26.4 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 7733

Plagoset terroristi Lavdrim Muhaxheri

0

Lavdrim MuhaxheriLajmin e ka dhënë një shok i tij, i cili ka thënë se shpejt ‘luani’ do t’i kthehet frontit të luftës.

“Lavdrim Muhaxheri mirë është me shëndet është në shtëpi dhe nuk është në spita; . Allahu ia mundësoftë sa më shpejt të shërohet nga plaga e operacionit dhe të kthehet në front baskë me luanët tjerë”, ka shkruar shoku i Lavdrimit, Saleel Al Sawarim, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.

Ndërkohë, disa shokë të tij në Kosovë janë arrestuar në mesin e të cilëve edhe hoxha Zekirija Qazimi, i cili kishte qenë njëri ndër njerëzit kryesor në nxitjen e qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Siri.

Serbët paguhen për të vrarë nëpër botë

0

serbe2Ndërsa ndër shqiptarë mbetet problem fakti se shumë po nisen për në luftëra fetare, të cilat në të vërtetë në të shumtën e rasteve e keqpërdorin fenë, edhe ndër serbë ka një problematikë të tillë të ngjashme.

Shumë serbë po luftojnë në kampet e luftës në Ukrainë, përkrah forcave separatsite ruse.

Mediat serbe raportojnë se ata janë vullnetarë nga Lëvizja çetnike “Jovan Seviq”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka bërë me dije se luftëtarë serbë ka edhe në Irak edhe në Siri dhe se të gjithë paguhen.

Fakti se serbët po luftojnë në Ukrainë, nuk është aq çdui, duke ditur lidhjet sllave mes serbëve dhe rusëve, por fakti që serbët po luftojnë edhe në Irak e Siri lë shumë dyshime.

Megjithë faktin e rëndë, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur për mediat se ka informacion se serbët po luftojnë në luftëra të botës, por se ata nuk do të përndiqen penalisht.

Vuçiç theksoi se serbët duhet të kthehen në vendin e tyre, të punojnë dhe të jetojnë për vendin dhe për familjen e tyre.

Seksi sipas horoskopit, zbuloni dëshirat e fshehta të partnerit

0

seksNëse ende nuk i keni ditur të gjitha dëshirat dhe fantazitë seksuale të të dashurit tuaj, atëherë lexoni karakteristikat e tij sipas shenjës së horoskopit

Dashi
Për Dashin seksi është – gjah. Kryesisht janë të drejtuar në shprehjen e dëshirës fizike dhe posedojnë një energji të pashterur. Në kërkim e sipër për një kënaqësi të përgjithshme nuk kanë frikë as të eksperimentojnë. Në seks Dashi dëshiron të dominojë, përderisa përpos erotikës në lidhje kërkojnë edhe përshtatshmëri mendore. Tek pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrtë gjithçka shkon pa kurrfarë paraloje. I eksiton prekja e flokut, puthja nëpër ballë dhe mjekër.

Demi
Në seks, kjo shenjë ka shumë kërkesa. Janë shumë tërheqës, enë kontaktin e parë shfaqen të rezervuar. Për ta paraloja është më e rëndësishmja, që nganjëherë edhe mundet të çmendë partnerët. Kur mbesin të vetëm me partnerin, kjo shenjë shprehë një seksualitet të fortë që me të vërtetë nuk njeh kufi. Për ta seksi është një mundësi lirimi nga përditshmëria e mërzitshme. Demat i çmend puthja dhe prekja në qafë.

Binjakët
Për Binjakët seksi bashkon trurin dhe mendjen, pa kurrfarë përzierje të asaj që ne e quajmë shpirt.
Partnerët e tyre duhet të jenë të shkathët në puthje dhe të gatshëm për të eksperimentuar. Ata do të kënaqen në seks të shpejtë në ulësen e prapme të veturës, por edhe gjatë një mbrëmje të gjatë klasike. Binjakët eksitohen nga bisedat erotike e po ashtu edhe nga prekja e krahëve dhe duarve.

