhe certifikata të notave duke ia pamundësuar vazhdimin e studimeve post diplomike.

“Si pasojë e vonesës së çertifikatave na humbi mundësia që ti vazhdojmë studimet master si në Kosovë ashtu dhe jashtë Kosovës”, thotë Hulaj.

Ndërsa për diploma ai thotë se për çdo muaj kishin marrë premtimin se do të zgjidhej ky problem, por që sipas tij ende nuk ka ndodhur kjo, ndonëse studentët kanë mbetur keq.

Hulaj tregon se ushtruesi i detyrës sërektorit të UPZ-së, Zahadin Shemsidini, i kishte thënë studentëve se është duke pritur nga Universiteti i Prishtinës që të blente printerin dhe në rast se do të funksiononte mirë atëherëedhe UPZ-ja do ta blinte një të tillë në të njëjtin vend.

Të njëjtat arsye i ka pranuar edhe vetë ushtruesi i detyrës së rektorit për Gazetën Jeta në Kosovë.

Udhëzimi administrativ që rregullon këtë fushë përcakton se studentëve duhet të iu lëshohet diploma në afat prej katër javësh nga dita e diplomimit, përkatësisht pas plotësimit të kushteve për fitimin e diplomës.

Nga mospërfillja e këtij udhëzimi ngjashëm si Hulaj është dëmtuar edhe studenti Kujtim Hameli.

Edhe ai ka përfunduar vitin e kaluar studimet për Administrim Biznesi në Kontabilitet.

Ai tregon se si për shkak të mungesës së diplomës ka pasur shumë vështirësi për të vazhduar studimet post diplomike në Universitetin e Stambollit në Turqi.

Hameli kishte fituar një bursë studimesh në këtë universitet por që më pas nuk ishte pranuar në mungesë të diplomës. Për të mos mbetur pa studiuar, Universiteti i Prizrenit i kishte lëshuar atij një letër arsyetimi për ta dërguar në universitetin turk e me të cilën sqarohej se universiteti kosovar ka probleme teknike në lëshimin e diplomave, por që kjo letër nuk ishte pranuar.

“Është turp për një universitet publik të gjejë arsye se nuk ka printer për të shtypur diplomat”, thotë Hameli.

Por Hamelit iu njoh e drejta për studime në Turqi tek pasi universiteti i Stambolli kishte dhënë një afat shtesë për kompletimin e dokumentacionit në të cilën UPZ i kishte dhënë atij njëçertifikatë diplomepër pamjen e së cilës Hameli thotë të ishte turpëruar në Turqi.

“Vërtetë, shume poshtëruesenjëletër e thjeshte A4, një format i pa strukturuar me gabime drejtshkrimore, një vule dhe njënënshkrim i dekanit. Me vinte turp t’a prezantoja ne universitet ne Turqi”, thotë ai.

Thotë se e ka dorëzuar në Stamboll por ende nuk e di sigurt a do t’i pranohet.

Ai pranon që disa herë studentët kanë shkuar për tu ankuar në rektorat që problem i diplomave të zgjidhet , por që kjo sipas tij nuk është bërë deri më tash.

“Tani, ka kohë që vizitojmë dyert e universitetit duke kërkuar lëshimin e diplomave, por edhe kësaj radhe krerët e universitet tonë nuk ngurrojnë për të na injoruar pa arsye”, shton më tej Hameli.

UPZ gjuan topin tek Universiteti i Prishtinës

Shemsedin Zahidini, ushtruesi i detyrës së rektorit në Universitetin e Prizrenit, e pranon që në mungesë të një printeri ky universitet nuk është duke lëshuar diploma, por thotë që kjo nuk është bërë për faj të tij.

Ndonëse Universiteti i Prizrenit është hapur në tetor të vitit 2010, porosia për ta blerë printerin për shtypjen e diplomave është bërë tek pas katër viteve.

Sipas Zahidinit, prej nëntorit kur edhe ai kishte marrë këtë pozitë ka tentuar disa herë ta porosis printerin në vendin e njëjtë ku e ka blerë edhe UP-ja por që sipas tij atyre iështë prishur dhe nuk ka dashur “të gjuaj para kot”.

“Prej nëntorit deri më tash, tamam sa kemi dashur ne ta porosisim printerin që e ka Universiteti i Prishtinës, thanë (UP) jo mos e porositni se na u prish i yni”, thotë Zahidini.

Ai thotë se nuk e di në cilin vend i porosit printerët universiteti i Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës, sipas tij, e ka bërë një porosit të re të printerit që shtyp diploma dhe po presin deri sa të vije.

