18.9 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025
Home Blog Page 8180

Shqipëria, Atdheu i Pseudove

0

opinion 23Shkruan: Fatmir Lamaj

Pseudot janë kudo, e ne jemi në rrethimin e hekurt të tyre. Ata sot kanë krijuar pushtetin e fuqishëm ku të gjithëve ne na kanë kthyer në skllevër të pafuqishëm për t’u çliruar prej tij. Pseudodemokracia që erdhi në Shqipëri pas diktaturës çnjerëzore komunizmit enverian u konsolidua dalëngadalë nëpërmjet formave të veta më djallëzore në një neukomunizëm satanik. Lideri i projektuar dhe i rritur kujdesshën në oborrin enverian komunist i devotshëm Sali Berisha, u bë lideri i së djathtës shqiptare, e cila ishte tërësisht e shkatërruar nga lufta e gjithanshme që ishte bërë për 50 vjet,50 vjet histori diktature, e cila dergjet sot gati e harruar në pellgun e trishtë të gjakut e të lotëve të shqiptarëve. Pushkatime, burgje, internime për 50 vjet.50 vjet në historinë e një populli nuk janë shumë në historinë e tij mijëravjeçare, por 50 vjet komuniste janë më shumë se sa shumë. Genocid e shfarosje mbi shtresën, e cila në historine e këtij vendi kishte mbajtur mbi shpatullat e saj dhimbjen dhe krenarinë e tij.

Mijëra djem e burra, gra e vajza shqiptare që u vranë pa më të voglin faj, mijëra të tjerë që u burgosën e një pjesë e tyre e madhe vdiqën nëpër burgje, mijëra e mijëra të tjerë që u internuan duke iu nënshtruar urisë, punës së detyruar e trajtimit çnjerëzor. Vetëm në kampin e Tepelenës, brenda një nate kanë vdekur 34 foshnje nga uria dhe sëmundjet, po ata të tjerët që vdisnin çdo ditë mbi gjoksin e tharë të nënave të tyre, po ata mijëra e mijëra djem e vajza që nuk arritën të krijonin familjet e tyre, nuk është ky një genocid e shfarosje? Sot në çdo faqe gazetë të shtypit të “lirë” shqiptar do të gjesh çdo ditë bëmat e heroizmat e trimave partizanë, çdo ditë do të jenë të pranishme kujtimet për kryexhelatin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu e shumë e shumë të tjerë, po nuk shkruhet asnjë rresht për patriotët shqiptarë si Mitat Frashëri, Patër Anton Arapi, Hysni Lepenica, Abaz Kupi, Lef Noci e shumë e shumë të tjerë. Sot, përsëriten e ripërsëriten deri në mërzi e pështirosje histori kuadrosh të atij sistemi ku nuk thuhet asnjë fjalë për heronjte e burgjeve e shqiptare me mbi 30 e 40 vjet burg si Sami Dangellia, Hodo Sokoli, Don Simon Jubani, Petrit Velaj etj. Për ata nuk duhet të shkruhet sepse historia duhet t’i harrojë një herë e përgjithmonë “tradhëtarët” e “bashkëpunëtoret” e fashizmit. Përse nuk krijohet akoma një komision historianësh studiuesish të paanshëm e të gjithëpranuar për të bërë vleresime reale të asaj që ka ndodhur, ku të evidentohet numri i të vrarëve në luftën kundër fashizmit dhe viktimave të komunizmit?

Historia nuk mund të jetë kurrë një ndërtesë butaforike që skenaristi i një filmi e ndërton për të prodhuar efektet e nevojshme në përqasje të atyre ndodhive imagjinare për të cilën ai realizohet. Historia është dhe do të mbetet gjithmonë pasqyrimi i së vërtetës. Historia shqiptare e deformuar tmerrësisht në funksion të glorifikimit të një lufte, e cila në fundin e vet degjeneroi në një luftë vllavrasese, nuk është më histori siç e kam thënë dikur në një shkrim “Historia shqiptare e ngjyrosur dhe e çngjyrosur nga Enver Hoxha, i ngjan një tabloje të Pikasos parë me sytë e një profani se sa një historie të vërtetë”. Historianë sado të indokrinuar që jeni, ka ardhur koha që të bëni historinë e vërtetë, ka ardhur koha të ç’toksikoheni nga helmi i injektuar i gënjeshtrave të pafund që u ka dhënë pandërprerë Partia dhe shoku Enver dhe këto 20 vjet, shoku Sali. Bëhuni një herë të vlefshëm për veten tuaj dhe kombin, duke i hedhur poshtë syzet ideologjike e shmangur miopinë politike për të parë e vlerësuar drejt atë që ka ndodhur në Shqipëri. Sot quhet tradhëtar Safet Butka, ai që i pari frymëzoi e drejtoi demostratën e parë antifashiste në Shqipërinë e pushtuar, i pari që u internua nga fashistët kur udhëheqësi juaj hazdisesh nëpër kafenetë e Tiranës. I pari për krahinën e Kolonjës që ngriti çetat në luftë kundër fashizmit dhe kur më në fund komunistët filluan me porosinë e vëllezërve jugosllavë vllavrasjen i rrethuar prej tyre vrau veten për të mos vrarë asnjë nga ata që e kishin rrethuar. Kur këtë akt heroik komunistët do ta banalizonin paturpësisht me vargjet: “O Safet more Safet,/vrave veten në halet”, duke përdhosur dhe vatrën e Zotit siç ishte Teqeja e Turanit. Ndërsa një poet patriot, do t’i kushtonte këto vargje:
“U shkëput nga rrethi i ballit,
Trimi i kombit ai burrë
Trimi i penës, trimi malit
Safet s’e bën më nëna kurrë.

Vllavrasjen nuk e deshi
Hiqu tha moj hije ligë
Vrau veten sikur qeshi
Se nga vdekja s’kishte frikë.
Ne akoma vazhdojmë të jetojmë në kohërat e mjergullta të falsitetit dhe të deformimit të historisë duke e quajtur në shumë raste tradhëtarët- heronj dhe heronjtë- tradhëtarë. A nuk është koha ta zbojmë mjergullën e të shikojmë qartësisht atë që ka ndodhur, dmth atë që ajo fsheh djallëzisht për 70 vjet.
Në këtë 70 vjetor, të vlerësohet dhe të gjykohet si 70 vjetori i vendosjes së diktaturës komuniste, duke mos i dëgjuar më tam-tamet ndjellakeqe të asaj tragjedie që kanë filluar të bien zellshëm këto kohët e fundit. Atyre më shumë se kushdo ka fillua t’u bjerë një drejtues “eurosocialist”, i cili pasi krijoi një parti ku mblodhi të gjithë të hequrit dhe të larguarit per korrupsion nga kryekorruptuari Nano, për hesapet e veta, po vazhdon të miklojë sedrën e vetflijuar në menyrën më të pavetëdijshme të heronjve të djeshëm, ish oficerave e kuadrove të diktaturës që i bënë gjëmën e madhe, me e madhja në historinë e këtij populli.
Zotërinj komunistë. 70 vjetori i vendosjes së diktaturës baballarëve tuaj duhet të jetë një moment reflektimi dhe jo një delir absurd nga i cili duhet të çlirohemi sa më shpejt që të jetë e mundur për të mos u lënë trashëgim brezave të ardhshëm urrejten për njeri-tjetrin. Bëhuni një herë të vetme të vetdijshëm për atë që ka ndodhur dhe dilni përfundimisht nga moçali i gënjeshtrave dhe indokrinimi ku ju zhyti kryexhelati Enver Hoxha. Ju pseudohistorianë bëhuni një herë të vetme përfaqësues të së vërtetës dhe duke ruajtur një raport të drejtë me të, tregoni realisht atë që ka ndodhur, mos u endni më në errësirën e pafund të gënjeshtrave.

Tregojuni brezave që ballistët nuk ishin ata që hanin mish pule dhe ishin frikacakë, por ishin patriotë shqiptarë që e donin këtë vend të lirë, të bashkuar e demokratik.