Gaforrja
Shoqëria seksuale me Gaforren është e njëjtë sikurse një vallëzim i lehtë. Nëse qëlloni hapat e duhur, mund të jeni të sigurt se do të përjetoni një kënaqësi pakufi. Gaforret para së gjithash seksin e përjetojnë si përvojë emocionale. Kur emocionet e tyre të aktivizohen, shndërrohen në dashnor me pasion. Intuita e tyre u tregon nevojat e partnerit në shtrat dhe mundohet që ta bëjnë të lumtur. I çmend puthja franceze.

Luani

Seksi me Luanët është një përvojë e egër e cila ofron edhe argëtim të madh. Pjesëtarët e kësaj shenje gjithmonë janë të gatshëm për aksion e të njëjtin entuziazëm presin edhe nga ana e kundërt. Adhurojnë të dominojnë. Kënaqen kur falënderohet mundi i tyre dhe japin gjithçka nga vetja e tyre për t’i plotësuar pritjet e anës tjetër. Nëse dëshironi ta çmendni një Luan filloni me puthjen e shpinës dhe vazhdoni me një masazh erotik.

Virgjëresha
Virgjëreshat janë persona të ndjeshëm dhe dashnorë të kujdesshëm. Në zemrën e tyre ata janë të përsosur të cilët që nga detajet më të imta dëshirojnë të përmbushin fantazitë e tyre erotike. Pjesëtarët e kësaj shenje shpeshherë gjenden në rolin duke ndihmuar të tjerët për të arritur kulmin. Janë të turpshëm dhe vështirë tregojnë dëshirat e fshehura. Duhet ta dini se puthja në zonën e stomakut për ta paraqet kënaqësi të madhe.
Peshorja
Edhe pse në publik sillen me shumë kujdes, seksi tek ata mundet të zgjojë përvoja të çmendura. Kërkojnë partnerë të besuar dhe të shkathët që me siguri do t’i arrijnë majat e kënaqësisë së bashku. Pëlqejnë nëse I përqafoni duke ju thënë fjalë të bukura, por nëse dëshironi që edhe më t’ju zgjoni ndjenjat, atëherë vendi i duhur për t’i ledhatuar është pjesa e poshtme e shpinës.
Akrepi
Shenja e Akrepit në astrologji me kalimin e kohës është shndërruar në sinonim për seks cilësor. Janë në gjendje të ofrojnë kënaqësi seksuale, por edhe të fitojnë kënaqësi. Akrepat pëlqejnë të paramendojnë koreografi të veçanta. Kënaqësitë e tyre më të ndjeshme nuk është e vështirë t’i zbuloni, gjenden në hapësirën e organeve seksuale.
Shigjetari
Në mesin e shenjave të zjarrta Shigjetari është udhëheqës kur bëhet fjalë për seksualitetin. Për pjesëtarët e kësaj shenje, seksi është argëtim I mirë e para së gjithash përvojë pasioni që nuk ka kurrfarë lidhje me emocionet. Me fjalë tjera, Shigjetarët janë të gatshëm për aksion kurdoherë. Nuk janë fare të turpshëm për ta treguar atë që duan. Shigjetarët më së shumti i eksiton prekja e butë nëpër ije.

Bricjapi
Edhe pse në shikim të parë duken të turpshëm dhe të ftohtë, Shigjetarët i takojnë shenjës me më ës shumti pasion seksual dhe janë dashnorët më aktivët. Për dallim nga të tjerët, ata shumë lehtë eksitohen dhe me këtë rast pasionin e tyre e përcjellin tek ata me të cilët janë në kontakt. Personat me këtë shenjë vërtetohen të jenë stabil dhe dashnorë besnik. Puthjet zgjojnë ndjenja të forta tek ata.

Ujori
Për ta seksi nuk është vetëm pasion dhe zbavitje. Para së gjithash është mënyra e cila lidh mendjen me zemrën. Më të lumturit janë kur qojnë dashuri me partnerin dhe këmbejnë mendimet. Ujorët janë shumë kureshtar, që pandërprerë i shtyn të bëjnë eksperimente. Mundohen të jenë të sinqertë e të njëjtën gjë e kërkojnë edhe nga partneri. Kur janë në formë, imagjinata e tyre nuk ka fund. U pëlqen prekja dhe ledhatimi i gjunjëve.

