27.8 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025
Home Blog Page 8178

Kurti: Bashkimi Evropian të jetë në Kosovë me ekspertë të bujqësisë

0

AlbinKurti1205Albin Kurti tha se nën qeverisjen e VV-së, do të ketë angazhim për rritjen e buxhetit, dhe se sipas tij, VV nuk do të shtroj asfalt vend e pa vend.

“Kosova nuk ka më vend për asfalt”, tha ai.

“Kur t’i kemi fabrikat e shtrojmë asfaltin”, tha Kurti.

Privatizimi është mungesë e ideve zhvillimore, tha Kurti, duke ripërsëritur kritikat për procesin e privatizimit.

“Kosovës i duhen udhëheqësit dhe jo menaxherët”, tha ai.

I pari i VV-së, tha se do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që në Kosovë të ketë më shumë ekspertë të bujqësisë dhe jo prokurorë.

Kurti: Serbia nuk po kushtëzohet me Kosovën për integrim, do të hyj para Kosovës në BE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se alternativa qeverisëse e Vetëvendosjes është ajo që i duhet Kosovës. Sipas Kurtit vetëm me politika sociale, do të ulet shkalla e varfërisë në Kosovë.

Ai tha se megjithëse nuk ka datë për zgjedhjet nacionale, VV po prezanton programin, pasi sipas tij, në kohë fushatash, më shumë ka defilime fytyrash të kandidatëve për deputetë se prezantime konceptesh dhe programesh.

Kurti tha se VV, planifikon, heqjen e tatimit për gjërat elementare dhe që Kosova të bëhet vend ku fitohet nga puna që bëjmë.

Sipas tij, me politikat sociale në planet e VV-së Kosova nuk rrezikon të bëhet Francë, nga ku ikin shtresa e pasur për shkak të tatimeve të larta.

Kurti tha se në Kosovë, shumë biznesmen nuk janë bërë si rezultat i respektimit të ligjit por si rezultat I shkeljes së tij.

I pari I VV-së, thotë se primare është bashkimi i Mitrovicës, dhe pastaj bashkimi kombëtar dhe Evropa.

“Qëndrimet tona në laternativën qeverisëse nuk dallojnë nga koncepti ynë politik”, tha ai.

“Është zotim esencial që ne do të ngazhohemi për bashkimin me Shqipërine me anë të referendumit”, tha Kurti.

Derisa tha se do të heqin nenin nga Kushtetuta e kosovës që ndalon bashkimin e Kosovës me një shtet tjetër”, tha Kurti, duke folur në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Nuk mendojmë se duhet pritur që të na njohin të gjitha shtetet e OKB-së që të presim në proceset integruese.

“Është shumë vështirë të bëhemi pjesë e OKB-së brenda një dekade me gjendjen aktuale politike”, tha Kurti.

Kurti, edhe një herë ka kritikuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu, ai tha se Serbia mund të hyj para Kosovës në BE, pasi tha se Serbia nuk po kushtëzohet me ose Kosovën ose BE-në, kështu thotë ai, ajo mund t’i ketë të dyja.merren vesh!

Selami Sahiti i AAK-së, emërohet nënkryetar i Dragashit

0

AAK-logoPostin e gjertanishëm që mbante profesori, Shehadin Tërshnjaku, tani e tutje do ta ketë, Selami Sahiti, kandidati i AAK-së që garoi për kryetar të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radio Sharrin, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, duke potencuar se ky emërim vjen si rezultat i koalicionit që lidhën në balotazh, PDK-ja me AAK-në.

“Selami Sahiti është emëruar për nënkryetar të Komunës së Dragashit, bazuar në marrëveshjen që kishim në balotazh, kur AAK-ja iu bashkëngjit forcës sonë në garën për kryetar të Komunës”, tha Jenuzi.

Sa i përket postit të nënkryetarit për komunitetet, Jenuzi tha se kjo nuk ka mbetur pezull, për fajin e shqiptarëve, por janë vetë partitë nga Gora që nuk po përcaktohen për një emër.

