17.2 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 7735

Kardashian, me një libër të ri

0

kartolina-kardashian2Ikona Kim Kardashian, e cila në fakt nuk është e famshme për asgjë, vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes mediatike.

E njohur kryesisht për format e saj bombastike, ajo do i vijë një hap më pranë adhuruesve, duke botuar një libër jo dhe aq të zakonshëm. Një libër me fotografitë “selfie” të saj.

Tashmë, posterat e ngjitur nëpër muret e dhomës janë diçka mëse e zakontë për Kim Kardashian. Ambicia e saj për të qenë imazh kudo shkon përtej dhe e detyroi 33-vjeçaren, që të kompozojë një libër me fotografi personale të saj.

Kim Kardashian, tashmë mama, duket se nuk heq dorë nga publiciteti i vetvetes. Në fakt, ajo nuk është këngëtare, por shkon në çdo event muzikor; nuk është modele, por është e pranishme në çdo sfilatë mode; nuk është aktore, por parakalon në çdo tapet të kuq.

Por, ajo mbetet Kim Kardashian, vajza që tashmë i ofron këshilla fansave të saj, se si merren foto të përsosura “selfie”. Edhe pse e çuditshme deri diku, kjo tingëllon si një mënyrë shumë e mirë dhe e thjeshtë marketingu, për të fituar disa parà të tjera.

Gërmuesit e harruar të varrezave masive

0

Varreza-masiveMe dhjetëra herë kanë shkuar në Serbi për gjetjen e trupave shqiptare të zhdukura, ndërsa nuk u është paguar as ushqimi e as rruga.

Mëditjen e parë e kanë marrë në vitin 2010, që nga mbarimi i luftës. Para vetëm një jave ekipi kërkimor i të pagjeturve është pajisur me rroba pune dhe fotoaparat, shkruan Zëri.

Rama premton rrugë turistike nga Varoshi deri në Plavë e Guci

0

Varoshi-Plavë e Guci-rrugaKryeministri i Shqipërisë u është përgjigjur me një tjetër status në Twitter, atyre që kur e postoi idenë për projektin e jugut, e pyetën se chfarë e ka në plan të bëjë në veri të vendit.

“Pas projektit të Vijes Bregdetare të Vlorës së shpejti konkursi për projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë”, njoftoi Rama në Twitter.

Më vonë, Kryeministri shtoi se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”, ndërsa në një postim të mëvonshëm shkroi: “Projekti RAB, një bazë për programin e ri të zhvillimit ekonomik të Himarës së Rilindur nga ndarja e re territoriale”.

Dikush i ka kujtuar Rrugën e Arbrit, të tjerë Shkodrën, Velipojën dhe Pogradecin.

Në mbrëmje, në orën 23:00, Kryeministri i ka lexuar shqetësimet e banorëve dhe iu është përgjigjur, duke i kujtuar se në muajin gusht nisi ndërtimi i rrugës turistike që të çon në Vermosh, duke u zotuar se do të ndërtohet aksi deri në Plavë dhe Guci.

“Pyesni pse projekte vetëm në bregun e Jugut? Jo jo, p.sh brenda gushtit nisim rrugën turistike për Vermosh e do ta çojmë deri në Plavë-Guci”, ka shkruar Rama.

Jusuf Gërvalla kërkoi strehim në Shqipëri

0

jusuf gervalla1Patrioti i shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, i vrarë në janar të vitit 1982, duket se kishte krijuar disa raporte me Shtetin Shqiptar të asaj kohe gjatë periudhës sa gjendej i strehuar në Gjermani. Gërvalla, ashtu sikurse patriotët tjerë shqiptarë, çmonte diktatorin Enver Hoxha. Këtë e bënte si duket për shkak të mungesës së informacioneve që kishin, për atë se çfarë shtypje po i bënte Hoxha popullit të tij.

“I dashur shoku Enver! Ne shqiptarët e shkëputur nga atdheu i lirë dhe të mbërthyer me dhunë brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekim me krenari çdo hap të Shqipërisë mëmë me përforcimin dhe përparimit të atdheut”, shkruante Gërvalla. E për çfarë tjetër do të mund ta çmonte Hoxhën, një njëri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar lirisë nga shtypja.

