13.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 7737

Molliqaj: Hasani as profesor, e lëre më në krye të Kushtetueses

0

DardanMolliqaj-vvPër skandalet e mëparshme si rektor i UP-së, Enver Hasani nuk do të duhej të ishte profesor e lëre më kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shprehet Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai thotë për KTV se VV nuk ka besim tek institucioni i Kushtetueses. Sipas tij, Hasani është person problematik, që bën që GJK të mos ketë kredibilitet e vendimet të mos jenë të drejta.

Por, se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses ndaj kërkesës së PDK-së, Molliqaj shprehet se koment nuk mund të japë, porse Gjykata Kushtetuese duhet ta di se fuqinë në Kuvend e përcakton numri.

Edhe pas ndarjes, Rita Ora e adhuron Calvin Harrisin

0

Rita Ora-Calvin HarrisRita Ora, gjatë një interviste për revistën “Glamour”, ka folur dhe për ndarjen nga i dashuri i saj, Calvin Harris. Gjatë intervistës, ajo tha se e adhuron atë.

“Ne kemi punuar shumë fort dhe ishim së bashku kudo nëpër koncerte”, tha këngëtarja 23-vjeçare.

Këngëtarja e hitit R.I.P. pranoi se nuk do të fliste kurrë në “Twitter” për ndarjen nga Calvin Harris, nëse ai nuk do të kishte përdorur rrjetet sociale për ta konfirmuar përfundimin e romancës së tyre. Çifti u nda në Qershor të këtij viti.

“Sinqerisht, nëse Calvin nuk do e kishte bërë këtë, as unë nuk mund ta bëja. Më mori 5 ditë për të shkruar 3 fjali”, tha Rita Ora.

Një burim thotë se “Rita ishte shumë në siklet pas postimit të D.J. skocez për dhënien fund të romancës me Rita Orwn. Ajo mendoi se Calvin nuk do ta bënte publike, kështu që Rita u shokua”.

Katër kandidatë synojnë pozitën e udhëheqësit artistik të TK

0

TKKListës së kandidatëve për udhëheqës artistik brenda TKK-së, që ishte e përbërë prej Emin Eminit e Jeton Budimës, gjatë ditës sotme i është shtuar edhe Behar Zenelaj e Adem Zhitopotoku.

Jeton Budima, Emin Emini, Behar Zenelaj e Adem Zhitopotoku janë emrat që ia kanë mësy pozitës së udhëheqësit artistik brenda Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Se të njëjtit tashmë kanë aplikuar për këtë pozitë e ka konfirmuar edhe Shkëlzen Dragaj për KultPlus, këshilltar politik i ministrit të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, Memli Krasniqit.

Ndërkohë, konkursi për pozitën e udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës është dashtë të mbyllej javën e kaluar, por, për faktin se patën aplikuar vetëm dy kandidatë: Emin Emini dhe Jeton Budima, konkursit i është zgjatur afati edhe për një javë.

Por, sipas ligjit për Shërbim Civil, konkursi do të ishte valid nëse aplikojnë më së paku pesë kandidatë.

Kështu që, sipas rrethanave të deritanishme konkursi për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të përsëritet.

Buzhala: Pse tek ne nuk kapen vrasësit?

0

Berat BuzhalaIsh– deputeti Berat Buzhala ka kritikuar autoritetet në vend për mungesë efikasiteti në zbardhjen e rasteve të vrasjeve duke përmendur vrasjeve e fundit në vend siç është ai i Elvis Pistës, rasti në Gjakovë dhe rast i fundit në Skënderaj.

Madje, sipas Buzhalës, nëse këto fakte potencohen, Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi i mbetet hatri.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Buzhalës në Facebook.

Po e lexoja nje tekst ne mediat serbe, per nje kasap (nime profesionin kasap) qe para dy javesh e kishte vrare nje te mitur, 14 vjecare. Ja e gjeten trupin e kesaj vajze – diku ne nje deponi berllogu – ja paten me u cmend. Pastaj, ja e zbuluan vrasesin, ja paten me u cmend. Po nga mediat serbe mesova se gjurmeve te kriminelit kishin shkuar ne baze te gjurmeve qe telefoni i tij kishte lene ne antena te caktuara telefonike. Une pos deshiroj t’i uroj autoritetet e ketij shteti per nje spektakel te vertete, per te ardhur deri te kapja e ketij monstrumi, i cili ne menyre mizore e kishte vrare nje te mitur, Tijanen. Dhe efekti i kapjes se kriminelit, nuk eshte vetem qe ai te ndeshkohet, por qe edhe te tjeret qe kane keso prirje, maten mire perpara se te ndermarrin nje akt te ngjashem. E dine per sigurte se policia do t’i kape…

Cka ka ndodh tek ne, keto kohet e fundit?