“Ne e hodhëm në Kuvend zgjedhjen e nënkryetarit për minoritetet, por votimi rezultoi i barabartë mes këshilltarëve të tyre. Nga 8 këshilltarët goranë, u propozuan 2 kandidatë dhe që të dy morën nga 4 vota. Edhe pse votimi u përsërit tre herë, gjithnjë doli ky rezultat. Prandaj ne nuk mund të bëjmë asgjë, derisa të merren vesh partitë nga minoritetet”, tha Jenuzi.

Në seancën e Kuvendit komunal, ku ishte paraparë edhe zgjedhja e nënkryetarit të Komunës për minoritetet, ishin propozuar dy kandidatë, Safet Kushi, nga CDU dhe, Nuhia Tairovci, nga partia VATAN. Gjatë tre raundeve të votimit, që të dy morën nga 4 vota, gjë që dështoi zgjedhja e njërit prej tyre.

Veteranët falënderojnë deputetët

0

UCK-rreshtOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përgëzuar të gjithë bashkëluftëtarët për miratimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së. OVLUÇK-ja ka falënderuar të gjithë ata deputetë, të cilët kanë votuar pro projektligjit.

“Pas miratimit të këtij ligji, pozita shoqërore dhe ekonomike e veteranëve të luftës do të përmirësohet dukshëm, e me këtë rast ne përgëzojmë bashkëluftëtarët për durimin dhe pjekurinë e kallëzuar karshi proceseve të paqes dhe shtetndërtimit. Ne falënderojmë deputetët që votuan për miratimin e këtij ligji dhe inkurajojmë të gjithë deputetët që të jenë në mbrojtje të vlerave të shenjta të luftës së UÇK-së. Qeverisë së Kosovës i kërkojmë që të punojë në zbatimin e këtij ligji dhe e falënderojmë për kontributin e deritashëm”, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.

Në Prizren filloi konferenca e prokurorëve të Kosovës dhe Shqipërisë

0

IsmetKabashi-kryeprokuroriProkurorët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, kanë filluar sot konferencën e përbashkët në Prizren.

Në këtë konferencë është bërë elaborimi mbi funksionimin e sistemit Prokurorisë së Kosovës dhe dhe atij të Shqipërisë.

Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi tha se dy shtete kanë një memorandum të bashkëpunimit të Prokurorisë.

“Ky bashkëpunim i mirë kemi vlerësuar se duhet të ulet edhe në nivel lokal”, tha Kabashi, transmeton TV “Besa”.

Ai tregoi se në këtë konferencë do të bëhetë njoftimi i përvojave të prokurorëve të dy shteteve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj tha ndërkaq  se kjo konferencë është shumë i rëndësishmë .

“Kjo konferencë po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe Prizren”, tha Hoxhaj. Ai shpreson se bashkëpunimi i ndërsjellë do të ulë edhe krimin e organizuar të dy shteteve. Konferenca do të vazhdojë edhe nesër. /PrizrenPress.com/

 

Ashton: 230 orë dialog- meritat për progresin Thaçi e Daçiq

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton shpreson se ajo çfarë bëjnë kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë do t”u shërbejë si shembull të gjithëve në rajon. Duke iu drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian, Ashton ka përgëzuar pjesëmarrësit në dialogun që zhvillohet në mes të Kosovës e Serbisë.

“Shpresoj sinqerisht se ajo që është arritur në dialog do shërbejë si inspirim dhe do jetë shtytje për të tjerët në Ballkanin Perendimor “, u shpreh baronesha Ashton.

Ajo ka pranuar se ne procesin e dialogut ka shpenzuar shumë kohë, siç u shpreh gjithsej 230 orë, por meritat për të arriturat në proces ua la akterëve kryesor të dialogut: du kryeministrave që vijnë nga Prishtina, përkatësisht Beogradi,transmeton rtklive.

“Patëm organizim të suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe integrimin e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë në sistemin juridik kosovar”, tha shefja e diploamcisë evropiane duke cilësuar se dialogu gjithnjë e më shumë po shndërrohet në pjesë të integrimeve evropiane dhe kjo sipas saj vlenë për të dyja palët.

Ukë Rugova nga Burgu i Lipjanit “votoj” për Ligjin për Veteranët!