Një njohës i mirë i Gërvallës, mik i tij i afërt gjatë kohës që i ndjeri ka jetuar në Kosovë, Skënder Blakaj, thotë se kjo letër u shkrua për shkaqe krejt tjera, nga ato që ne mendojmë sot.

“Dikush po i keqpërdor këto letra të Jusuf Gërvallës. Por nuk po duan me kuptua në çfarë rrethana i ka shkruar ai ato”, deklaron Blakaj. Gjatë përurimit të librit “Shtëpia në rrugë”, e autorit, vëllait më të vogël të Jusufit, Avdyl Gërvalla, Blakaj deklaron se i ndjeri ka kërkuar disa herë që ta vizitoj Shqipërinë, por një gjë e tillë nuk i është pranuar. E kur i Gërvalla ka ikur në mërgim, nuk është pritur mirë nga shqiptarët, madje prej tyre ka pas edhe përfaqësues të Republikës Popullore të Shqipërisë që i kanë bërë presion të madh atij.

“Jusuf Gërvalla i shkroi Enver Hoxhës, sepse problemi kryesor ishte ndërmjet enveristëve të djegur në perëndim nga të cilët ishte i kërcënuar dhe në fund ne nuk e dimë sa është e madhe pjesëmarrja e Tiranës në likuidimin e atyre djemve. Ka sinjale për këtë. Prandaj e bëri që të mbrohej nga këta vërsulës. Unë njoh dy dëshmitar në një grindje të jashtëzakonshme, përfaqësuesi i Shqipërisë në ambasadën e Vjenës dhe një tjetër i njohur si patriot, me grindje të tillë e presion të jashtëzakonshëm ndaj Jusuf Gërvallës. E kush mund të ishte ai që do ta mbronte Jusufin nga këta, pos Enver Hoxhës. Ai nuk mund t’i thoshte Hoxhës se demokracia është sistemi më i mirë. Ai shkroi atë letër si kërkesë për strehimin e tij”, ka shtuar Blakaj. Ai shton për Gërvallën se ka qenë njëri i kulturës e politikës, shkrimtar, publicist e kantautor. Blakaj rrëfen kohën kur me veturën e tij është nisur së bashku me Jusuf Gërvallën për të ikur në Gjermani.

“Jusufi kujtonte dialogjet e Platonit për Sokratin dhe tha: ‘Unë di shumë dhe nuk do ta që të zhburrnohem nga torturat në burg. Më mirë të më vrasin diku’. Kur Sokrati kishte ikur nga një betejë, ishte pyetur si mund të të ndodhë ty një gjë e tillë, vazhdon Blakaj, ‘Po largohem se do të bëjë ndonjë betejë tjetër për Greqinë’”, ishte përgjigjur Sokrati, citon Blakaj. E fjalë të njëjta i kishte lënë edhe Gërvalla për Kosovën./Tribuna/

PDK synon ta thyejë bllokun

0

thaci, kuciZyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës vazhdojnë të besojnë se ata do të jenë formues të Qeverisë së re, ani se në këtë kohë nuk kanë asnjë partner për bashkëqeverisje.

Veprimet për krijimin e një koalicioni qeverisës, ata thonë se do të shihen pas nxjerrjes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës, kryetar i Kuvendit. Anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh deputet në legjislaturën e re, Zenun Pajaziti, ka konfirmuar për gazetën se Partia Demokratike e Kosovës është duke punuar për t’i bërë numrat dhe të qeverisë me vendin. Bile, ai ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të bëjnë koalicion me njërën nga tri partitë e bllokut.

“Do ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse çdo gjë që themi tash mund të konsiderohet si presion mbi Gjykatën. Në konsiderojmë se kemi argumente të mjaftueshme ato të cilat i kemi dërguar në gjykatë dhe mendojmë që mandatari i ardhshëm i qeverisë do të jetë partia fituese, pra PDK-ja. Kemi thënë që do të jemi të hapur për bisedime sepse vendit duam t’i japin institucione të qëndrueshme, të fuqishme të cilat do t’i vazhdojnë proceset e dialogut, integrimeve etj.”, ka thënë Pajaziti.