Peshqit

Sikurse gjithçka tjetër në jetën e tyre, për Peshqit seksi është i pandashëm prej emocioneve. Për këtë arsye, janë shenjë shumë e ndjeshme por dhe dashnorë shumë kreativë. Imagjinatën e tyre të fortë e tregojnë në shtrat ku edhe paraqesin lojërat më të çuditshme. Peshqit mbeten shumë të lumtur kur arrijnë ta bëjnë të lumtur partnerin.

Nasho Jorgaqi: Letra ime me Kadarenë? Më fyen e ofenduan me gjuhë rruge

0

Nasho JorgaqiLetra e hapur e Nasho Jorgaqit për Ismail Kadarenë, botuar në ‘GSH’ pak javë më parë, shkaktoi një “furtunë” të vërtetë debati mediatik. Kadare zgjodhi të mos i përgjigjet letrës, por shumë intelektualë, botues e shkrimtarë publikuan mendimet dhe intervistat e tyre në media duke mbajtur njërin, apo tjetrin krah.

Romani i parë (për sa i përket kohës kur është shkruar) dhe i fundit (për kohën e botimit) i Ismail Kadaresë “Mjegullat e Tiranës”, ishte shkaku i asaj letre të gjatë që shkrimtari Nasho Jorgaqi ia drejtoi kolegut të tij përmes faqeve të “Gazetës Shqiptare”. Disa fraza të Kadaresë në libër që e përfshin Jorgaqin në histori, gjithsesi pa i përmendur emrin, kanë sjellë reagimin e kolegut. “Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im shkroi dhe botoi një ‘histori dashurie’ të ngjashme… duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si ‘hero pozitiv’!

Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë që do të ndjente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”, shkruan Kadare në botimin e tij të fundit “Mjegullat e Tiranës”, në intervistën e botuar në libër, që i paraprin romanit. Në atë letër, Nasho Jorgaqi i drejtohet “mikut të tij të dikurshëm”, mes të tjerash se: “Shtrembëron në mënyrë flagrante të vërtetën e veprës sime, në dobi të veprës sate… vetëmburrje vanitoze, mungesë totale respekti”, etj.

Letra që po publikojmë sot mban titullin: “Ju faleminderit!”, ku shkrimtari thotë se nuk e priste dhe nuk e kishte për qëllim të hapte një debat kaq të madh. Ai falenderon dashamirësit për mesazhet e tyre pozitive.

Analistët parashikojnë rrezik hyrjen e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës

0

QeveriaKosoves-objektiKrijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë kornizës kushtetuese për disa analistë është pikë e ndjeshme. Por ka edhe të atillë që mendojnë se duhet hapur debat për zhbërjen e potencialit të krijimit të këtij asociacioni.

Për të qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, Lista serbe tashmë edhe publikisht po kërkon edhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ani pse kjo është paraparë edhe me marrëveshjen e Brukselit.

Albert Krasniqi, hulumtues në KIPRED thotë se krijimi i këtij asociacioni është një garancion i ratifikuar në Kuvend, por duhet pasur kujdes se me çfarë kompetencash do të jetë ai.

“ Gjithçka varet te statuti që do të ketë ky asociacion, kompetencat të cilat do të përfshihen dhe do të varet shumë nëse do të jetë në kuadër të Kornizës ligjore të Kosovës dhe asgjë më shumë se çfarë kanë asociacionet tjera . Atëherë gjithcka do të ishte në rregull dhe kjo do të ishte vetëm një pikë të cilën ata po mundohen që duke e shfrytëzuar fuqinë politike ta arrijnë”.

Krasniqi po ashtu thekson nevojën për kujdes në mos krijimin e një autonomie në këtë pjesë. Për t’u parandaluar një rrezik i tillë ai thotë se Kosova duhet të ketë qeveri stabile.

