17 C
Prizren
E hënë, 14 Korrik, 2025
Home Blog Page 7732

Buja: Bota akademike humbi një nga emrat e mëdhenj

0

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja ka ngushëlluar familjen Bokshi, me rastin e vdekjes së albanologut dhe studiusit të shquar, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, akademik Besim Bokshi.

Ju keni humbur më të dashurin tuaj, ndërsa bota akademike ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të shkencës.

Me punën e palodhshme shumëvjeçare sipedagog dhe studiues i shquar në fushën e albanologjisë, akademik Bokshi dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e popullit të vet. Prandaj, emri i tij do të mbetet në historinë e arsimit të Kosovës.

Vepra e akademik Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike është shembull për studiuesit e rinj.

Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Fjolla Morina si një ‘cat woman’ (Foto)

0

Fjolla Morina- cat woman1Fjolla Morina ka postuar në Facebook një foto gjatë realizimit të klipit të saj të fundit, veshur me të zeza dhe me një rrjetë në fytyrë ajo duket një “Cat Woman” e vërtetë.

Këngëtarja e suksesshme nga Kosova Fjolla Morina është kthyer shumë energjike nga pushimet disa ditore në Turqi.

Sapo ka përfunduar realizimin e kipit të ri ‘Qween’ i cili pritet të dalë në treg së shpejti.

 

Fjolla Morina- cat woman

Beteja kushtetuese për kryetarin e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves14Partia Demokratike e Kosovës dhe blloku i partive Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, pritet t’i ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese më 21 gusht.

Seanca dëgjimore është thirrur duke u bazuar në kërkesën e PDK-së në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e parë konstituive më 17 korrik. Në bazë të kësaj kërkese, Kushtetuesja kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit që mbante lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Profesori Riza Smaka, ekspert i çështjeve kushtetuese thotë se pas seancës së 21 gushtit gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojnë lëndën dhe me vota të fshehta do të marrin vendimin.

Sipas pozicioneve të njohura tashmë, PDK-ja pritet ta konsiderojë jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës, duke pretenduar se vetëm kjo parti politike mund të ketë kryetarin e Kuvendit. Kurse, blloku LDK, AAK dhe Nisma do të mbrojë votimin për Mustafën në seancën e 17 korrikut dhe do të kërkojë që të vazhdojë puna e nisur e Kuvendit dhe zgjedhja e të gjitha organeve të reja.

“Kur paneli të konsideron se çështja është trajtuar mjaftueshëm, e mbyll seancën publike dhe tërhiqet në gjykim. Në gjykim, edhe aty diskutohet, votohet me vota të fshehta, numërohen votat dhe shpallet vendimi me shumicë të votave të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese”, sqaron Smaka.

Sipas tij, çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit ka mundur të zgjidhet shumë shpejt, ngase konsideron se nuk është aq e ndërlikuar sa po prezantohet në opinion.

“Kjo çështje ka mundur të trajtohet, gjykohet brenda më së shumti dy javësh, e pse jo edhe një jave. Kjo do të ishte në favorin e vendit, sepse sa më parë që të konstituohej Kryesia e Kuvendit do të formohej më shpejt edhe qeveria. Vendi ka nevojë për institucione që kanë legjitimitet dhe legalitet”, vlerëson profesori Smaka.

Vendimi që do të merret në Gjykatën Kushtetuese mund të ketë ndikim të madh nëse Kosova do të arrijë t’i formojë institucionet apo do të detyrohet të shkoj në zgjedhje të reja të parakohshme. Smaka mendon se të dyja opsionet janë të mundshme, ngase bllokimi eventual në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, sado që nuk parashihet me Kushtetutë se e çon vendin në zgjedhje, detyrimisht do ta dërgonte drejt zgjedhjeve.

“Nëse nuk do të zgjidheshin kryetari dhe kryesia e Kuvendit, del se do të duhej medoemos të shpalleshin zgjedhjet, sepse Kuvendi nuk do të mund të funksiononte pa Kryesi”, thekson Smaka.

Zgjedhjet e 8 qershorit nxorën si fituese Partinë Demokratike të Kosovës të drejtuar nga kryeministri në largim Hashim Thaçi, mirëpo kjo parti hasi në bojkotin e katër subjekteve tjera jo fituese të zgjedhjeve për të bashkëpunuar. Kështu ishte krijuar blloku i partive opozitare LDK, AAK dhe Nisma të cilat kanë nënshkruar një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja pa PDK-në, duke llogaritur se do ta kenë edhe mbështetjen e pakicave.

Në disa raste ky bllok ishte përafruar edhe me lëvizjen Vetëvendosje, por më të cilën përveç pajtimit se nuk do të bashkëpunojnë me PDK-në, nuk kanë ndonjë marrëveshje tjetër. /REL/

Abazi: Imazhi i Kosovës përmirësohet kur ligji të veprojë kundër rasteve si Muja, Zharku…

0

haki-abazi1Imazhi i Republikës së Kosovës është dëmtuar në masë të madhe. Kjo për faktin se emri Kosovë është lakuar në mediat botërore, edhe me rastin e arrestimit të mbi 40 personave të dyshuar për terrorizëm.