Sabri Godo, ishte komunist dhe në një emision televiziv tregoi për një rast nga lufta kur kishin kapur 8 djem ballistë tek Ura e Dragotit në fillim të 1944-ës, dhe ata u pushkatuan pa iu dridhur syri. Mos m’i lidhni sytë, tha Bahri Omari, se dua t’ju shikoj në sy ju o kriminelë! E sa e sa mijëra të tjerë që në momentin e pushkatimit, thërrisnin: “Rroftë Shqipëria”! A nuk ka ardhur koha për t’i thënë të vërtetën e lemerishme të asaj që ka ndodhur për të nxjerrë në dritë lakuriqësinë e llahtarshme të historisë së “lavdishme” të një lufte që u deformua në qëllimin e saj nga ata që e fituan për hir të konjukturave historike? A mund të quhet e drejtë një luftë ku ka më shumë viktima të pafajashme se sa të fajshëm? Përgjigja ju takon juve zotërinj historianë. Marshall Peteni dorëzoi Francën te Hitleri për të mos e shkatërruar atë, por mbas luftës u dënua me burg dhe jo me pushkatim. Në Austri atdheun e Hitlerit, mbas lufte u dënuan me vdekje 38 bashkëpunëtore të nazizmit, kur në fshatin tim janë vrarë si ballistë 5 persona, ndërsa Dushan Mugosha me dorën e tij ka therur e vrarë në mënyrën më mizore mbi 100 e ca patriotë shqiptarë para syve të shqiptarëve të tjerë të cilëve u jepte leksione krimi e terrori si një “komunist” e “internacionalist”.

Gjithë historia e komunizmit pikon e tëra gjak, ajo është vetem krim e demagogji, dhunë e varfëri, mjerim e lot.Çdo tentativë për ta retushuar atë siç ka ndodhur deri tani, s’është gjë tjetër veçse një sjellje imorale dhe kriminale ndaj së vërtetës. Kur hynë komunistët në Shkodër, Gjin Marku me brigadat partizane, ulën flamurin shqiptar nga kishat françeskane, atë flamur të ngriutur nga Fishta i madh në 1913 në përplasje me austriakët dhe ngritën atë Jugosllav dhe këta u vetquajtën patriotë të vërtetë. Brigadat shqiptare në Kosovë, kryen pushkatime në masë mbi kosovarët e pabindur ndaj Titos si dhe i dorëzuan atij me qindra e mijëra të vetdorëzuar “vëllezërve” shqiptarë për t’i kaluar në kasaphanën e “drejtësisë jugosllave”.
Z. Rama! Jo gjithmonë historia tregohet bujare me ata që bëhen pjesë e saj, por shansi i ofruar Juve nuk duhet ta humbisni vetem duke bërë gjithmonë atë që duhet bërë dhe ajo atë që kushtëzohet nga rrethanat e momenteve aktuale. Nxirre këtë vend nga bataku i pseudoizmit dhe jepi një dimension real shpresës së fundit të shqiptareve për lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe të vërtetën si gjërat më të mëdha e më të munguara atyre deri më sot. Eshtë e vështirë, shumë e vështirë të ndodhesh në zëmren e këtij cikloni shkatërrues por fatin e kësaj beteje për jetë a vdekje me të kaluarën e keqe, historia e ka dorëzuar në duart e Tua.

Rreth Teje kauisin një tufë hienash të uritura e një lukuni pseudosh, të cilët të cënuar në pushtetit të tyre, janë gati të shqyejnë e të sabotojnë gjithçka që Ti do të përpiqesh ta bësh mirë. E keqja bëhet shumë e keqe kur cënohet pushteti i saj. Dhe e keqja më e madhe e këtij vendit janë politikanët e këqij që kanë mbretëruar deri më sot në këtë vend. Pararoja e mafias dhe e krimit sot në Shqipëri janë segmente të caktuara të politikës shqiptare, të cilët nëpërmjet pasurisë të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme janë kthyer në oligark të gjithpushtetshëm që kontrollojnë, zotërojnë e drejtojnë gjithçka në këtë vend.