“Ne e dimë që lista serbe është krijuar në Beograd, kryatri i saj është zjgedhur nga Qeveria e Serbisë dhe qëllimi i saj është që këto marrëveshje që po arrihen në Bruksel të mundohen që përveçse të zabtohen, mundësisht edhe të zgjerohen, të dalin përtej atyre që është arritur. Kjo do të ishte e rrezikshme për secilën qeveri të vendit, sidomos nëse do të jetë një qeveri jostabile, për shkak se Qeveria e Serbisë, përmes listës serbe do të mund ta sabotonte dhe të ketë në dorë që kur do ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës përmes daljes së tyre nga qeveria”.

Ndërsa për analistin e pavarur Shpend Kursani futja e Listës serbe në institucione dhe krijimi i asociacionit të komunave serbe i jep fuqi Serbisë që ta rrëzoj çfarëdo qeverie të ardhshme të Kosovës. Sipas tij Qeveria e ardhshme duhet të hap debat për zhbërjen e potencialit të krijimit të ktij asociacioni

“Në këtë nivel duhet të diskutohet dhe të zhbëhet potenciali i krijimit të këtij asociacioni. Kjo nuk është vetëm në të mirë të shtetit të Kosovës, por edhe në të mirë të serbëve, pra në këtë sens duhet të argumentohet , sepse nëse krijohet ky asociacion serbët vetëm se do të dezintegrohen nga institucionet e Kosovës dhe kështu do të kenë më pak lidhje me Kosovën e më shumë lidhje me Serbinë…”.

Në këtë kuadër analistët thonë se duhet një rishikim i procesit të dialogut me Serbinë, në mënyrë që të arrihet zbatimi i pikave që janë arritur pa u rrezikuar integriteti territorial i Kosovës./rtk/

Dasmorët e rrezikshëm

0

arma ne dasem alltia4Dasmat zakonisht në Kosovë mbahen gjatë sezonit të verës. Këto dasma mbledhin rreth vetes dasmorë të shumtë të cilët festojnë për martesën e dhëndrit me nusen. Në shumicën e tyre gëzimi shprehet me të shtëna me armë. E në disa raste plumbat qorr kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Si çdo vit Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për parandalimin e të shtënave në gazmende dhe ahengje familjare. Ky plan i organizuar ka marrë shtrirje në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani, në të gjithë Kosovën janë duke u kryer aktivitete të shumta për parandalimin dhe kapjen e personave që gjuajë me armë zjarri nëpër ahengje familjare.

Deri në gusht të këtij viti nga Policia e Kosovës janë konfiskuar rreth 462 municione dhe janë arrestuar rreth 54 persona. Nga këto armë sipas policisë, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

“Policia e Kosovës bazuar në angazhimet dhe planin operativ të sezonit veror, ka realizuar disa operacione të suksesshme në parandalimin dhe konfiskimin e armeve të përdoruara kryesisht nëpër ahengje-dasma familjare”, ka thënë Kelani. /Tribuna/

Ja çka thotë nëna e vajzës 14 vjeçare me të cilën Agron Cane kërkoi seks

0

sssNëna e 14-vjeçares dhe Agron Cane janë përballur për herë të fundit mbrëmjen e së premtes, në një kafe në qendër të qytetit të Sarandës. Kjo ka qenë hera e parë që Cane, siç dëshmon gruaja, e ka kërkuar të ulen në një lokal.

Siç tregojnë skenën dhe gazetarët Artur Çani e Telnis Skuqi, gjithçka ndodhi pasi 62- vjeçari kishte siguruar informacion për videon e regjistruar dhe që pritej të bëhej publike. Edhe këtë herë gruas E. G. i është rekomanduar të marrë me vete një regjistrues, ndërsa i gjithë takimi është mbajtur nën vëzhgim jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga forcat e policisë, të sinjalizuara për faktin se nëna e minorenes kishte marrë kërcënimet e para. Gjatë bisedës së fundit në lokal, Agron Cane mësohet se i ka kërkuar gruas që t’i dorëzojë atij celularin me bisedën e regjistruar, duke deklaruar se gjithçka ishte manipulim dhe bëhej për interesa personale.

