30.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Buzhala: Pse tek ne nuk kapen vrasësit?

Berat BuzhalaIsh– deputeti Berat Buzhala ka kritikuar autoritetet në vend për mungesë efikasiteti në zbardhjen e rasteve të vrasjeve duke përmendur vrasjeve e fundit në vend siç është ai i Elvis Pistës, rasti në Gjakovë dhe rast i fundit në Skënderaj.

Madje, sipas Buzhalës, nëse këto fakte potencohen, Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi i mbetet hatri.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Buzhalës në Facebook.

Po e lexoja nje tekst ne mediat serbe, per nje kasap (nime profesionin kasap) qe para dy javesh e kishte vrare nje te mitur, 14 vjecare. Ja e gjeten trupin e kesaj vajze – diku ne nje deponi berllogu – ja paten me u cmend. Pastaj, ja e zbuluan vrasesin, ja paten me u cmend. Po nga mediat serbe mesova se gjurmeve te kriminelit kishin shkuar ne baze te gjurmeve qe telefoni i tij kishte lene ne antena te caktuara telefonike. Une pos deshiroj t’i uroj autoritetet e ketij shteti per nje spektakel te vertete, per te ardhur deri te kapja e ketij monstrumi, i cili ne menyre mizore e kishte vrare nje te mitur, Tijanen. Dhe efekti i kapjes se kriminelit, nuk eshte vetem qe ai te ndeshkohet, por qe edhe te tjeret qe kane keso prirje, maten mire perpara se te ndermarrin nje akt te ngjashem. E dine per sigurte se policia do t’i kape…

Cka ka ndodh tek ne, keto kohet e fundit?

Pse duhet dikush me u frikesu, nese e ka ndermend ta kryej nje krim?

U vra Elvis Pista, sikur mos t’koke. Folke nje prokurore e Gjakoves sikur me tregu fall. Thojke pe zojme sot, pe zojme neser. E as sot e as neser.

Tjeter. U vrane axhe e nip ne Gjakove. Dihet qarte kush e ka kryer vepren. Ama erifi ka vendos, vet, mos me u dorezu. Policia ka leshuar fletarrest. Cili eshte mesazhi.

Tash, ne rastin e Pistes, vrasesit potencial inkurajohen qe edhe nese e kryejne krimin, munden mos me u zbulu. Kurse ne rastin e Gjakoves, ata qe rrezikojne me u zbulu, ma shume kisha ma thane me u vetezbulu, munden me llogarite mos me u dorezu. Pra, dorezimi ketu eshte fakultativ. Madje, edhe me i fresket rasti ne Skenderaj. Gani Geci ka vendos mos me u dorezu. Se sipas tij kushtet ne burg nuk garantojne siguri fizike per te. Mund te kete edhe ketu dicka te vertete. Kjo edhe 100 here ma keq. Paramendo me qene edhe burgjet te kontrollume prej krimineleve…

Valla bre shtet po ndertojme.

Mandej me ja permend Bajramit nojnjanen prej ketyne, edhe hatrohet.

Osmani takohet me shefen e MCC-së, flasin për investimin 236 milionësh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve...

Problemi më i madh që ka pasur Enveri me gjeneral Gjin Markun

Gjetë Ndoj, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, e gjithashtu prej vitesh edhe pjesë e strukturave të politikës, (si kryetar i...

Lajmet e Fundit