Por, çfarë duhet të bëjë Kosova për ta rikthyer imazhin e saj, që këto ditët e fundit i është dëmtuar mjaft shumë?

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi në një bisedë për gazetën “Bota sot” thotë se, për ta rikthyer Kosova imazhin e saj janë tri drejtime. Sipas tij, e para është që udhëheqësit e institucioneve ti ndërpresin deklaratat bombastike. E dyta sipas Abazit, është se, ligji duhet të lejohet të veproj kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin, si rasti i Ramadan Mujës, Xhabir Zharkut… Dhe e treta, shteti duhet ta promovoj sportin, artin, kulturën…

“Janë tre drejtime për të kthyer imazhin: e para në mënyrë urgjente udhëheqësit e institucioneve duhet te ndërprejnë deklaratat bombastike dhe pa nevojë dhe të mos përfitojnë nga situatat kur vendi duket keq e ata duken mirë. E dyta duhet të lejohet ligji të veprojë kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin dhe janë fuqi politike sikur është rasti i Ramadan Mujës apo Xhabir Zharkut, skandali i pasaportave apo shitja e paligjshme e aseteve publike. E treta më afatgjate duhet promovuar sportin, kulturën dhe artin e Kosovës që të njihet ana tjetër krijuese dhe që diplomacia kulturore të zëvendësoje diplomacinë nepotike dhe shterpe që lejon që imazhi i Kosovës të projektohet nga individ të papërgjegjshëm”, thotë Haki Abazi.

Cliff: Zgjedhjet e reja s’janë në interes të Kosovës

0

IanCliff6-12Ambasadori britanik Ian Cliff, ka thënë se është i bindur që për qytetarët në Kosovë nuk është me interes të organizohen zgjedhje të reja, pasi në vitin e fundit janë ballafaquar me disa procese zgjedhore.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se Britania dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdohet sa më parë, kurse për të ashtuquajturin Park i paqes në urën mbi lumin Ibër, ka paralajmëruar zgjidhjen në tri faza, por në fund siç ka thënë ai, duhet të arrihet te zgjidhja që patjetër të mundësohet liria e qarkullimit mbi urë.

Ambasadori britanik ka deklaruar se pjesa e marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me njohjen e diplomave nuk po funksionon. Ai ka thënë se duhet punuar në njohjen e diplomave që jepen në Universitetin në veriun e Mitrovicës.

Cliff ka bërë të ditur se Ambasada e Britanisë së Madhe ka mbështetur një numër të juristëve serbë të cilët dëshironin të jepnin provimin e jurisprudencës dhe të inkuadrohen në punën e Gjyqësorit të Kosovës.

“Por, pastaj kemi ardhur në situatën që atyre juristëve u është thënë se nuk mund t’i shtrohen provimit të jurisprudencës, sepse diplomat e tyre të lëshuara në Universitetin e Novi Sadit, të Beogradit, këtu nuk njihen”, ka thënë Cliff.

Prizreni nuk e lejon privatizimin e Kino Lumbardhit

0

Kino LumbardhiNjë ditë pas fjalimit protestues në ceremoninë e hapjes së edicionit të XIII të DokuFest, drejtori artistik Veton Nurkollari ka ashpërsuar qëndrimin e festivalit kundër privatizimit të kinemasë Lumbardhi. Nurkollari thotë se DokuFest dhe Prizreni do ta mbrojë me çdo kusht kinemanë nga privatizimi teksa Asambleja Komunale e Prizrenit planifikon të nxjerrë një vendim që do ta shpallë Lumbardhin interes publik.

Organizatorët e “DokuFest” janë rikthyer në pikën zero, trembëdhjetë vite pasi ky festival ka filluar pikërisht si nismë kundër shkatërrimit të kinemasë Lumbardhi.

Ata po gjenden përballë problemit të njëjtë të vitit 2002 kur ambienti i jashtëm i kinemasë rrezikohej të shndërrohej në parking. Kundërshtimi i kësaj ideje kishte lindur DokuFest-in, organizatorët e të cilit në vitin 2014 janë çuar kundër privatizimit të kinemasë “Lumbardhi” procedurat për shitjen e së cilës kanë nisur në fund të muajit qershor.

E kjo kishte bërë që në hapjen e edicionit të këtij vitit të DokuFest i gjithë fjalimi të përqendrohet kundër shitjes së kësaj kinemaje.

“Nuk e kemi ndërmend me u dorëzu”, ishte njëra nga fjalitë hyrëse që përsëritej nga vullnetarët e festivalit.

E një ditë pas, në konferencën për media, Nurkollari ka ashpërsuar qëndrimet kundër shitjes së kinos “Lumbardhi” duke e quajtur privatizimin e saj si akt brutal.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të mos ia privojmë qytetit të drejtën për ta mbajtur këtë kinema”, ka thënë Nurkollari.