Pse duhet dikush me u frikesu, nese e ka ndermend ta kryej nje krim?

U vra Elvis Pista, sikur mos t’koke. Folke nje prokurore e Gjakoves sikur me tregu fall. Thojke pe zojme sot, pe zojme neser. E as sot e as neser.

Tjeter. U vrane axhe e nip ne Gjakove. Dihet qarte kush e ka kryer vepren. Ama erifi ka vendos, vet, mos me u dorezu. Policia ka leshuar fletarrest. Cili eshte mesazhi.

Tash, ne rastin e Pistes, vrasesit potencial inkurajohen qe edhe nese e kryejne krimin, munden mos me u zbulu. Kurse ne rastin e Gjakoves, ata qe rrezikojne me u zbulu, ma shume kisha ma thane me u vetezbulu, munden me llogarite mos me u dorezu. Pra, dorezimi ketu eshte fakultativ. Madje, edhe me i fresket rasti ne Skenderaj. Gani Geci ka vendos mos me u dorezu. Se sipas tij kushtet ne burg nuk garantojne siguri fizike per te. Mund te kete edhe ketu dicka te vertete. Kjo edhe 100 here ma keq. Paramendo me qene edhe burgjet te kontrollume prej krimineleve…

Valla bre shtet po ndertojme.

Mandej me ja permend Bajramit nojnjanen prej ketyne, edhe hatrohet.

Pasoja të mëdha nga ngërçi politik

0

EU-kartelaKosova gjatë kësaj periudhe është dashur të përballet më shumë sfida që lidhen me procesin e integrimit evropian, konkretisht çështjet që lidhen me marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe shumë procese tjera.

Por, që në mungesë të krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit, të gjitha këto çështje, sipas analistëve politikë, nuk kanë arritur të adresohen.

Analisti Dren Doli thotë për Radion Evropa e Lirë se vonesa e gjatë për krijimin e institucioneve të reja të do t’i sjell Kosovës pengesa të mëdha jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen e afërt, sidomos sa i përket integrimit evropian.

“Konkretisht çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe një numër të madh të kritereve të paplotësuar nga procesi i liberalizimit të vizave dhe çështjet tjera të rëndësishme për funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës”, shton Doli.

Mos konstituimi i Kuvendit dhe mos krijimi i Qeverisë së re të Kosovës që ka zgjatur adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet vendi, do të reflektohen edhe në raportet ndërkombëtare.

Ndërsa, sipas Leon Malazogut nga Instituti Demokraci për Zhvillim, ngërçi politik mund të thellohet edhe më shumë nëse çështja nuk zgjidhet deri në fund të gushtit.

“Ngërçi mund të thellohet edhe më tutje nëse çështja nuk zgjidhet deri në fund të gushtit dhe ju skadon mandati edhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mund të hyjmë në një situatë kur shumë pak institucione kanë legjitimitet politik”, thotë Malazogu.

Ai shton se liderët politikë duhet të tregohen të pjekur dhe këtë situatë ta tejkalojnë, pasi nëse kjo nuk do të tejkalohet do të jetë një njollë negative për vendin.

“Mund të vijmë serish në një situatë kur bashkësia ndërkombëtare do t’i ulë të gjithë liderët dhe të gjejë një kompromis. Kjo do të ishte një shenjë që Kosova nuk është vend i pjekur”, shton Malazogu

Ngërçi politik i krijuar në Kosova gjatë këtyre dy muajve të fundit nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dren Doli kujton problemet e mëhershme që ka pasur vendi në formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet, por thotë se situatat e tilla ishin tejkaluar më lehtë.

“Unë besoj që partitë politike, përveç besimit të qytetarëve që kanë marrë me votën e tyre, ata kanë përgjegjësi edhe më të madhe në kuptim të adresimit të të gjitha këtyre problemeve që ka Kosova edhe në ruajtjen e stabilitetit politik”, shprehet Doli.

Britanikja: Mjekra më bën më të fortë (Foto)

0

Harnaan Kaur-femra me mjeker1Një femër britanike është shfaqur në një ekspozitë fotografike, pasi ka rritur mjekrën e saj për 7 vjet rresht. Harnaan Kaur është gruaja e vetme në këtë koleksion fotografish, duke iu kundërvënë kritikave mbi pamjen e saj.

23-vjeçarja nga Slough, Berkshire në Angli e ka rritur mjekrën që prej moshës 16-vjeçare, pasi u diagnostikua me sindromën e ovarieve policistike, një sëmundje që shkakton rritje të qimeve.

Zonjusha Kaur është një nga 60 gratë që ka zgjedhur të marrë pjesë në ekspozitën e quajtur “Project 60”.

Harnaan Kaur-femra me mjekerr“Është e pabesueshme të jesh femra e vetme mes këtyre burrave me mjekra. Kjo më bën të ndihem e fortë”, u shpreh britanikja.

“Dhe rritja e ndërgjegjësimit për një kauzë të tillë është qershia mbi tortë”, vijoi ajo.

Sindroma e Ovarieve Policistike

Kjo sindromë është një sëmundje që prej ovarit (vezoret) e femrave dhe ka tre karakteristika. Së pari, shkakton ciste në vezore, vezoret nuk i lëshojnë vezët normalisht dhe nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjët). Sindroma shoqërohet me nivele të parregullta të hormoneve, ku bën pjesë edhe insulina. Nuk ka kurë për këtë sëmundje, por mjekimet përdoren për të trajtuar simptomat, si rritja e qimeve dhe problemet e fertilitetit.

Shkup: Protesta të qeta kundër rastit “Monstra”

0

Shkup-protesta14-08Edhe kësaj radhë protestuesit shqiptarë kundër verdiktit të rastit “Monstra” u penguan të protestonin para ndërtesës së Qeverisë. Edhe pse Këshilli Organizativ tentoi të bindte policinë të lironte rrugën duke i treguar lejen e vulosur për protestë, kordoni i gjatë policor nuk lëvizi nga vendi. Kështu stacioni i fundit i marshit paqësor ndaloi tek Qendra Tregtare “Mavrovasja” ku u shpalosën kërkesat nga Këshilli Organizativ për shkarkimin e prokurores Gordana Geshkovska, ndjekjen penale të saj si dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Protestuesit gjithashtu brohoritën për çpolitizimin e gjyqësorit, dhe lirimin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm shqiptar nga procesi “Monstra” e rastet e tjera.

“Përse na ndalojnë edhe pse e kemi paraqitur në mënyrë të rregullt protestën tonë. A mendon se nuk do ti dëgjon këto fjalë. Jo zotëri, do ti përcjellin mediumet dhe do ti dëgjosh. Ju do të na nxirrni edhe më tutje në rrugë. Të jeni të bindur, mos u frikësoni se ne sot kemi dalë duarbosh me fëmijë me gra, me pleq, të ju tregojmë se nuk jeni në rregull. Jeni vetëm për një etnikum. Por sa do të mund të zgjasë kjo drejtësia juaj ju lëmë juve ta mendoni”, deklaroi Bedri Ajdari, organizator dhe familjar, transmeton Alsat-M.

Ish deputeti Hisni Shaqiri u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të merren seriozisht me çështjen e rastit “Monstra” dhe t’u dalin në krahë shqiptarëve në protesta.

“Janë momente shumë të rëndësishme në mënyrë shumë vëllazërore ti thërrasim të gjithë ato ti bashkëngjiten kësaj proteste e cila ka karakter shumë fisnik për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Duke mbrojtur interesin kombëtar, i ndihmojmë edhe vëllezërit tanë në rastin Monstra që janë dënuar me burg të përjetshëm. Ato janë si sakrificë, viktimë e politikës anti-shqiptare”, tha Hisni Shaqiri, ish deputet.

Teksa organizatorët në lëvizje u bënin thirrje kalimtarëve të rastit që t’i bashkëngjiteshin protestës, turma e njerëzve sa vinte rritej. Protestuesit bënë thirrje për masivitet gjatë çdo të premteje të ardhshme, duke mos rënë pre e presioneve. Ferikan Iljazi.

Nis peticioni për shkarkimin e guvernatorit Fullani

0

Peticioni kunder FullanitVazhdon në këtë mënyrë protesta për largimin e drejtuesit kryesor të Bankës së Shqipërisë pas vjedhjes së saj.

Disa qindra qytetarë të Tiranës ishin të parët sot që nënshkruan peticionin e saponisur nga shoqëria civile për shkarkimin nga detyra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për shkak të vjedhjes së Bankës.