Por, UP-ja mohon e këtë. Thotë se ka printer që shtyp diploma e certifikata të notave.

Por megjithatë UP-ja ka një defekt tjetër.

Sipas zyrës për informim në rektoratine UP-së, ky universitet ka problem me aparaturën që vendos fletëzën ndriçuese të sigurisë në diploma mjet ky i cili është porositur për ta blerë po jo edhe printeri ashtu siç deklaron ud i rektorit të UPZ-së, Shemsedin Zahidini.

“Kjo aparaturë ka defekte, riparimi i të cilave është i kushtueshëm dhe se nuk ia vlen të riparohet. Andaj duke u bazuar në këtë, është vendosur të blihet një aparaturë e re për këtë funksion. Për këtë tenderimi është në proces”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të UP-së.

Sipas UP-së ka pasur probleme të kohëpaskohëshme me printerë për shtypjen e diplomave. Por megjithatë UP-ja ka lëshuar diploma përgjatë viteve me përjashtim të disa muajve kur janë paraqitur defekte.

“Një printer është blerë gjatë mandatit të Mujë Rugovës (2009-2012). Ky printer është dëmtuar pa mundësi riparimi gjatë mandatit të Ibrahim Gashit (2012-2014) për shkak të vërshimeve që kishin përmbytur hapësirën ku funksionon Zyra për Diploma. Për shkak të kësaj është dashur të blihet edhe një printer (pra i dyti), i cili aktualisht është në funksion.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me problemin në Universitetin e Prizrenit.

Arbër Morina dhe Afërdita Maliqi, këshilltarë të ministrit Buja, nuk kanë dhënë përgjigje duke e arsyetuar se janë në pushim. /GJNK/

Krushqve nga Drenica iu konfiskohen “Kallashnikovët” në Malishevë

0

Armet ne dasemDy arma të llojit “Kallashnikovë” u janë konfiskuar krushqve të një dasme nga Drenica, të cilët kishin ardhur për të marrë nuse në Pagarushë të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se krushqit pasi që kanë marrë nusen kanë filluar të gjuajnë me armë.

“Krushq nga një fshat i rrafshit të Drenicës pasi kishin marrë nusen në fshatin Pagarushë të Malishevës, me t’u nisur mbrapa, kishin nxjerr nga një veturë e llojit ‘BMË’, dy kallashnikovë dhe ia kishin futur me rafal në hava”, tregoi Berisha.

“Pasi kanë mbaruar punë i kanë vendosur kallashnikovët në bagazhin e veturës, sakaq, e njëjta, pa vullnetin e të dyshuarve mbyllet vetvetiu ndërsa çelësat mbesin në veturë”.

“Të kota kishin qenë përpjekjet e një ustai nga fshati që ta hapë veturën me mjete rrethanore dhe në fund ishte gjetur zgjidhja. Ishte thirr një kaçubet (automjet për bartjen e veturave) dhe ishte ngarkuar. Mirëpo, krismat nga kallashnikovët jehuan larg, u dëgjuan gjerë në Stacionin Policor në Malishevë”.

“ Hetues policorë e sekuestruan veturën ndërkaq sot arritën çelësat rezervë nga Sllovenia dhe u hapë vetura në prezencë të dy krushqve të dyshuar me ç’rast u sekuestruan dy kallashnikovë jugosllav dhe 107 fishekë”.

Rasti do t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt./PrizrenPress.com/

Iulia Stoian sjell në “DokuFest” filmin për gratë e dhunuara në Kosovë

0

Iulia Stoian regjizore1Regjisorja rumune Iulia Stoian sjell në DokuFest një rrëfim 30 minutash mbi atë sesi gratë kosovare, viktima të dhunës seksuale dhe torturave nga lufta e fundit në Kosovë po fillojnë një jetë të re pikërisht nga oborret e tyre duke u marrë me bletari.

Për një gazetare e cila vite të tëra në Rumani ishte angazhuar në raportimin mbi çështjet sociale si abuzimi me fëmijët, dëgjimi i historive të grave të dhunuara në luftën që shkatërroi Jugosllavinë ishte një arsye më e madhe që ajo të hidhte shikimin drejt kinematografisë që portretizon të vërtetën.

Dhe historia që e kishte prekur më së shumti kishte ndodhur në Kosovë. Në një fshat të vogël të Gjakovës emrin e të cilit nuk e zbulon as regjisorja për arsye të identitetit të personazhit në dokumentarin e saj të titulluar “Honey and Wounds” në të cilin tregohet historia e disa grave kosovare të cilat gjatë luftës së fundit ishin mbajtur peng nga trupat serbe, duke u torturuar dhe detyruar të jenë dëshmitare në ekzekutimin e burrave të tyre.

Në shqip titulli i filmit është “Mjaltë dhe Plagë” dhe për regjisoren Stoan ky titull është një metaforë për atë sesi Ballkani gjithmonë është portretizuar nga dashuria dhe gjakderdhja.

Dokumentari 30 minutash i realizuar vitin e kaluar në Kosovë është një rrëfim mbi gratë të cilat pasi kanë mbetur të veja nga vrasja e burrave të tyre, me ligjet e Kanunit ose duhet të rimartohen apo të punojnë e jetojnë një jetë të pavarur jashtë shtëpive të tyre.

Për Stoan, realizimi i këtij dokumentari që në DokuFest është pjesë e garës ballkanike të dokumentarëve, ka qenë i vështirë sepse i është dashur shumë punë për t’i bindur gratë që të tregojnë historinë e tyre dhe mënyrën sesi ato po përballen me traumat e asaj çfarë ka ndodhur.

“Kur kam dëgjuar për këto gra kam menduar se do të jetë e pamundur që t’i bind të flasin. Është dashur t’ua sqaroj se nuk jam gazetare dhe se vetëm dua që të mësoj historinë e tyre”, thotë Stoan.

Më pas ajo do të binte në kontakt me një organizatë lokale në Kosovë që merret me problemin e grave të torturuara gjatë luftës duke i këshilluar ato sesi mund të nisin shërimin e plagëve që nga oborret e shtëpive të tyre dhe se gjithçka që ju duhet është një kuti druri dhe një bletë mbretëreshë.

Stoan e cilëson si një eksperiencë fenomenale procesin e njohjes së këtyre grave dhe realizmin e dokumentarit me të cilin ka diplomuar në film.

“Kam kaluar më shumë se një muaj me këto gra. Kemi folur së bashku, kemi shkuar në vende të ndryshme, edhe në Stamboll ku kemi dalë edhe natën dhe kemi kërcyer dhe kësisoj jam lidhur me to. E kjo më ka ndihmuar që ato gra të kenë besim tek dokumentari im”, thotë Stoan.

Premiera e këtij dokumentari është dhënë në Londër më herët gjatë këtij viti dhe regjisorja Stoan e pranon se gratë e përfshira në dokumentar ende nuk e kanë parë atë.

“Por e di se ato janë shumë në rregull me atë çfarë ka dalë në dokumentar”, thotë Stoan.

Stoan thotë se gjatë periudhës një mujore sa ka qëndruar me këto gra ka dëgjuar historinë e së cilës dhe në dokumentar e ka futur vetëm një histori sepse sipas saj ajo i tregon të gjitha.

“Mjaltë dhe Plagë” shpërfaq historinë e një gruaje kosovare nga rrethi i Gjakovës e cila gjatë luftës është torturuar dhe ia kanë vrarë bashkëshortin dhe sesi 15 vite pas kësaj historie ajo ka nisur t’i shërojë plagët e në të njëjtën kohë të mbaj familjen duke kultivuar bletarinë.

Për Stoan, kjo histori ia ka ndryshuar mendimin mbi kufijtë e ekzistencializmit të njeriut përballë traumës por edhe e ka bërë më të fortë që të përballet me problemet e jetës.

“Prej se e kam xhiruar këtë dokumentar, problemet që dikur më janë dukur shumë të rënda dhe të pazgjidhshme tani janë të lehta. Duke parë fuqinë e këtyre grave sesi po tejkalojnë dhunën sistematike dhe traumën nga vrasjet në familjet e tyre është thjesht inspiruese për të qenë e fortë”, thotë Stoan.

Dokumentari i saj shfaqet të hënën e 18 gushtit dhe më 23 gusht në Shtëpinë e Kulturës./Gazeta Jeta në Kosovë/

Vëllai i denoncueses: Dyshoj te motra, Agronin e kemi kushëri të afërt

0

elvira-300x224Ndërsa opinioni publik vazhdon të jetë i shokuar nga ngjarja e Sarandës, vëllai i denoncueses E.G ka dyshimet e tij për këtë histori.

Ai thotë se ka dyshime tek motra, pasi Agronin e kanë kushëri të afërt.
“Më gjetët mua si vëllain e madh të asaj zonjës, që besoj atë që thotë ajo, gjë që unë vetë personalisht e kam në dyshim.