Madje ai ka paralajmëruar edhe veprime radikale nga ana e festivalit dhe qytetarëve të Prizrenit për ta mbrojtur nga privatizimi kinemanë më të vjetër në Prizren.

“Ajo në hapje ishte fillimi dhe donim të bënim një deklaratë sepse aty ishin ministri i Kulturës e Presidentja. Do të bëjmë edhe peticion e nëse nuk kryen punë do të përdorim edhe aso forma sikurse në filmin që e hapi festivalin”, ka thënë Nurkollari.

DokuFest u hap të shtunën mbrëma me dokumentari “Everyday Rebellion” që flet për lëvizjet qytetare nëpër botë që nëpërmjet formave të ndryshme shpërfaqin mosbindje.

“Pikërisht për këtë arsye edhe e kemi zgjedhur këtë film ta hapim festivalin”, ka thënë Nurkollari.

Sipas tij, Kino Lumbardhi nuk është një ndërmarrje shoqërore sikur tjerat dhe se vlera e saj nuk matet me para.

“Nëse humbet ai vend humbet edhe DokuFest dhe simboli i Prizrenit. Ai vend është trashëgimi kulturore dhe nuk mundet keq lehtë të privatizohet”, ka thënë Nurkollari, teksa ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që ta mbajë këtë kinema dhe t’ia dhurojë qytetarëve të Prizrenit.

E në Komunën e Prizrenit thonë se planifikojnë që ta nxjerrin një vendim në bazë të të cilit kino Lumbardhin do ta shpallin zonë me interes publik.

“Kryetari i Komunës Ramadan Muja muajin korrik i ka shkruar AKP-së se Prizreni dëshiron ta mbajë këtë kinema ndërsa ne si Asamble Komunale në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet në fund të këtij muaji do të nxjerrim një vendim që do ta shpallë zonë me interes publik”, ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë, Kujtim Gashi, kryesues i Asamblesë në Prizren.

Deri në këtë vendim, Agjencia Kosovare e Privatizimit do të vazhdojë procedurat e nisura për privatizimin e kino Lumbardhit.

“Agjencia do ta trajtojë këtë objekt si çdo pronësi tjetër shoqërore në përputhje me mandatin ligjor ndërsa kërkesat e mundshme nga Komuna apo Qeveria, AKP do t’i shqyrtojë në përputhje me procedura ligjore”, ka thënë Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

Por derisa Komuna e Prizrenit dhe AKP të merren vesh nëse do të privatizojnë kinemanë, në Lumbardh gjatë DokuFest do të shfaqen filma e dokumentar që shpërfaqin rebelimin dhe protestat e njerëzve nëpër botë.

Aksident i rëndë në Brezne të Dragashit

0

aksident-dy-golfaTre persona janë lënduar rëndë dhe katër të tjerë më lehtë, në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, në afërsi të fshatit Brezne të Dragashit, tek vendi i quajtur “Trokan”.

Policia e Kosovës njofton se janë aksidentuar dy automjete te tipit të njëjtë “Golf”.

“Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë, të cilët dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa i lënduari tjetër në QKUK-së për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Lëndohen pesë persona nga një aksident në Shkozë të Dragashit

0

Aksident shiritatPesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident në fshatin Shkozë të Dragashit.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar, njëri nga drejtuesit me dy pasagjer një mashkull dhe një femër të cilët janë dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor”/PrizrenPress.com/

Konfiskohet një armë në aheng familjarë në Prizren

0

arma ne dasem alltia4Një armë e llojit “Zoraki R-1” është konfiskuar në një aheng familjar në Prizren. Konfiskimi është bërë në lagjen “Enver Hadri”.

“Pas disa të shtënave të dëgjuara gjatë një ahengu familjar, policia ka shkuar në vend-ngjarje ku ka gjetur dhe konfiskuar armën e llojit Revolver ZORAKI R-1 me gas dhe 6 fishek të cal. 9 mm”, njofton Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar pasi që i dyshuari ka hedhur revolen dhe është larguar në drejtim të panjohur. /PrizrenPress.com/

Pak kolona në kufijtë me Serbinë

0

Kufi me Serbinë-kolonaJanë shkurtuar pritjet në pikë kalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se është përmisuar dukshëm problemi i pritjes në pikat kufitare me Serbinë.

“Gjendja është përmirësuar dukshëm dhe pritjet janë më të shkurtra”, tha Kelani.
Ai tha se Policia e Kosovës ende vazhdon me numër të shtuar të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata nga ana e bashkatdhetarëve tanë.

“Informacionet e orës 12:00 tregojnë se në Merdare kolona në hyrje nuk ka ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (600-700) metra me pritje të cilat zgjasin përafërsisht mbi (1 ) orë”.

“Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje po ashtu nuk ka, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (300) metra me pritje të cilat zgjasin rreth (30-45 ) minuta”.

“Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë nuk ka kolona as në hyrje e as në dalje, përveç kohëzgjatjes prej 10-15 minutave sa aplikohet procedura e kalimit kufitar gjatë kontrollit të dokumentacioneve”.
“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht dhe vazhdohet me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe”./PrizrenPress.com/