0

uk rugovaLigji për Veteranët e Luftës është votuar sot edhe nga deputeti Ukë Rugova, i cili, siç dihet ndodhet në paraburgim në Lipjan.

Në fakt, vota e tij është falsifikuar, gjegjësisht, në vend të tij ka votuar ndonjëri prej kolegëve në Kuvendin e Kosovës.Me ta vërejtur këtë çështje, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka konstatuar se deputeti Rugova ka votuar për ligjin në fjalë.

Vota e tij nuk ishte as për as kundër, por abstenim, por si e tillë është numëruar si pjesëmarrje në votim.

“Prekni butonat ta këqyrim. Elektronika s’ka gabon. Unë e dhashë sqarimin për media dhe nuk dua ta zgjasë më shumë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se deri të hënën do të sqarohet në tërësi votimi i Ukë Rugovës.

Personi i parë që e ka vërejtur këtë gjë është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili, pak kohë pas votimit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka njoftuar “opinionin e gjerë” se vota e të birit të ish-presidentit Ibrahim Rugova është keqpërdorë.

Ukë Rugova dyshohet se është përfshirë në keqpërdorime dhe korrupsion për lëshimin e vizave në Ambasadën e Italisë në Prishtinë. Kohë më parë ai është arrestuar nga Policia e EULEX-it dhe më pas është paraburgosur.

Miratohet Ligji për Veteranët e UÇK-së

0

Veteranet therandPDK, AAK dhe Vetëvendosje janë bërë bashkë kur është folur për FARK’un dhe UÇK’në. Asnjëra prej këtyre partive s’e ka përkrahur nismën e LDK’së që në Ligj të përfshihet edhe FARK’u dhe Ministria e Mbrojtjes
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Ligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë deputetët e pranishëm në seancën e Kuvendit kanë votuar pro ligjit, ndërsa asnjë deputet s’ka votuar kundër.

Pra, Ligji ka marrë 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ligji për Veteranët e Luftës nuk i njeh si kategori ushtarët e FARK’ut, formacion ky i udhëhequr nga Qeveria e Bujar Bukoshit.

Me këtë rast, LDK ka kërkuar të përfshihet në ligj edhe FARK’ut dhe Ministria e Mbrojtjes, por kjo është kundërshtuar nga PDK, AAK dhe Partia e Albin Kurtit.

GKK ka hapur konkursi për “Artistët e së nesërmes 2014”

0

GKKGaleria Kombëtare e Kosovës ka hapur konkursin për çmimi “Artistët e së Nesërmes” 2014. Programi iu jep artistëve mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javësh në New York.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Galerinë Kombëtare të Kosovës formularin e plotësuar i cili merret në GKK , portofolio me përmbledhjen e punimeve të realizuara dhe biografinë personale. Afati i fundit për aplikim është 5 maj 2014 ndërsa të drejtë konkurimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, instilacionit, fotografisë, videos dhe performancës,
nën moshën 35-vjeçare.

Katër finalistët e “Çmimit Artistët e së Nesërmes” do të ekspozohen në GKK, ndërsa një juri ndërkombëtare do të shqyrtojë propozimet, do të intervistojë artistët dhe do të shpallë fituesin. Fituesi i çmimit 2014 do të shpërblehet me një residencë 6 javëshe në Nju Jork, SHBA (Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial – www.iscp-nyc.org) ku do të ketë mundësi të ndërtojë një rrjet kontaktesh që do ta ndihmojnë në karrierë.

Çmimi “Artistët e së Nesërmes” organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile nga Nju Jorku. Në programin i cili ka nisur në vitin 1991 në Çekosllovakinë e atëhershme, janë të përfshira edhe dhjetë shtete të tjera.

Në Kosovë, programi është hapur në vitin 2002 dhe është konkursi i vetëm i këtij lloji i cili i afirmon artistët e rinj herët në karrierën e tyre dhe iu jep mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javëshe në New York, ku ata njihen me skenën e artit bashkëkohor të Nju Jorkut dhe çka ajo ofron. Këtë vit, Artistët e së Nesërmes shënon edicionin e tij të dymbëdhjetë.

Katër finalistët e ekspozitës do të ndihmohen në produksionin e punimeve të tyre ndërsa ekspozita finale do të hapet në tetor të këtij viti.

Seminar për rritjen e bashkëpunimit mes KKSB-së, KLSP-së dhe Policisë

0

454Organizuar nga OSBE misioni në Kosovë, dhe përkrahur nga Komuna e Malishevës, sot është mbajtur një seminar, me temën “Rritja e bashkëpunimit në mes të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Komiteteve Lokale të Sigurisë Publike (KLSP) dhe Policisë së Kosovës”, e ku morën pjesë, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, me zyrtarët përkatës, pastaj Erduan Gjiglli nga OSBE, Rifat Marmullaku-OSBE, Fatmir Limani nga Policia e Kosovës, Ganimete Gerboci nga MPB-ja, dhe komandanti dhe zv/komandanti i stacionit policor në Malishevë, Halil Morina dhe Bekim Begaj.

Në këtë seminar, u fol për zhvillimet në sektorin e sigurisë, në veçanti bashkëpunimin mes KKSB-së me organizmat tjerë, si dhe për nevojën e formimit të Komitetit Lokal për Sigurinë Publike. Përderisa siguria e përgjithshme, u vlerësua e mirë në Malishevë, u tha se parandalimi është masa më e mirë për ruajtjen e sigurisë.

“Është shumë e nevojshme rritja e këtij bashkëpunimi, pasi kemi nevojë që siguria të rritet edhe më shumë në Komunën e Malishevës dhe ndarja e praktikave të mira është shumë e nevojshme” tha në fjalën e tij kryetari Begaj.

Ndërsa për Erduan Gjiglli, nga OSBE, gjithashtu tha se “Ndarja e praktika të mira është me rëndësi sikur edhe rritja e bashkëpunimit mes personave profesional në fushën e sigurisë”.

“Siguria është një problem kompleks, pasi pa bashkëpunim të mirë me komunitetin, nuk mund të arrihet edhe nivel i lartë i sigurisë në bashkësi”, tha Fatmir Limani nga Policia e Kosovës, i cili më pas edhe paraqiti disa nga faktorët që ndikojnë në prishjen e sigurisë dhe nevojën për formimin e KLSP-ve.

Për qëllimin e seminarit, për forcimin komunikimit mes KKSB-ve, KLSP-ve dhe policisë, si dhe për rolin e KLSP-ve dhe EVSB-ve në KKSB, ka folur, Rifat Marmullaku, nga OSBE-ja.

 

AKR në Prizren, planifikon zgjerimin me nëndegë të reja

0

AKRAleanca Kosova e Re (AKR) në Prizren, ka shqyrtuar mundësin e zgjerimit dhe formimit të nëndegëve të reja.

Zëdhënësi i AKR-së në Prizren, Ilir Çabrati tha se interesimi i të rinjve për t’u anëtarësuar në AKR, është i madh. “AKR në Prizren është duke u konsoliduar dhe forcuar edhe me anëtar të rinj”, tha Çabrati.
Ai tha se në AKR janë duke u anëtarësuar edhe anëtarët e subjekteve të tjera politike.

“AKR-ja po dëshmon pjekurin e saj politike, profesionale dhe vizionare, ku dita -ditës qytetarë dhe anëtarë të subjekteve tjera politik kanë aderuar ne AKR”.

Kryesia e degës së AKR-së në Prizren në mbledhjen e fundit, ka marrë vendim për formimin e disa nëndegëve të reja.

“Kryetarët e nëndegëve janë zotuar në krijimin e nëndegëve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese me qellim të realizimit të interesave të përbashkëta”

“ AKR-ja hedhë poshtë, çdo inovacion, që është krijuar nga indicet e individëve të caktuar të cilët qëllim kanë përfitimin personal”.

“AKR përmban përgjegjësin amore , ndaj qytetareve dhe garanton realizimin e gjitha premtimeve të bëra në fushat, duke treguar interesim për realizimin e premtimeve të bëra”.
“AKR-ja në Prizren është hapur për inkuadrimin e vlerave të reja me qellim të avancimit të proceseve”./PrizrenPress.com/