Pas disa ditë protesta para selisë së Bankës, duke kërkuar dorëheqjen e tij, veprimtarët e shoqërisë civile nisën mbledhjen e firmave për një peticion, me anë të të cilit do t’i kërkojnë presidentit të Republikës dhe parlamentit, që ta shkarkojnë atë nga detyra.

Brenda pak orësh në peticion u hodhën disa qindra nënshkrime nga qytetarë të revoltuar, që shprehën shqetësim për skandalin e Bankës së Shqipërisë, ku një punonjës deklaroi se ka vjedhur mbi 7 milionë dollarë për 4 vjet rresht, dhe deri tani janë arrestuar 10 persona. Javën tjetër peticioni do të nënshkruhet në shumë qytete të tjera të mëdha të vendit.

Qeveria dhe opozita kanë dhënë reagime të pakta për ngjarjen, njëra duke thënë se krimi i rëndë është një sfidë për drejtësinë dhe tjetra se Banka duhet të forcojë masat e sigurisë. Qeveria deklaroi se do të respektojë pavarësinë e Bankës në masat e reja, ndërsa opozita pohoi se do të respektojë dinjitetin e saj.

Ekspertë të pavarur theksojnë se Banka punon prej shumë kohësh pa zëvendës-guvernator dhe pa dy antarë të këshillit mbikëqyrës, që duheshin dërguar nga parlamenti. Ndërsa këshilli mbikëqyrës, i kryesuar nga guvernatori nuk propozoi shkarkimin e tij.

Prokuroria nga ana e saj publikoi sot një njoftim, ku renditen për herë të parë rezultatet e deritanishme dhe pistat e hetimit. Gjykata po mban në arrest me burg 10 persona, të dyshuar për vjedhjen e Bankës, shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Prokuroria po heton nga 21 korriku për të gjetur mekanizmin e vjedhjes, vendndodhjen e parave, pasuritë e të arrestuarve dhe përgjegjësit për ngjarjen./VOA/

Biografia e u.d. kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxhaj

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorSylë Tahir Hoxha, i lindur më 10 shkurt 1955 në fshatin Gjonaj KK Prizren. Shkollën fillore e kreu në fshatin Gjonaj, shkollën e mesme – gjimnazin e kreu në Prizren. Më 15 mars 1981 diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Me 01 qershor 1981 ka filluar të punojë si praktikant në një ndërmarrje për montimin e nxehjes qendrore dhe ujësjellësit “Metalax “në Prizren. Në vitin 1982 gjer në mars 1983 ka qenë referent juridik në atë ndërmarrje. Prej marsit 1983 gjer më 1 tetor 1984 ka punuar si referent juridik në drejtorinë për punë pronësoro juridike në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Prej dt. 01 tetor 1984 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren, të cilën funksion e ka kryer gjer më 20 korrik 1992 kur është shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Serbisë.

Prej korrikut të vitit 1993 gjer në gusht të vitit 2000 ka punuar si avokat. Më dt. 08 gusht të vitit 2000 është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren, ku ka punuar gjer më 10 mars 2006.

Prej dt. 10 mars 2006 gjer më dt. 10.01.2008, ka qenë i emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Prej janarit 2009 deri në fund qershorit 2010, ka punuar avokat.

Më dt. 29 qershor 2010, nga Presidenti i Republikës së Kosovës është emëruar prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren.

Nga 27 prilli 2011 është caktuar ushtrues i detyrës së kryeprokurorit në Prokurorinë e Qarkut në Prizren.

Lirohet Avni Mavraj

0

Avni MavrajAvni Rrustem Mavraj nga fshati Saradran, Komuna e Burimit, i cili ishte arrestuar të mërkurën mbrëma nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare, para pak çastesh është liruar nga burgu i Leskovcit.

Lajmin e lirimit të vëllait, e ka konfirmuar për “Epokën e re” Riza Mavraj. “Para 10 minutave më lajmëroi vëllai se është liruar nga burgu i Leskovcit, ku ishte duke u mbajtur në paraburgim. Tani po presim që ai të na bashkohet”, ka thënë Riza Mavraj.

Policia serbe në pikëkalimin kufitar Merdare të mërkurën mbrëma e kishte arrestuar Avni Mavrajn, me arsyen se është i kërkuar për vrasjen e serbëve në Pejë gjatë luftës së fundit.