Pse e kam në dyshim?
Që prej shkurtit që është futur te ajo zyrë motra ime, më ka thënë që do më ndihmojnë.
E kam takuar dhe personalisht, më tha dhe do më ndihmojnë për shtëpi e për shumë halle.
Mora vesh më vonë se ai i kishte ofruar punë kësaj në një hotel, pastruese.
Shkoi tek ai hoteli, jo lodhem shumë, jo është punë e rëndë, ankohej, iku nga ajo punë.

S’kemi pasur lidhje, flisnim ndonjëherë në telefon.
Para dy ditësh me merr në telefon dhe me tregon historinë me Agron Canen.
E pyeta si ndodhi kjo histori, ne jemi dhe kushërinj me Agronin, mos të ka shtyrë njeri?
Nuk jemi kushërinj të largët me Canen, por të afërt, babai im me gjyshen e Agronit ishin kushërinj të parë.

Po, jemi shumë të afërt, jo të largët, prandaj më vjen çudi dhe tronditem shumë,” tregon ai për A1Report.
Në fund, Durim G. shprehet se gjithçka që kërkon është vërtetësia e videos në fjalë, verdikt ky që do të jepet pas hetimeve të prokurorisë.
“Të vërtetën e videos dua unë, kaq. Nëse është siç thotë ajo, i puth dorën, pa manipulime pa gjë tjetër”.

“EC Ma Ndryshe”: Trotuarët e bllokuar, shqetësim i madh për prizrenasit

0

hajrullah cekuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” sot prezantoi rezultatet e hulumtimit të fundit mbi perceptimet e qytetarëve për urbanizmin në qytetin e Prizrenit. Ky është anketimi i tretë me mostër të gjerë në qytetin e Prizrenit brenda dy viteve, që ka për qëllim konstatimin e shqetësimeve kryesore dhe matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve të Prizrenit rreth urbanizmit. Hulumtimi është pjesë e metodologjisë së projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…”, i cili nga janari i vitit 2013 i përkthen nevojat e qytetarëve të Prizrenit në plane të zbatueshme urbane të komunës. Anketa ishte e ndarë në dy pjesë, me popullatën e përgjithshme ku kanë marrë pjesë 300 respondentë (55% të gjinisë femërore dhe 45% të gjinisë mashkullore) dhe me organizata e grupe të komunitetit ku janë zhvilluar 100 intervista.

“Rezultatet e hulumtimit tregojnë që afro gjysma e qytetarëve të Prizrenit nuk kanë njohuri nëse komuna ka plane urbane. Shqetësuese është edhe e gjetura tjetër se rreth 60% e qytetarëve nuk janë të informuar se ata kanë të drejtë të marrin pjesë në hartimin e planeve urbane dhe rregulloreve komunale. Një e gjetur që konfirmohet për të tretën herë rradhazi nga viti i kaluar është përqindja skajshmërisht e ulët e qytetarëve që kanë marrë pjesë në diskutimet publike që janë organizuar nga Komuna. Vetëm 11% e qytetarëve kanë deklaruar se janë ftuar nga komuna në debate publike, derisa afro 20% e tyre thonë të jenë ftuar nga shoqëria civile (OJQ-të)”, tha Hajrulla Çeku, drejtor ekzekutiv
OJQ “EC Ma Ndryshe”

Sipas tij, sikurse në vitin 2013 edhe sivjet hulumtimi nxjerr në pah se shqetësimi kryesor i qytetarëve të Prizrenit është bllokimi i trotuarëve, që paraqet cenim të së drejtës për lëvizje të lirë.

“Në listën e shqetësimeve, përveç bllokimit të trotuarëve me përqindje të lartë qëndrojnë dhe ndërtimet pa leje dhe mungesa e hapësirave të gjelbëra. Dy shqetësimet kryesore të të moshuarve të qytetit janë mungesa e vendtakimeve për pensionistë dhe bllokimi i trotuarëve me makina, derisa për gratë e qytetit përveç bllokimit të trotuarëve, shqetësim i lartë mbetet siguria në rrugë”.

Sipas hulumtimit niveli më i lartë i kënaqshmërisë së qytetarëve është me transportin publik, kanalizimin dhe ndriçimin publik, ndërsa ata janë më së paku të kënaqur me mirëmbajtjen e trotuarëve, ndërtimet pa leje dhe qarkullimin për personat me nevoja të veçanta.

“Hulumtimi ka shikuar edhe përceptimet e organizatave kulturore dhe mjedisore në Prizren dhe ka konstatuar se pesë shqetësimet kryesore të këtyre grupeve janë: ndotja e mjedisit, shkatërrimi i Qendrës Historike, mungesa e planit për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, bllokimi i trotuarëve dhe mungesa e hapësirave kulturore”./PrizrenPress.com/