Por, nga ana e saj, 40- vjeçarja nuk ka pranuar, duke i thënë se për shkak të pozicionit dhe në këmbim të një vendi pune, Cane i kishte kërkuar që të sakrifikonte vajzën e mitur. “Nuk dua të ta jap ty gjënë më të shtrenjtë. Nuk do të ta fal çfarë bëre”, i ka thënë ajo, duke u ndarë nga sekretari socialist. Gjithçka, sipas gazetarëve, është e regjistruar dhe e vënë në dispozicion të policisë së Sarandës, e cila pak orë më vonë shoqëroi 62-vjeçarin e më pas i vuri prangat.

Gruaja: Agroni priste që fëmija im t’i shkonte në zyrë

Agron Cane e ka përndjekur vejushën E. G. prej 7 muajsh, ndërsa kur është regjistruar biseda, ai ka pritur që vajza 14-vjeçare t’i ngjitej në zyrë. Këto detaje i tregoi mbrëmë vetë denoncuesja për televizionin “News 24”, pas publikimit të videoskandalit. Nëpërmjet një interviste telefonike ajo tregoi gjithashtu se vajza e saj nuk i ka pritur aspak mirë ngacmimet e Agron Canes, veprime që e kanë çuar të miturën drejt depresionit….

Ju kur i jeni drejtuar policisë për herë të parë për ta denoncuar këtë rast?

Unë i jam drejtuar mbrëmë në darkë në orën 12 të natës, pasi kjo çështje më shkatërroi, kishte 7 muaj rresht që ky person kërkonte diçka nga familja ime. Ka 5 vjet që më ka vdekur burri dhe kam 4 fëmijë. Jam përpjekur të kërkoj punë dhe strehë për fëmijët. Në lidhje me këtë rast nuk u drejtova direkt te policia, pasi më humbi besimi.

Nuk keni pasur besim te policia?

Nuk kam pasur besim te policia. Më thanë pse nuk je drejtuar në polici dhe i thashë që nuk kam besim.

Kur i keni marrë sinjalet e para nga ky person?

Kam 7 muaj rresht që i kam shkuar për të kërkuar punë. Dhe herën e parë kërkoi kafe, pastaj kërkonte marrëdhënie seksuale. Më erdhi e papritur dhe mendova që nuk mund të më besojë askush mua, se jam grua e pambrojtur.

Zoti Cane si reagoi?

I thashë: “Ç’janë këto që thoni? Ti je në punën e shtetit këtu”. Më tha që “do kesh përfitime që jam unë në këtë zy rë”, se do ishte shans i mirë për mua. Zoti Cane mblidhte ankesat e njerëzve nevojtarë.

Çfarë reagimesh keni marrë pasi është publikuar kjo video?

Për momentin jam në punë, jam në një familje dhe po pastroj një shtëpi. Jam e shokuar dhe e frikësuar.

Keni marrë ndonjë mesazh kërcënues?

Deri tani nuk kam marrë asnjë mesazh, asnjë kërcënim. Jam e frikësuar se kam tre fëmijë në shtëpi, sepse në çdo moment mund të ndodhë diçka.

A ka qenë deri në fund të punë zoti Cane?

Ka qenë në vendin e punës kur u realizua videoja dhe kishte organizuar gjithçka, priste që fëmija t’i shkonte në zyrë… Nga Policia e Shtetit që mbrëmë në darkë dhe deri ditën e sotme kam marrë ndihmën e duhur. Nuk e di si do vazhdoj, se nuk e di ç’mund të bëjnë ata njerëz.

Si është gjendja e vajzës?

Vajza vazhdon të marrë ilaçe dhe është shumë e frikësuar. /Panorama

Një monument për dhuratë në Prizren

0

monumenti per dhuratParregullsitë në sektorin e ndërtimtarisë dhe të arkitekturës gjatë viteve të fundit kanë qenë burim frustrimi për dy arkitektë të rinj kosovarë, të cilët rrugëdaljen nga ky kaos e kanë gjetur në prodhimin e figurinave me karakter historik, që përfaqësojnë vlerat e trashëgimisë kombëtare.

