22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7731

Nuk ka vdekur Lavdrim Muhaxheri

0

Lavdrim MuhaxheriI arrestuari kohë më parë, por që tash ndodhet në Siri duke luftuar Fitim Lladrovci nga fshati Polac i Skenderajt e ka demantuar lajmin për vdekjen e terroristit Lavdrim Muhaxheri.

Ai në një postim të tij në Facebook i ka sqaruar të gjithëve se “luani” nuk ka vdekur dhe se është mirë e po presin që të forcohet nga plagët që ka marrë, raporton Express.

“Selam Alejkum. Krejt ju që mkeni shenu mesazhe ne FB me pytjen a ka ra Shehit Lavrim Muhaxheri. Unë po ju tregoj që Elhamdulilah ai mirë ashtu si Luna. Allahu e rujt dhe e forcoftë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, raporton Express.

Njoftimet e fundit nga televizioni kurd KNNC, thuhet se është konfirmuar vrasja e Lavdim Muhaxheri dhe trupi i tij është paraqitur në ekranet e këtij televizioni. Televizioni kurd KNNC në një njoftim të para disa çasteve ka thënë se Lavdrim Muhaxheri është vrarë.

Sipas këtij televizioni, lajmin e të cilit e transmeton kosovalbaner.com, Muhaxheri ka vdekur pas plagëve të marra nga Forcat Mbrojtëse Kurde.

Por, në google dhe në vet faqen e televizionit KNNC, version i shkruar, nuk ka ndonjë konfirmim për vrasjen ose jo të Muhaxherit.

Sipas portalit kosovalbaner.com, trupi i vdekur i terroristit Muhaxheri është publikuar i vdekur në kanalin e KNNC-së.

Po ashtu, një zëdhënës i luftëtarëve kurd thuhet të këtë thënë se të gjithë terroristet pritet të kenë fatin e njëjtë.

Komuna e Prizrenit ia “vodhi” idenë Arbër Rexhajt

0

Arber Rexhaj 23Pak ditë pasi përfaqësues lokalë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kritikuan komunën e Prizrenit, për injorim të mërgimtarëve, duke thënë se ndër tjera këtu mungojnë edhe të dhënat për numrin e tyre, në kuadër të Administratës komunale është hapur një zyrë e posaçme, për të bërë regjistrimin e mërgimtarëve, projekt ky për të cilën zyrtarët thanë se nuk ka shkas kritikat opozitare.

Bashkatdhetarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë, por që kthehen për t’i kaluar pushimet në vendlindje mund të regjistrohen në komunë, me qëllim që të dihet numri i tyre. Drejtori komunal për Administratë, Ilir Baldedaj tha se zyra do të punojë në gjashtë muajt e ardhshëm. “Apeloj përfaqësuesit e fshatrave që ta ndihmojnë procesin duke i regjistruar mërgimtarët. Përveç regjistrimit të numrit do të regjistrohet edhe gjendja e tyre ekonomike, ndërsa komuna e Prizrenit parasheh që në të ardhmen t’u ofrojë projekte bashkatdhetarëve të saj”, tha për “Zërin” ai.

Nisja e këtij projekti ndërkaq është bërë pak ditë pas kritikave të bëra nga anëtari i “Vetëvendosjes” në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Arbër Rexhaj. Fillimisht, ai në një debat të organizuar nga Forumi “Transparenca” e më pas edhe një konferencë shtypi ka thënë se komuna nuk disponon numrin e përgjithshëm mërgimtarëve, ashtu siç e kanë disa komuna të Kosovës. “Po ashtu, nuk ka të dhëna të të hyrave, të cilat vijnë si kontribut i tyre. Institucionet në Prizren nuk u kanë kushtuar trajtim adekuat mërgimtarëve tanë, si rrjedhojë nuk ka një strategji si të ofrojë një trajtim më të mirë për mërgimtarët”, ka thënë ai. Sipas LVV-së, bashkatdhetarët, të cilët vijnë nga Prizreni, trajtohen vetëm si administratë.

Sipas Rexhajt, mungesa e një evidence dëshmon dështimin e sistemit kundruall diasporës dhe vë në pah paaftësinë për të tërhequr investimet prej tyre për mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal.

Në anën tjetër, drejtori Baldedaj mohoi që ideja për fillimin e projektit që ka të bëjë me regjistrimin e mërgimtarëve të ketë ardhur nga një subjekt opozitar. “Kjo nuk ka nisur për shkak të kritikave, por ka qenë në planin e punës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, pra assesi nuk ka të bëj me VV-në”, ka thënë ai për “Zërin”.

Baldedaj këtë e mbështeti duke sqaruar se paraprakisht ka qenë i hapur konkursi për punëtorë, të cilët janë trajnuar, ndërsa “kritikat e VV-së kanë qenë të vonuara.

Papa: Ja pse do të shkoj në Shqipëri

0

Edi Rama me papenPër herë të parë Papa Françesku tregon arsyet se pse zgjodhi të vizitojë Shqipërinë.

I pyetur nga gazetarët gjatë fluturimit të kthimit nga Korea e Jugut, Papa ka vlerësuar harmoninë fetare në Shqipëri. “Shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. E para sepse kanë arritur të krijojnë një shtet dhe të mendojnë për Ballkanin, unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim.

Kjo është gjë shumë e mirë, sepse ka harmoni. Dhe prezenca e Papës është për t’i thënë të gjithë popujve se mund të punohet bashkë dhe unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik”, ka thënë Papa Françesku.

Udhëtimi apostolik i Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, që do të zhvillohet në Tiranë më datën 21 shtator, parashikon një agjendë të ngjeshur, që do të zgjasë plot 11 orë në Shqipëri. Në orën 07:30, Papa Françesku fluturon nga aeroporti i Fiumicino-s drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku do të zhvillohet një pritje zyrtare nga kryeministri, Edi Rama. Më pas, Papa udhëton drejt Presidencës, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Bujar Nishani dhe autoritete të tjera të Shqipërisë.

Në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë para mijëra besimtarëve, që priten të mblidhen atë ditë.
Nga vizita të tjera, ku Papa është parë të udhëtojë me makinën e tij të bardhë, këtë radhë bëhet me dije se, në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar, Papa do të lëvizë me një makinë të thjeshtë dhe të hapur, e vënë në dispozicion nga autoritetet e Shqipërisë.

Në orën 13:30 është planifikuar takim dhe drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë në Nunciaturën Apostolike, e më pas takim me krerët e besimeve të tjera fetare.

Ora 17:00 shënon kremtimin e lutjes së mbrëmësores me meshtarët, seminaristët dhe lëvizjet laike në Katedralen e Tiranës. Në orën 19:45, në Aeroportin “Nënë Tereza” do të zhvillohet një ceremoni për largimin e Papës, ku edhe përmbyllet vizita e tij në Shqipëri.

Shqipërisë s’i interesoi për Albanologjinë

0

seminari i gjuhes shqipePrishtina e Albanologjisë. Për më shumë se 10 ditë, në kryeqytetin e Kosovës do të vijnë albanolog e studiues nga e gjithë bota për të marr pjesë në edicionin e 33-të të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Këtë vit seminari do të karakterizohet me shënimin e 200 vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh Jeronim De Rada. Me këtë rast do të prezantohet gjuhëtari i madh po ashtu arbëresh, Francesko Altimari.

Ndërkaq, tema e sivjetme e seminarit është “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”. E historia e këtij seminari është epike. Nëpër të kanë perfomuar studiues të ndryshëm gjatë 40 viteve. Por në kushte të pushtimit, e në rrethana kur Kosova përballej me ekzistencën e saj, nuk ka qenë fare e lehtë organizimi i një ngjarje të tillë,shkruan Tribuna.

Në ceremoninë e hapjes të hënën në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik, dikush tha se derisa Shqipërisë as në kohën e komunizmit e as në transiocion nuk i ka rënë ndërmend të zhvillojë shkencën e albanologjisë si dhe të ndihmojë studiuesit e huaj që merren me këtë fushë, është Kosova ajo që nën rrethanat më të rënda, e ka themeluar Seminarin.

Kosova i mbledh oficerët policorë të rajonit

0

policia e kosovesNë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka filluar trajnimi dhjetë javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”. Këtë trajnim përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues nga Policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në trajnimin e organizuar nga ICITAP-i amerikan do të trajnohen 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se trajnimi i përbashkët i oficerëve policorë nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt.“Ky model i trajnimeve duhet të jetë edhe model i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, tha Rexhepi.

Ministri në detyrë falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në të gjitha fushat. Përveç Rexhepit, mirënjohës të ICITAP-it amerikan është edhe Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail./tribuna/

Zbatimi i marrëveshjeve, pastaj Brukseli 2

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselImplementimi i marrëveshjeve të arritura më herët mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit do të duhej të ishte kusht nga pala kosovare për vazhdimin e dialogut me palën serbe. Këtë e thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Për ta është i pakuptimtë zhvillimi i çfarëdo formati të dialogut nëse praktikisht nuk ndihen efektet e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri tani në Bruksel.

Profesori universitar Emrush Ujkani, ka deklaruar se institucionet e Kosovës do të duhej që domosdoshmërisht me qenë pjesë e dialogut dhe se nuk ka alternativë tjetër, por sipas tij paraprakisht do të duhej të bëhej vlerësimi i zbatimit të marrëveshjeve paraprake.

“Ajo që mendoj se mund të bëhet tani për tani është vlerësimi i përgjithshëm dhe atë bashkë më Bashkimin Evropian për të vlerësuar se sa janë implementuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel para se të kalohej në negociata të mëtutjeshme.

Natyrisht se nuk jemi kundër dialogut në asnjë moment, por unë mendoj se është shumë e nevojshme të krijohet një mekanizëm matës rreth asaj se si janë implementuar marrëveshjet deri me tani, ku kemi ngecur dhe sa i ka mbetur njërës ose tjetrës palë të veprojë tutje”, ka thënë Ujkani./tribuna/

Legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese, i rrezikuar

0

GjykataKushtetuese e KosovesNëse deri me 31 gusht nuk nxirret vendimi për çështjen e kryeparlamentarit atëherë kriza politike mund të thellohet edhe më shumë.

Kjo për faktin, se nga 1 shtatori pritet të kontestohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për shkak të votës së tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Vazhdimi i mandatit të tyre pretendohet të jetë bërë pa kaluar në procedurat e rregullta ligjore, duke u mbështetur vetëm në ratifikimin e letërkëmbimit në mes të presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherhine Ashton.

Eksperti i çështjeve kushtetuese Riza Smaka, ka deklaruar se është dashur të krijoheshin kushtet juridike paraprakisht për vazhdimin e mandatit këtyre gjyqtareve dhe jo në mënyrë arbitrare t’u vazhdohet mandati dhe sipas tij akti i tillë është ilegal dhe në kundërshtim më ligjin…/tribuna/

BIK-u pranon se katër “xhami” nuk i ka nën ombrellë

0

NaimTernava-BIKNë Kosovë janë të identifikuara katër “xhami” të cilat nuk janë nën ombrellën e Bashkësisë Islame (BIK), dy prej të cilave tashmë janë mbyllur

Së paku këto janë të dhënat që i ka prezantuar BIK-u, përfaqësuesit e së cilës thonë se ato duhet të mbyllen pasi që nuk kanë asnjë informatë se çfarë aktiviteti zhvillohet në to, kush i drejton dhe për çfarë arsye funksionojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Resul Rexhepi (në foto), sekretari i BIK-ut, ka shpjeguar se posedojnë informata që në Kosovë janë katërt vend-falje të ashtuquajtura xhami, dy prej të cilave janë funksionale dhe ndodhen në Dragash. Ndërkaq dy të tjera që janë mbyllur dhe ka thënë se ndodheshin në Deçan dhe tjetra në Prishtinë e cila u mbyll ditë më parë në kuadër të një operacioni që rezultoi me arrestimin e 40 personave të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale që lidhen me terrorizëm.

Blloku kundër zgjedhjeve të reja, PDK dhe “Vetëvendosje” llogarisin edhe këtë opsion

0

partit politike 2Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare mbetet një opsion i mundshëm për Partinë Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen “Vetëvendosje”, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, koalicioni paszgjedhor LDK-AAK- Nisma, janë kundër një procesi të ri zgjedhor, pasi pretendojnë se e kanë shumicën për krijimin e qeverisë.
Për bashkësinë ndërkombëtare është ende e paqartë nëse Kosova do të fitojë qeverinë e re apo qytetarëve do t’u duhet t’u drejtohen sërish kutive të votimit.

Ambasadori Britanik, Ian Cliff, një ditë më parë u ka thënë medieve serbe se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të Kosovës. Ndërkaq mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja ai sheh në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës.

Mustafa: Po shkojmë drejt koalicionit me LDK-në

0

RrustemMustafa–RemiAnëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se është shënuar progres rreth idesë së tij për një koalicion ndërmjet LDK-së dhe PDK-së. Ai ka bërë me dije se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me seancën konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funskionalizohet koalicioni PDK-LDK.

“Jemi duke avancuar për ditë me këtë ide për koalicion dhe në takime me zyrtarë dhe intelektualë të LDK-së shohim interesim serioz. Pres që në ditët në vijim të funksionalizohet koalicioni PDK-LDK, i cili do ta përfundojë me sukses mandatin, pasi kemi mundësi dhe do ta bëjmë këtë”, ka thënë Mustafa për “Epokën e Re”.

Ndërkaq duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të koalicionit LDK-AAK-Nisma se Kosova do të ketë qeveri të gjerë pa PDK-në, Mustafa ka thënë se ata e dinë se edhe në mandatin e ardhshëm partia e Hashim Thaçit do të udhëheqë Kosovën.