25.2 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025
Home Blog Page 7759

Hajredin Kuçi: Zgjedhjet janë zgjidhja e fundit

0

Kuci-hajredin5-30Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se zgjedhjet janë zgjidhja e fundit. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të ndërtohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës. Por, nëse krijohet situata për të shkuar në zgjedhje, ai ka thënë se PDK është e gatshme t’i hyjë këtij procesi edhe një herë.

Përveç Vetëvendosjes dhe AKR-së, të cilat janë të gatshme për zgjedhje, asnjë nga subjektet tjera nuk është duke menduar për to. Zgjedhjet, sipas këtyre të fundit, shihen vetëm si zgjidhja e fundit. PDK dhe blloku paszgjedhor, aktualisht janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më pas me krijimin e institucioneve.

Ndërsa deklarata e mëhershme e bllokut se do të konkurrojë me një listë të përbashkët nëse eventualisht shkohet në zgjedhje, tashmë është e kaluar. Në një prononcim për gazetën, Hajredin Kuçi nga PDK, ka thënë se janë duke punuar që të ndërtojnë institucione të qëndrueshme legjitime sipas Kushtetutës, dhe se zgjedhjet janë zgjidhje e fundit.

“Ne punojmë qe të ndërtojmë institucione të qëndrueshme legjitime dhe sipas Kushtetutës. E gjithë kjo duhet të jetë në dobi të vendit dhe qytetarëve. Nëse zgjedhjet imponohen si zgjidhje, atëherë edhe në atë proces marrim pjesë, por kjo do të duhej të ishte zgjidhje e fundit”, ka thënë Kuçi. I pyetur për mundësinë e koalicionit më Aleancën Kosova e Re, nëse eventualisht shkohet në zgjedhje, Kuçi ka thënë se ende nuk është diskutuar për këtë çështje

Kida kalon çaste të bukura në Ulqin

0

Orhidea LatifiKëngëtarja Orhidea Latifi apo që njihet për publikun me nofkën ‘Kida’ është duke i kaluar pushimet në plazhin e bukur të Ulqinit. Përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Facebook’, Kida dukej shumë e buzëqeshur dhe shumë e lumtur në rrezet e diellit.

Ajo kishte veshur rroba plazhi me model të rrobave ushtarake të lidhura në mes me zinxhirë. Këtë pushim Kida e ka bërë pas lansimit të këngës ‘O’Najer’ dhe që nga data e publikimit ajo ka marrë rreth 500 mijë shikime në kanalin ‘Youtube’.

Kida është njëra ndër këngëtaret me të reja të skenës muzikore dhe që nga debutimi i parë me këngën ‘Murder’ ajo ka filluar të pëlqehet mjaftë shumë.

Iggy dhe Rita ‘pushtojnë’ kanalin ‘Youtube’

0

Iggy dhe RitaKa vetëm një ditë që lansuan këngën në kanalin ‘Youtube’ dhe që nga ai moment e deri më tani Iggy Azzalea dhe Rita Ora kanë arritur ti marrë rreth 2 milion shikime.

Kënga e tyre që titullohet ‘Black Widow’ po pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe është duke u dëgjuar në të gjitha vendet e botës.

Që të dy këngëtaret po marrin mjaft komente pozitive si për këngën ashtu edhe videoklipin. Iggy dhe Rita shprehen të lumtura me këtë sukses gjigant në karrierën e tyre. Ndër të tjera shumë shpejt pritet që Rita të sjell një këngë të re që titullohet ‘Poison’ e që është dedikim i ish partnerëve të saj.

Siguria e brishtë

0

Policia kosovesRadikalizmi dhe ekstremizmi fetar kanë filluar që një kohë të bëhen tema të ndjeshme. Por edhe pa këto dy fryma, siç vlerësojnë analistët, siguria e brendshme e Kosovës ka qenë dhe mbetet e brishtë.

Ndonëse Kosova është shquar për një frymë të tolerancës ndërfetare, situata në terren, sipas njohëseve të çështjes së sigurisë dhe politikës, është duke shkuar në një drejtim tjetër. Njëri nga analistët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Shpend Kursani, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë vend transit për të gjithë ata që kanë qenë apo eventualisht mund të jenë të përfshirë në akte terroriste jashtë vendit.