Sipas tij, nëse ky bllok opozitar vazhdon me qëndrimet e ngurta dhe me inate, vendi mund të shkojë në zgjedhje të cilat nuk i dëshiron askush. Por siç ka thënë ai, nëse shkohet në zgjedhje të reja, ai që do të humbë më së shumti do të jetë blloku i koalicionit. E këto pritje të zyrtarëve të PDK-së, zyrtarët e LDK-së i interpretojnë si ëndrra. Avdullah Hoti, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se blloku paszgjedhor është i palëkundur me qëndrimet e veta, që prej se është themeluar. Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur asnjë takim mes zyrtarëve të PDK-së me ndonjërën nga partitë e bllokut.

“Ne tash po punojmë në harmonizimin e programit qeverisës, vetëm se aktualisht jemi duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin jam i sigurt që do të jetë në favor të zhbllokimit të situatës dhe mbizotërimit të demokracisë në vend. Qeverinë e bëjnë ata që i kanë numrat në kuvendin e Kosovës dhe ata jemi ne”, ka thënë Hoti.

Edhe Bilall Sherifi, anëtar i kryesisë së NISMA-s, deklarimet e zyrtarëve të PDK-së, për t’u bërë mandatar në qeveri i ka quajtur dëshira të tyre. Ndërsa, sa i përket deklarimeve të PDK-së, se do të lidhin koalicion me ndonjërën nga partitë e koalicionit, Sherifi është shprehur se edhe kjo gjë bën pjesë në listën e dëshirave por në realitet nuk do të ndodhë.

“Kemi besim te partneret e koalicionit dhe se nuk ka gjasa që PDK-ja të lidhë koalicion me ndonjërën prej partive të bllokut”, ka thënë Sherifi. Se Partia Demokratike e Kosovës mund të gjejë veten në pushtet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 25 gusht, ka thënë vetë shefi i kësaj partie Hashim Thaçi./Tribuna

Klipi i ri i Rita Orës, në vendin e pestë në SHBA

0

Rita Ora-Fiffty ShadesRita Ora është duke e shënuar një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e saj dhe të depërtimit në tregun amerikan të muzikës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka lansuar ditë më parë videoklipin e këngës “Black Widow” në bashkëpunim me reperin australiane Iggy Azalea.

Ky bashkëpunim u mendua të jetë ideal për Ritën që të depërtojë në tregun amerikan, dhe duket se ashtu edhe ndodhi.

Këngëtarja ka festuar faktin se dy ditë pas publikimit të klipit ka arritur të ngjitet në vendin e pestë të këngëve më të shitura në iTunes në Amerikë.
Ky është suksesi më i madh deri tani në karrierë i Ritës, e që i ka ahpur rrugë suksesit me albumin e saj të dytë, i cili do të publikohet së shpejti.

Kush është shqiptari i vrarë në Siri?

0

ebu-derda“Vëllai jonë Ebu Derda esh Shami ka rënë shehid. All’llahu i Madhëruar i dhëntë shpërblim në xhenetin më të lartë”.

Ky është mesazhi me të cilën miqtë e tij njoftuan sot vrasjen në Siri të Idajet Balliut.

Djaloshi 24 vjeçar nga Librazhdi u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo të Sirisë gjatë betejës që po zhvillohet në këtë qytet prej disa ditësh.
Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.
Mësohet se ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik.

Gazetari Fatos Mahmutaj na ndihmoi me informacionin por dhe duke i vënë në dispozicion redaksisë Ora News një seri fotosh nga jeta e Idajetit gjatë luftimeve në Siri.

Kush është Idajet Balliu
I riu, lindi më 10 maj 1990 në Librazhd. Prej disa vitesh familja e tij banon në periferi të kryeqytetit. Në Tiranë Balliu kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa ashtu siç bën të ditur në profilin e tij në Facebook studimet e larta i kreu në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite.