Edon Mullafetahu dhe Betim Vitija kanë mundësuar që fragmentet e historisë të shndërrohen në dhurata të vogla. Por nuk mbesin vetëm suvenire. Shërbejnë edhe për sensibilizimin e blerësve për trashëgiminë kulturore dhe historike. Kjo formë kreative atyre u ka mundësuar vazhdimin e kontributit për ruajtjen e këtyre vlerave, por edhe përfitimin material drejt arritjes së synimit për pavarësi financiare për të ushtruar profesionin në mënyrë të mirëfilltë,shkruan Koha Ditore.

Produktet në miniaturë të ideuara nga Mullafetahu e Vitija shiten në një kioskë prej druri e xhami në qendër të Prizrenit, afër Urës së Gurit, ku ka shumë vizitorë e turistë, por mund të gjenden edhe në dyqane suveniresh në tërë Kosovën. Edhe Urën e Gurit e kanë shndërruar në miniaturë. Mund të blihet për pak para, por kjo nuk është e vetme në menynë e tyre.

Trashëgimia kulturore në pëllëmbë të dorës

Edon Mullafetahu kujton se si para tri vitesh frustrimi me zhvillimet në urbanizëm kishte arritur pikën e vlimit dhe se bashkë me kolegun Vitija duhej të merrnin një vendim që të dilnin nga ky rrethim, që fillonte nga mospagesa e klientëve e përfundonte me shpërfilljen e plotë të profesionit nga ana e investitorëve…

Belen, një mami seksi

0

BelenPak ditë më parë, Belen Rodriguez i’u kundërvu të gjithë ndjekësve në Instagram, lidhur me ngacmimet sa i takon jetës së saj personale.

Ajo është një nënë e lumtur dhe ka ofenduar fansat që e kanë ironizuar sa i takon fotove të shpeshta që publikon me burrin e saj.

Showgirl-ja argjentinase Belen Rodriguez, e cila është një ndër femrat më seksi në botë, ka postuar një foto teksa gatuan për familjen e saj. Belen nuk ka hequr dorë nga të pozuarit në mënyrë provokative.

Ndërron jetë akademik Besim Bokshi, varrimi të dielën në orën 17

0

Akademik Besim BokshiAkademik Besim Bokshi, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar profesori i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe të Fakultetit të Filologjisë në UP, Bardh Rugova.

“Është e vërtetë se ish-kryetari i ASHAK-së, akademik Besim Bokshi, ka ndërruar jetë. Akademik Bokshi ka qenë gjuhëtari më i madh shqiptar”, kanë qenë fjalët e Rugovës.

Ndërkaq, Komuna e Gjakovës, ka njoftuar se me rastin e vdekjes së akademikut Besim Bokshi, të dielën, me datë 17.08.2014, duke filluar nga ora 15 deri në ora 17, në palestrën e sporteve “Shani Nushi” do të bëhen homazhe.

Më pas, në ora 17, varrimi i akademikut të shquar do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Ndryshe, Akademik Bokshi ka lindur në Gjakovë më 12 XI 1930. Gjashtë klasë të mësimit fillor i kreu në Tiranë, ndërsa dy të tjerat – në Gjakovë. Maturoi në Gjimnazin e Prishtinës. Ndoqi studimet në Katedrën e Albanologjisë në Beograd dhe, me ndërprerje, i përfundoi më 1959. Vijoi studimet pasuniversitare në Drejtimin e gjuhësisë në Beograd. Tema e tezës së doktoratës iu dha në bazë të punimit “Zhvillimi i strukturës së temave emërore të shqipes” (Gjurmime albanologjike, 1, 1971). Mbrojti tezën e doktoratës me temë “Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes” në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1977.

Ka ligjëruar lëndën e gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gjakovës dhe në vitet 1961-63 ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të kësaj shkolle. Ka qenë profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës në vitet 1967-73 për Morfologji të gjuhës së sotme shqipe e për Hyrje në gjuhësi dhe në katër vjetët e parë e ka drejtuar punën e kësaj shkolle. Brenda kësaj kohe për tetë muaj ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Nga viti 1974 ishte zgjedhur ligjërues i Morfologjisë historike në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe, pas doktorimit, ishte zgjedhur profesor inordinar e pastaj edhe ordinar deri kur u përjashtua nga Fakulteti më 1991 bashkë me mësimdhënës të tjerë shqiptarë nga dekanati i dhunshëm. Në vitet 1992-2001 ka ligjëruar lëndën Hyrje në studimin krahasues të gjuhëve indoevropiane në Shkallën e tretë të studimeve – Drejtimi i gjuhësisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

Ka qenë anëtar i komisionit për konkluzione të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës më 1968 dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973. Ka marrë pjesë në Kongresin e Studimeve të Evropës Juglindore në Ankara më 1978 me kumtesën për prapavendosjen e nyjës në gjuhët ballkanike. Në Universitetin e Jenës ka mbajtur ligjëratën për origjinën e mbaresave rasore të shqipes.

Para ligjëruesve të Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë ka mbajtur ligjëratën për zhvillimin e sistemit emëror të shqipes (1979).

Ka qenë deputet në Dhomën për Arsim në Kuvendin Federativ më 1967-69. Në zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike më 1992 ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Në vitet 1993-96 ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Për veprën “Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes” ka marrë Shpërblimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës më 1980.

Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte zgjedhur më 1991, ndërsa nga viti 1996 ka qenë anëtar i rregullt i kësaj akademie. Më 2002 u zgjodh nënkryetar, ndërsa në vitet 2008-2011 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

BIBLIOGRAFIA

Librat e botuar:

Në pritje (Përmbledhje poezish, Jeta e re, Prishtinë, 1966. Ribotim nga Rilindja, Prishtinë, 1978. Përkthyer në serbisht nga E. Mekuli, U očekivanju, Bagdala, Krushevc, 1969. Në vitet 1981- 87 ka publikuar rreth 20 poezi në Rilindja e në të përkohshmet Fjala dhe Jeta e re ).

Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes, ASHAK, Prishtinë, 1980; botimi i dytë ASHAK, Prishtinë, 2006

Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike, Rilindja, Prishtinë, 1984; Botimi i dytë, ASH, Tiranë, 2009.

Hije të këputura (Aforizma), Dukagjini, Pejë, 1996.

Pjesorja e shqipes (Vështrim diakronik), ASHAK, Prishtinë, 1998.

Për vetorët e shqipes, ASHAK, Prishtinë, 2003.

Periodizimi i ndryshimeve morfologjike të shqipes, ASHAK, Prishtinë, 2010.

Studime dhe artikuj:

Ndryshimi i strukturës së temave emërore të shqipes, Gjurmime albanologjike, SSHF, 1, 1971-72, Prishtinë.

Postposision of Artikl in the Balkans Languages, Actes du Congrès International des Études Balkaniques et Sud-est Européennes, Ankara, 1978 (rezyme e kumtesës së lexuar).

Sur l’origine des pronoms possesifs en albanais, Recherches albanologiques, 3, 1984.

Recostitution des différentes phases relatives à la postposition de l’ article défini dans les langues balkaniques, Rechershes albanologiques, 3,1985.

Politika gjuhësore në disa vise të Jugosllavisë, Gjuha shqipe, 1, 1987, Prishtinë.

Agense shqetësuese anticivilizuese e makiaveliste, Rilindja, 16.VI. 1990. Ribotuar në veprën e M. Emërllahut Nyja shqiptare, Prishtinë, 2001.

Në 80-vjetorin e lindjes së akademik Idriz Ajetit, Studime, ASHAK, 4, 1997, Prishtinë, 1998.

Për format e diatezave, Studime, ASHAK, 4, 1997, Prishtinë, 1998.

Profesor Selman Riza, Demokracia, XI, 1999.

Hyri në zgjua të metaforave dhe u bë amëz e tyre, Jeta e re, 1, 2001.

Në 80-vjetorin e lindjes së akademik Shaban Demirajt, Studime, ASHAK, 5,6,7, 2001.

Për tri mbaresa vetore, Dardania sacra, 3, 2001, Prishtinë.

Për trajtat e përemrave vetorë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 19, 2002.

Në 70-vjetorin e lindjes së Fehmi Aganit, Studime, ASHAK, 8-9, 2001 – 2002.