“Pozita gjeografike e Kosovës nuk lë hapësirë dhe në fakt dëshirë të grupacioneve të ndryshme që ta përdorin Kosovën si vend transit, siç është për shembull Turqia”, ka thënë Kursani. Kosova, sipas tij, vazhdon të mbetet si një vend shumë i përshtatshëm për formimin e këtyre grupeve që kanë pretendime terroriste./tribuna/

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani- me master fals

0

BujarNishani-presidentiShqiperiseMasteri i është shitur nga një mashtrues francez, i dënuar nga Gjykata e Tiranës një vit më parë me 5 vjet burg. Presidenti i votuar i Shqipërisë, Bujar Nishani, rezulton të ketë një master fallco “Për studime evropiane”, marrë në vitin 2005 në Tiranë.
Masteri shpërndahej nga një institut fantazmë francez, në bashkëpunim me disa pedagogë të Fakultetit Histori- Filologji. Në shtator të vitit 2011 Gjykata e Tiranës ka dënuar shtetasin francez Bruno Hamard, që shiste për 300-1000 euro diploma për “Master” dhe “Doktoraturë”. Në këtë listë ka shumë zyrtarë dhe deputetë të shtetit shqiptar, të cilët kanë marrë masterin fallco, përfshi deputetin Mark Marku, ministrin Nishani, prefektin e Durrësit, Gjergji Gjinko- në atë kohë shef kabineti i ministrit të Arsimit, Edvin Kulluri- gjithmonë shef kabineti i Arben Imamit, etj.

Pasi mashtroi profesorin e fakultetit të Histori-Filologjisë, Petrit Nathanailin, francezi nga Nanterre themeloi në Shqipëri Institutin “IRERIE”. Në fletë-palosje përshkruhej adresa e “Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe Europiane”, i cili kishte krijuar dhe kurse pasuniversitare për studime të larta “Master” dhe “Doktoraturë” në këtë fushë. Mashtruesi vijoi edhe më tej duke krijuar në formën e modulit, seksionin shqiptar “IRERIE” me drejtor profesor Petrit Nathanailin.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës ambasada është përgjigjur se Instituti “IRERIE” është i panjohur në mjediset akademike franceze dhe për rrjedhojë diplomat që shpërndante ky institut nuk kanë asnjë formë njohjeje ose ekuivalence në shtetin Francez.

Duke nisur nga viti 2003 e deri në vitin e fundit 2006-2007, ku instituti fantazmë ka pasur të regjistruar 65 studentë, është e çuditshme heshtja e organeve shtetërore. Kjo edhe për faktin se për gati 4 vjet, instituti, megjithëse i ka zhvilluar mësimet online, fletë-palosjet janë shpërndarë në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pedagogë që kanë dhënë mësimin kanë qenë shqiptarë, të fakulteteve të vendit.

Bujar Nishani, presidenti i zgjedhur i vendit është viktimë e këtij mashtrimi, apo vetëmashtrimi, por kjo ka pak rëndësi. E rëndë është që presidenti Nishani e paraqet në CV e tij zyrtare këtë master si shkollim të tij, edhe pasi shtetasi francez është shpallur në kërkim dhe është vërtetuar nga gjykata që masteri është fallco./gazetadita/

Arrestohet, 9 muaj pasi “ju ka kallëzua krejt për Siri”

0

siriiiiiKa nëntë muaj qyshkur Liridon Kabashi (27), nga Polaci i Skenderajt, i ka rrëfyer Policisë së Kosovës (PK) për shkuarjen e tij në Siri dhe të gjitha përjetimet e atjeshme, shkruan sot Koha Ditore.

Por ai është arrestuar tek të enjten së bashku me imamin gjilanas, Zekrija Qazimi, të dyshuar për tri vepra penale që lidhen me terrorizëm: rekrutim për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi i dy të dyshuarve është i ndërlidhur me rastin e arrestimit të katër personave gjatë muajit qershor 2014 në Kaçanik për veprat e njëjta penale.