Një dietar grek thotë se: “Historia njerëzore ecën përpara nëpërmjet gabimeve të bëra”, ndërsa tek ne gjithçka që ka ndodhur për 70 vjet ka qenë gabim e faj, për të cilat i vetmi ndëshkim për ata që i kryen do të jetë ndreqja e tyre në rrugën e drejtë të një demokracie reale dhe funksionale, për të cilën ky vend ka shumë nevojë për të dalë një herë e përgjithmonë nga ajo errësirë e gjatë ku e zhytën padrejtësisht.

Të dyshuarit për terrorizëm në Kosovë: Prokuroria kërkon edhe dy muaj paraburgim

0

1-fotoNesër u skadon paraburgimi gjashtë të dyshuarve për terrorizëm në Kosovë. Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që kjo masë për këta persona të vazhdohet dhe për dy muaj të tjerë.
Këtë për Express e ka konfirmuar Nikë Shala, avokati i njërit nga gjashtë të dyshuarit që po qëndrojnë prej tre muajsh në paraburgim, Valon Shala.

“Nesër në Gjykatën e Apelit në ora 14:00 do të mbahet seancë për shqyrtimin e kërkesë s së Prokurorisë që klienti tim dhe të dyshuarve të tjerë në këtë rast tu caktohet një masë prej dy muajsh paraburgimi”, ka thënë për Express Shala.

Gjashtë personat janë arrestuar më datën 5 nëntor të vitit 2013 në Prishtinë e Gjilan nën dyshimin se po përgatisnin një sulm terrorist. Sipas vendimit mbi të cilin është caktuar paraburgimi ndaj gjashtë personave, nga fshati Bresalc janë tre nga gjashtë të arrestuarit, Valon Shala, Genc Selimi e Musli Hyseni, derisa i arrestuari tjetër Ardian Mehmeti jetonte në Gjilan, si dhe Nuredin Sylejmani e Bekim Mulolli në Prishtinë. Ardian Mehmeti është ende në arrati .

Vehapi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “SHL Kosova”

0

Vehapi nenshkrimKryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me qendrën rinore “S H L Kosova” me seli në Rahovec.
Memorandumi ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të Komunës me organizatën rinore në fushën e avancimit të të drejtave të rinisë në Rahovec.

Në këtë kuadër do të bëhet edhe koordinimi i veprimeve në zbatim të strategjisë për rininë, si dhe nxitjen e të rinjve për pjesëmarrje në projekte të përbashkëta.

Partneriteti parashikon përfshirjen e grupeve të ndryshme rinore në zbatimin e një komunikimi sa më intensiv, si dhe promovimin e vlerave më të mira të trevës së Rahovecit.

Gjithashtu bashkëpunimi do të fokusohet edhe në ngritjen e kapaciteteve rinore, luftimin e dukurive negative në shoqëri dhe aktivizimin e të rinjve në projekte e plane zhvillimore komunale.

Fokusi kryesor i këtij memorandumi do të jetë në punën me të rinjtë e shkollave në komunën e Rahovecit, duke synuar ngritjen e vetëdijes për veprime të organizuara në dobi të komunitetit, si dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile. Përmes këtij memorandumi planifikohet që bashkëpunimi të zgjasë tri vite.

Memorandumi ka për qëllim të bashkërendojë aktivitetet për të rinjtë, ku do të jetë e angazhuar edhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe grupet tjera rinore në komunën e Rahovecit. Për qendrën rinore “S H L Kosova” memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv i Qendrës Shkumbin Arifaj

Ilir Çabrati emërohet zëdhënës i AKR-së në Prizren

0

Ilir Cabrati AKR 1Ilir Çabrati është emëruar zëdhënës i Degës së AKR-së në Prizren.Ai në këtë detyrë është emëruar zyrtarisht nga kryetari i Degës, Naser Bresa.

Çabrati është student i vitit të katërt në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Ai është autor i tri libarve.

Çabrati premton se si zëdhënës i AKR-së në Prizren, do të angazhohet që të jetë sa më transparent me media.

“AKR-ja në Prizren do të jetë njëri nga subjektet politike, që do të bashkëpunojë me mediat, duke u treguar sa më tansparent”, tha Çabrati. /PrizrenPress.com/

 

Malisheva sërish në alarm për rriqrat

0

Rriqrat6-21Dyzeteshtatë persona sivjet janë pickuar nga rriqrat vetëm në komunën e Malishevës, mirëpo fatmirësisht infektimi nuk ka qenë në shkallë serioze.

Banorët e fshatrave përreth ankohen se nëse nuk veprohet shpejt, atëherë rreziku për ta do të jetë më i madh, raporton KTV.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, thotë se është dashur më herët të nisë procesi i dezinsektimit hapësinor, pasi sipas tij, duke e ditur motin që ka mbretëruar, atëherë potencialisht edhe rreziku është më i madh.

Bajram Ymeri nga Këshilli ndërministror për luftimin e etheve hemorragjike, thotë se në fund të kësaj jave ose në fillimin e javës që vjen do të nisë dezinsektimi hapësinor, por ka përjashtuar mundësinë e spërkatjes nga ajri.

Edhe zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës i kanë thënë KTV-së se i kanë marrë të gjithë hapat që të veprohet me kohë për të parandaluar përhapjen e rrezikut që mund të vijë nga pickimi i rriqrave.

Jakup Krasniqi: Nuk e njoh FARK-un

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi thotë se është kundër krijimit të një Tribunali që do të gjykonte krimet e supozuara të UÇK-së. Këto komente, Krasniqi i ka bërë gjatë emisionit “Rubikon” të KTV-së.

Sa i përket insistimit të LDK-së për çështjen e FARK-ut, ai thotë se nuk do të duhej që kjo parti të këmbëngulë që FARK të njihet në Ligjin për Veteranët si organizatë.

I pyetur se a ka pasur organizma të tjerë përveç UÇK-së, ai ka thënë se nuk e di se ka pasur dhe ata që e dijnë, mund të tregojnë për këtë.

MMPH-ja kërkon mbrojtjen e monumenteve natyrore në Malishevë

0

Begaj me zyrtare te MMPHKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjegjësisht drejtorin e Institutit të Kosovës për mbrojtje të natyrës, Fadil Bajraktarin dhe udhëheqësin e departamentit të mbrojtjes së natyrës, Sami Beharmin, të cilët kërkuan që Kuvendi i Komunës, të marr vendim për mbrojtjen e monumenteve të natyrës në territorin e Komunës së Malishevës.

Begaj e falënderoi për vizitën dhe angazhimin e tyre, në mbrojtjen e monumenteve natyrore në Malishevë, si dhe i njoftoi se Kuvendi i Komunës së Malishevës, vite më parë, ka miratuar listën e monumenteve të natyrës, por kërkoi që edhe institucionet qendrore të jenë të angazhuara në këtë drejtim. Ai premtoi që brenda një kohe të shkurtë, do ta shtron këtë çështje në Kuvendin e Komunës për miratim, në mënyrë që edhe ligjërisht, monumentet natyrore, si një pasuri e veçantë e Malishevës, të mbrohen.

Zyrtarët e MMPH-së, thanë, se këto zona, janë të identifikuara si zona të veçanta natyrore dhe është shumë e nevojshme që të mbrohen. Në listën e monumenteve natyrore, janë të identifikuara 17 zona. Zyrtarët e kësaj ministrie, po ashtu kërkuan që Shpella e Flladit në Panorc, të mbyllet përkohësisht, deri në rregullimin e plotë të saj për vizitorë, në mënyrë që të mbrohet nga dëmtimi që po i bëhet nga personat e papërgjegjshëm. /PrizrenPress.com/

Vdes Frankie Knuckles, kumbara i muzikës “house”

0

FrankieKnucklesFrankie Knuckles, i cili njihet si një ndër themeluesit e muzikës moderne elektronike me punën e tij si DJ, producent dhe remiksues në vitet e 1980-ta dhe 90-ta, ka ndërruar jetë të hënën. Shkaktari i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.

I njohur si “Kumbara i Muzikës House”, Knuckles ka lëshuar muzikë në klubet e natës në Çikago, “Warehouse” — prej ku edhe ka mbetur termi “muzika house” — dhe në “Power Plant” në fund të viteve të ’70-ta dhe në fillim të ‘80-tave, më pas lansoi këngët e tija hit Your Love (1986), “Baby Wants To Ride” (1987) dhe “The Whistle Song” (1991).

Remiksat e tij të njohur janë “Ain’t Nobody” (1989) dhe “Love Affair’s Blind” (1991). Knuckles ka remiksuar edhe këngët e Michael Jackson, Whitney Houston dhe Depeche Mode. Në përgjithësi ai njihej për remiksat e tij të gjatë.
Popullariteti i muzikës “house” që lëshohej në klubet e Çikagos pushtoi botën, ndërsa Knuckles në vitet e ’90-ta nisi bashkëpunimet edhe me produksionet të ndryshme.

Megjithëse problemet shëndetësore ia kishin ngadalësuar punën atij viteve të fundit, Knuckles vazhdoi të punonte në profesionin e tij të dashur nëpër ndeja e festivale të shumta deri pak kohë para vdekjes.

Lufta drejtohej nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

0

IlmiReçicaPas shumë debateve dhe përplasjeve në mes të përfaqësuesve të partive politike, konkretisht në mes të PDK-së dhe të LDK-së, të enjten në Kuvend do të jetë në rend dite, në lexim të dytë, Projektligji për Veteranët e UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ka thënë se në Kosovë ka pasur vetëm një komandë ushtarake e cila është udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. “Pa dashur të abstragoj lëvizjen ndër decenie të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, filluar nga NDSH-ja deri te lufta e fundit, ky ligj është për veteranët e UÇK-së. Nuk ka pasur komandë tjetër, përpos Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ministria e Mbrojtjes është themeluar si pjesë e marrëveshjes politike të Rambujesë dhe nëse mendohet për atë ministri ka qenë pjesë e kontrollit politik. Mirëpo UÇK-ja dhe Shtabi i Përgjithshëm e kanë pasur drejtorinë politike, e cila e ka bërë orientimin politik të UÇK-së”, ka thënë Reçica, duke shtuar se do t’u njihet statusi i veteranit të gjithë atyre që kanë luftuar me logo të UÇK-së.

“Është konstatim i të gjithëve se duhet t’u njihet statusi të gjithë atyre që kanë pasur emblemën e UÇK-së. Nuk ka pasur formacion tjetër ushtarak, përndryshe do të kalonim nëpër periudha të tilla siç kanë kaluar popujt dhe vendet e tjera”, është shprehur Reçica, duke e bërë të qartë se edhe dëshmori Agim Ramadani ka luftuar me emblemë të UÇK-së.

“Nine Eleven” shpall konkurs për skenarë filmash

0

NineElevenFestivalFestivali i filmit “Nine Eleven” sivjet mbush një dekadë. Kjo ngjarje për 10 vitet e funksionimit, ka shërbyer si forum për shprehjen e talentit në artin e kinematografisë si dhe ka qenë një derë përmes së cilës artistët vendës kanë arritur edhe suksese ndërkombëtare.

Ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, këtë vit edicioni jubilar i festivalit të filmit “NINE ELEVEN 9/11” do të mbahet më 11 shtator ndërkohë që përgatitjet për organizmin e tij tashmë kanë filluar.

Drejtuesit e kësaj ngjarjeje kinematografike përmes faqes zyrtare të festivalit në facebook, u kanë bërë thirrje të gjithë skenaristëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqipfolëse që të marrin pjesë në këtë festival.

“Festivali 9/11 nga sot (31.03.2014) e deri me datën 20.04.2014, shpall të hapur konkursin për skenarët e filmit fikson të metrazhit të shkurtër. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët e skenarëve në gjuhën shqipe, nga të gjitha trojet shqiptare”.