Gjatë luftës ai është njohur me emrin Ebu Derda esh Shami, dhe ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik, ose siç njihet tani Hilafeti Islam.
Synimi ynë është jeta e përhershme
Ndërsa vetë i ndjeri, vetëm pak ditë më parë kishte publikuar në profilin e vet në rrjetin social Facebook një shprehje të dijetarit islam Ahmed Jasin: “Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme”.
(Ora News)

Nata amerikane në Prizren

0

Tracy Ann Jacobso33Do të jenë gjithsej 15 dokumentarë amerikanë që do të shfaqen në natën e dytë të DokuFest, të cilët do të vijnë në Kosovë me përkrahjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E në shfaqjen e këtyre filmave në DokuFest, sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA’së në Kosovë, do të marrë pjesë edhe Ambasadorja Tracy Ann Jacobso

Revyja e Filmit Amerikan është sjellë në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë Jugore, dhe do të prezantojë një program të përbërë nga 15 dokumentarë amerikanë të shpërblyer, të cilët për tema kanë diversitetin dhe shoqërinë civile.

Përmes Revysë së Filmit Amerikan Ambasada e SHBA’ve po ashtu sponsoron vizitat në Kosovë të David France, i cili ishte nominuar për një Oskar për Dokumentarin “Si të mbijetohet murtaja” dhe të Claire Aguilar, një kuratore filmi, montazhere dhe redaktore mediale që ka përvojë 20-vjeçare në mediumet publike.

Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA’së në Kosovë, gjatë DokuFest France dhe Aguilar do të mbajnë një sërë punëtorish, ligjëratash, dhe intervistash.

Shpend Ahmeti: S’ka asgjë të keqe nëse shkohet në zgjedhje të reja

0

Shpend Ahmeti VVNënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nëse koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma do t’i pranonte kushtet e Vetëvendosjes, Kosova do të kishte qeveri dhe institucione stabile.

Por nëse ky koalicion i pranon kushtet e Listës Srpska, e jo të VV-së, atëherë, sipas tij, Qeveria do të jetë jostabile dhe do të varet nga Beogradi.

Duke folur për Epokën e Re lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se kjo do të varet më shumë nga koalicioni LDK-AAK-Nisma.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk do të kishte asgjë të keqe edhe nëse mbahen zgjedhjet e reja.

Shengyl Ismajli në tre filma në DokuFest

0

2014081517133041860000Filmat ku do të jetë pjesë Shengyl Ismjali janë filma që tashmë kanë shënuar edhe suksese në festival të ndryshme të botës, e sidomos ai i Lendita Zeqirajt “Ballkoni”.

Ndërkaq dy filmat e tjerë ku merr pjesë kjo aktore kosovare janë filmat “Amel”, i regjisores, More Raca dhe “Kanarinët e dijnë”, i Kaltrina Krasniqit
Aktorja kosovare, Shengyl Ismajli në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit Dokumentarë dhe të Shkurtë DokuFest do të paraqitet në tre filma.

Vetë aktorja Ismajli ndihet të jetë e nderuar për këtë prezantim të trefishtë në një festival mjaftë prestigjioz, që tashmë konsiderohet si një ndër më të rëndësishmi në rajon. “Kam nderin të jem pjesëmarrëse në tre filma të shkurtër artistik që do të shfaqen në këtë edicion”, ka shkruar Ismajli në facebook.

Ndërkaq, filmat ku do të jetë pjesë Shengyl Ismjali janë filma që tashmë kanë shënuar edhe suksese në festival të ndryshme të botës, e sidomos ai i Lendita Zeqirajt “Ballkoni”. Ndërkaq dy filmat e tjerë ku merr pjesë kjo aktore kosovare janë filmat “Amel”, i regjisores, More Raca dhe “Kanarinët e dijnë”, i Kaltrina Krasniqit.

Vlen të përmendet edhe fakti tjetër, se të tre këta filma të lartpërmendur kanë regjisor femra./KultPlus.com