E për 40 të arrestuarit e së hënës, të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me terrorizëm, Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten, caktoi paraburgim prej 30 ditësh.

Lexoni të plotë rrëfimin e të atit të të arrestuarit nga Polaci i Skenderajt, si dhe detaje tjera që lidhen me këtë ngjarje, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Ja çka i shkruan familja e Elvis Pistës, kryeministrit Thaçi

0

Elvis Pista-ThaciFamiljarët e Elvis Pistës i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë të Republikës së Kosovës që ndriçojnë vrasjen e djalit të tyre që urdhërdhënesit dhe dorasit të marrin dënimin e merituar.

Familja e tij i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili kërkon të ushtrojë ndikimin e tij “politik dhe institucional” ndaj organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, që hetimet rreth vrasjes së Pistës të përmbyllen dhe përgjegjësit për këtë krim të dalin para drejtësisë.

Letra e familjes Pista

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, i nderuar kryeministër, Hashim Thaçi,

U bënë dy muaj nga vrasja e të birit tonë, birit të Kosovës dhe një prej përfaqësuesve më të denj të qytetit të tij, Rahovecit, PDK-së dhe spektrit politik, Elvis Pistës.

Po ashtu, kaluan dy muaj, që nuk ka asnjë rezultat, nuk ka asnjë gjurmë, dhe nuk ka asnjë të arrestuar.

Detyrë për gjetjen e autorëve e kanë të gjithë, sidomos institucionet e Republikës së Kosovës. Sepse s’ka shqiptar që nuk është tronditur nga kjo ngjarje. Nuk ka bashkpartiak që nuk e ka përjetuar me dhimbje të thellë. Edhe ju e keni përjetuar në mënyrë të tillë.

Ashtu siç kemi kërkuar nga momenti kur ndodhi kjo ngjarje, vazhdojmë të kërkojmë edhe tani zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve dhe kërkojmë nga institucionet relevante dhe organet kompetente që të vazhdojnë me hetimet intenzive drejt zbulimit të këtij akti qyqar.

Kërkojmë nga ju, si institucione të Republikës së Kosovës, nga ju kryeministër Thaçi, për të cilët e dha jetën Elvisi – që të ushtroni ndikimin tuaj, politik dhe institucional ndaj organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, që më në fund qytetarët të dalin lirshëm nga shtëpitë e tyre, që këto hetime të marrin fund me sukses, që autorët të dalin para drejtësisë.

Kjo nuk është kërkesë vetëm nga ne, familja e Elvisit. Ne fuqishëm besojmë se prapa kësaj kërkese qëndrojnë edhe 2 milionë shqiptarë të Kosovës, 25 mijë rahovecianë, e në veçanti 8200 votues të PDK-së dhe Elvisit. Sepse me vrasjen e Elvisit, u vramë të gjithë ne!

Ne vazhdojmë t’i besojmë institucioneve të Republikës së Kosovës, në liderët e këtyre institucioneve me në krye kryeministrin Thaçi.

Por, ky besim mund të zbehet në rast se vazhdon të mos ketë rezultate konkrete nga hetimet. Ky besim mund të shndërrohet në zhgënjim, e zhgënjimi është i madh edhe në mesin e qytetarëve të Kosovës, e qytetarëve të Rahovecit. Duke dashur të ndjekim vetëm rrugët institucionale, ne kërkojmë që sa më shpejt të gjenden e të vihen para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje të tmerrshme për ne.

Kjo letër është vetëm forma fillëstare e drejtimit ndaj institucioneve relevante dhe kryeministrit Thaçi, në rast se nuk do të ketë së shpejti rezultate. Dhe ne kemi përkrahjen e një qyteti të tërë, e një shteti të tërë, për të cilin ka punuar biri ynë, i biri i Kosovës, Elvisi.

Grabovci – Bllokut: Pse jeni nervoz?

0

AdemGrabovci6-05Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, thotë se demokracia ka rregulla të qarta, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë, madje edhe atëherë kur ndokujt nuk i pëlqejnë, qoftë edhe për shkakun e humbjes së garës zgjedhore, siç është tashmë rasti me Bllokun pas zgjedhor bllokues.
Grabovci, në një postim ne Facebook ka thënë se për dallim nga e kaluara, kur populli ka përjetuar vuajtje dhe privime të shumta, në sistemin demokratik sovrani e ka fjalën kryesore.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Grabovcit ne Facebook:

“Demokracia ka rregulla të qarta, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë, madje edhe atëherë kur ndokujt nuk i pëlqejnë, qoftë edhe për shkakun e humbjes së garës zgjedhore, siç është tashmë rasti me Bllokun pas zgjedhor bllokues. Kush nuk i respekton i vuan pasojat. Po ato po i vuan sot pa të drejtë edhe çdo qytetar i Kosovës, pa dallime politike.

Për dallim nga e kaluara, kur populli ka përjetuar vuajtje dhe privime të shumta, në sistemin demokratik Sovrani e ka fjalën kryesore. Më 8 qershor 2014 Sovrani i Republikës së Kosovës ia rikonfiroi besimin e tij PDK-së, për ta jetësuar kështu misionin e radhës, MISIONIN E RI.

Por çuditërisht dëshira e sëmurë për pushtet e krerëve humbës, në mesin e të cilëve ka humbës të përhershëm, të të gjitha zgjedhjeve të lira e demokratike të mbajtura gjer më tani, pretendon të dali mbi përcaktimin e Sovranit. Në këtë vazhdë, opozita, pa respektuar rregulla e as procedura demokratike zgjodhi një “kryetar” Kuvendi, duke u bërë kështu gazi i botës. Ne si PDK ndoqëm rrugën ligjore; iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur lëmshin që e krijoi opozita, sepse prej nesh mbi të gjitha çmohen rendi demokratik, institucionet e shtetit dhe ligji. Ç’ka të keqe këtu? Kujt po i dhemb kjo? Pse opozita po shfaqet e nervozuar? Pse po ka frikë nga Kushtetuesja. Mbase përgjigja tashmë edhe mund të parandjehet e dihet edhe prej saj se do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Andaj besoj fuqishëm në një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese”, (sic), ka shkruar Grabovci në Facebook. /

Sot përkujtohet dëshmori Remzi Ademaj-Petriti

0

Remzi Ademaj 1Sot, përkujtohet 16 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Remzi Ademaj-Petrit Kodra.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja për nder të ditës së rënies së “Petritit” do të vizitojë Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë si dhe vendin e rënies së dëshmorit në fshatin Nashec.“Petriti” po ashtu do të përkujtohet edhe nga bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Remzi Ademaj ishte komandanti i parë i UÇK-së për rajonin e Prizrenit dhe një nga komandantët e parë të UÇK-së për ZOP-in.

Ai ra heroikisht më 15 gusht 1998 në një pritë që forcat serbe i kishin organizuar në fshatin Grazhdanik të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Leonora Jakupi e Neki Emra së bashku…

0

Leonora Jakupi-Neki Emra2Këngëtarja ikonike e skenës muzikore shqiptare, Leonora Jakupi do të vijë edhe me një këngë të re.

Këtë vit, Leonora kremton 20 vjetorin e saj në skenë dhe duket që e ka marr muzikën me seriozisht se kurrë!

Pas një pauze të gjatë kjo është kënga e tretë gjatë këtij viti, por ndryshe nga të tjerat kësaj here ajo na vjen ne bashkëpunim.

Leonora Jakupu-Neki EmraNeki Emra është ai me të cilën Leonora ka bashkuar forcat, për të na e sjell këngë e re për këtë sezone, bën të ditur Blic. “Çift ty dua të kem” mban titullin kënga për muzikën e së cilës është përkujdesur kompozitori Florent Boshnjaku.

Kënga shumë shpejt do ta ketë premierën pasi që xhirimet për vizuelizimin e këtij projekti kanë përfunduar. Bëhet e ditur që videoklipi është realizuar në bregdetin shqiptar nga produksioni “Max”.