Krushqve nga Drenica iu konfiskohen “Kallashnikovët” në Malishevë

Armet ne dasemDy arma të llojit “Kallashnikovë” u janë konfiskuar krushqve të një dasme nga Drenica, të cilët kishin ardhur për të marrë nuse në Pagarushë të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se krushqit pasi që kanë marrë nusen kanë filluar të gjuajnë me armë.

“Krushq nga një fshat i rrafshit të Drenicës pasi kishin marrë nusen në fshatin Pagarushë të Malishevës, me t’u nisur mbrapa, kishin nxjerr nga një veturë e llojit ‘BMË’, dy kallashnikovë dhe ia kishin futur me rafal në hava”, tregoi Berisha.

“Pasi kanë mbaruar punë i kanë vendosur kallashnikovët në bagazhin e veturës, sakaq, e njëjta, pa vullnetin e të dyshuarve mbyllet vetvetiu ndërsa çelësat mbesin në veturë”.

“Të kota kishin qenë përpjekjet e një ustai nga fshati që ta hapë veturën me mjete rrethanore dhe në fund ishte gjetur zgjidhja. Ishte thirr një kaçubet (automjet për bartjen e veturave) dhe ishte ngarkuar. Mirëpo, krismat nga kallashnikovët jehuan larg, u dëgjuan gjerë në Stacionin Policor në Malishevë”.

“ Hetues policorë e sekuestruan veturën ndërkaq sot arritën çelësat rezervë nga Sllovenia dhe u hapë vetura në prezencë të dy krushqve të dyshuar me ç’rast u sekuestruan dy kallashnikovë jugosllav dhe 107 fishekë”.

Rasti do t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit