Kosova i mbledh oficerët policorë të rajonit

policia e kosovesNë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka filluar trajnimi dhjetë javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”. Këtë trajnim përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues nga Policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në trajnimin e organizuar nga ICITAP-i amerikan do të trajnohen 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se trajnimi i përbashkët i oficerëve policorë nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt.“Ky model i trajnimeve duhet të jetë edhe model i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, tha Rexhepi.

Ministri në detyrë falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në të gjitha fushat. Përveç Rexhepit, mirënjohës të ICITAP-it amerikan është edhe Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail./tribuna/

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit