27.2 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8183

Thaçi pret zyrtarizimin e marrëveshjes për drejtësi

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Bruksel se në takimin me delegacionin e Serbisë të nivelit të lartë, të kryesuar nga kryeministri aktual, Ivica Daçiq, do të diskutohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen e sistemit të drejtësisë dhe “funksionalizimin e plotë në pjesën veriore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Në këtë kuadër ai theksoi se “në takimin e fundit ne kemi arritur marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”.

Takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës të kryesuar nga kryeministri, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, është i pari prej se në Serbi nu mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Në ditën e shkollës, Muja premton investime në Struzhë

0

Muja ne struzhNë fshatin Struzhë është shënuar dita e shkollës “Hanif Muaj”.

Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja.

Ai ka premtuar se në këtë fshat do të realizohen edhe investime të tjera. “Komuna e Prizrenit do vazhdojë investimet në këtë fshat të bukur, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e këtij fshati dhe parandalimin e migrimit të banorëve të kësaj anë”, tha Muja/PrizrenPress.com/

Begaj, priti përfaqësuesit e UNMIK-ut

0

begaj UNMIKKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot, në një takim njoftues zyrtaren për komunitete në UNMIK, znj.Lilia Galieva, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme dhe aktivitetet, që lidhen me komunitetet, problemet me të cilat ballafaqohet Malisheva.

Fillimisht kryetari Begaj, i falënderoi për vizitën dhe interesimin e tyre për Malishevën, si dhe i ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Komunën e Malishevës, arritjet, problemet me të cilat përballet, ku sipas kryetarit Begaj, papunësia, është brenga kryesore, duke mos lënë anash as problemet tjera.

Ndërsa, zyrtarja për çështje të komuniteteve në UNMIK, znj. Lilia Galieva, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për pritjen, duke u interesuar më pas, për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë, si dhe për komunitetin RAE.

 

Pastaseli përkujtoi 106 martirët e luftës

0

Idriz vehapi ne pastaselNë fshatin Pastasel u përkujtuan 106 martirë të vrarë e masakruar nga forcat serbe më 31 mars 1999. Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, tha se gjaku i të rënëve nuk shkoi kot.

” Familjarët e të vrarëve gjetën forcë për të rindërtuar jetën, duke na dhënë kurajë edhe neve që të vazhdojmë me punë të mira për Kosovën. Në këtë mënyrë ne po e ndërtojmë së bashku vendin tonë, që asnjëherë më të mos e shkelë këmba e vrastarëve. Tani na mbetet të nderojmë kujtimin për ata që e dhanë jetën për lirinë tonë, e nderimi më i mirë është zhvillimi i vendit me punë të ndershme e përkushtim”, tha  Vehapi.

Në emër të banorëve të fshatit foli mësuesi Fejzullah Krasniqi. Ai akuzoi organet vendore e ndërkombëtare të drejtësisë, pasi që edhe sot pas 15 vitesh nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj atyre që vranë, dogjën e masakruan civilët e pafajshëm dhe të pambrojtur.

Ekzekutimit të forcave policore serbe i shpëtuan 13 fshatarë, shumica prej të cilëve me plagë të rënda në trup. Mirëpo deri më tani dëshmitë e tyre nuk janë shfrytëzuar nga organet e drejtësisë. Në listën e të pagjeturve figurojnë emrat e 12 personave të vrarë në Pastasel.

 

Begaj e Ibishi, bisedojnë për koordinim kundër etheve hemorragjike

0

Begaj e IbishiKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, në një vizitë pune, zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ismet Ibishi.
Begaj e Ibishi në këtë takim kanë biseduar për një bashkëpunim rreth  reagimit  të planit  të veprimit  të shkaktuar nga ethet hemorragjike.

Ata kanë biseduar për hapat në vijim, në kuadër të strategjisë kombëtare, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “Krime Kongo” (EHKK) dhe për organizimin në nivelin komunal, në kuadër të kësaj strategjie.

Kryetari Begaj, kërkoi nga institucionet qendrore që të japin një përgjigje më të shpejt, për formën e spërkatjes së zonave endemike, kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit vdekjeprurës EHKK.
“Mos dhënia e përgjigjes, është shqetësuese për ne dhe kërkojmë që sa më shpejt, ta marrim një përgjigje për këtë çështje”, tha Begaj.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ismet Ibishi, premtoi angazhim në realizimin e planit të përbashkët për ethet hemoragjike.

“E kuptoj brengen dhe shqetësimin tuaj,  rreth përgjigjeje mirëpo janë masat konkrete së  vepruarit dhe shpresoj që së shpejti do të bëhet zgjedhja  e duhur. Ne jemi të gatshëm dhe mendoj që është koha që të grisim qendrën e bashkuar  të  koordinimit, në hartimin e planit të veprimit, ku reaguesit e parë do të jenë shëndetësia, emergjenca, policia  dhe së bashku të startojmë të bashkuar në luftimin e kësaj sëmundje”, tha Ibishi.

Nga ana tjetër, përgjegjësit komunal të drejtorive për mbrojtje dhe shpëtim dhe asaj të shëndetësisë, Ahmet Morina dhe Hajdin Berisha, e kanë njoftuar zv/ministrin Ibishi, për ecurinë e zbatimit të strategjisë. Përderisa drejtori Morina, e njoftoi se është formuar shtabi, apo qendra koordinuese, si dhe janë angazhuar edhe personeli shtesë, drejtori Berisha, e njoftoi se strategjia kombëtare, për luftimin dhe parandalimin e EHKK,  deri më tani, është realizuar njëqind për qind dhe presim vetëm përgjigje nga institucionet qendrore, për formën e spërkatjes./PrizrenPress.com/

Peticion për fatin e Ukshin Hotit

0

UkshinHoti-ku eshteRahovecianët kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin e nënshkruar nga qytetarët, për fatin e Ukshin Hotit. Ky peticion që ka marrë mbi 11 mijë nënshkrime është dorëzuar në Kuvend, me qëllimin që të merren masa më të shpejta dhe angazhim më i madh për zbardhjen e rastit Hoti.

Iniciuesit e peticionit thanë se mungesa e Ukshin Hotit po vërehet çdo herë e më shumë. Nehat Fetoshi, një nga iniciuesit e këtij peticioni, tha se kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore, që të bëhet ky peticion.

“Sigurisht koha e ka bërë të vetën, iniciativa ka qenë gati hyjnore që mos të shprehem konkretisht, prandaj malli i njerëzve në përgjithësi i anës tonë, kjo është një nga arsyet kryesore e cila sigurisht më vonë do të dëshmohet e cila që ka qenë iniciativë hyjnore dhe kemi kërkuar ndihmën e qytetarëve, qytetari ka qenë i gatshëm ta nënshkruaj peticionin, ka tejkaluar numrin e nevojshëm. Dhe çka presim ne? Sigurisht presim fjalën e parlamentit të cilën ne e besojmë, pavarësisht se ne jemi ata që e votojmë, dhe duke dhënë votën duke dhënë besimin tonë, presim kthimin e besimit ndaj qytetarit, pra vullnetit tonë qytetarë”, ka thënë Fetoshi.

Ky peticion, mori nënshkrime edhe më shumë se sa që është e paraparë.

Fetoshi bëri me dije se janë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime dhe u shpreh i lumtur që këtë vullnet e shprehen qytetarët e Komunës së Rahovecit.

“Kjo është iniciativë qytetare. Jemi disa shokë të Rahovecit që kemi marr vendim pas bisedave që ky njeri po na mungon mjaftë. Një fjalim shumë të përmalluar, edhe ana fizike edhe ana psikologjike po na mungon. Prandaj kemi marr vendim në Rahovec të dalim pikërisht me qytetarët tanë fillimisht të Rahovecit, por fatmirësisht mbaroji i tërë numri dhe e ka tejkaluar numrin vetëm në qytetin e Rahavecit me rrethinën e tij. I kemi numëruar deri në 11 mijë e më tepër, pastaj si kemi numëruar pjesën tjetër, sepse përfundojë peticioni suksesshëm. Jemi shumë të lumtur që kemi mundur ta arrijmë që qytetarët tanë të Rahovecit me shpreh vullnetin e tij për fatin e Ukshin Hotit, përmes peticionit për t`ju drejtuar institucionit më të lartë tonin që e kemi kuvendit të republikës së Kosovë”, tha Fetoshi.

Ndër iniciatorët tjerë të këtij peticioni, ishin edhe Gazmend Iska, Aziz Amza, Mllagjan Gerkoviq, të gjithë nga komuna e Rahovecit. Kjo nga Ukshin Hoti është nga kjo komunë.

Ukshin Hoti ishte personalitet i jetës politike. Ai, në vitin 1981 u burgos për herë të parë. Më pas në vitin 1993 ishte i burgosur për herë të dytë dhe për herë të tretë u burgos në vitin 1994. Që nga vitin 1999, atëherë kur edhe u ‘lirua’ nga Burgu i Dubravës, nuk është ditur më për fatin e tij.

Ndryshe, sipas Kushtetutës së vendit, Neni 79 ku flet për Nismën Legjislative, thuhet se nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. /Telegrafi/

Shtrembërimi i historisë në “Ditën e Bujarisë”

0

Demir reshitiShkruan: Demir Reshiti

Gazetari i mirënjohur boshnjak Xhevad Sabljakoviq me të cilin pata rastin të takohem e të bashkëpunoj në Kukës në maj të vitit 1999, në notesin e tij regjistronte çdo detaj. Në një moment më tha: Demir, a po e vëren që po ndodh historia?!

Dhe vërtetë ato ditë të majit 1999, po ndodhte historia. Por për fat të keq, vetëm 15 vjet pas, më 27 mars 2014, pati një tendencë të paskrupullt për ta shtrembëruar historinë dhe atë nga njerëzit e Partisë Demokratike në Kukës, në aktivitetin e quajtur “Dita e Bujarisë”…
Po rikthehem pak në vitin 1999, në vitin kur ndodhi historia!
Derisa në Kosovë Ushtria Çlirimtare e Kosovës po zhvillonte luftë të pa barabartë kundër një ushtrie të armatosur shumë më mirë dhe të ndihmuar edhe nga forca policore e paramilitare, në Kukës dhe vende tjera të Shqipërisë, po zhvillohej një luftë tjetër, një luftë humanitare për t’ju dalë në ndihmë qindra-mijëra shqiptarëve të Kosovës të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre shekullore.

Për ta fituar këtë luftë humanitare, ishin mobilizuar të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare, duke filluar nga institucionet, mediat e deri te individët që kishin hapur zemrat e shtëpitë për t’i strehuar bashkëkombësit e tyre.
Padyshim se rol të rëndësishëm në këtë drejtim kishin luajtur mediat, veçmas ato lokale. Radio Kukësi dhe Televizioni i Kukësit ishin bërë dy pika prej nga shpërndahej informacioni për tërë botën…

Unë pata fatin që ato ditë të jepja kontributin tim në Radio Kukës, një radiostacion për të cilin tërë Kosova ka pasur nostalgji të vecantë. Atëbotë, drejtore e Radio Kukësit ishte Zana Spahiu, bashkëshortja e poetit të ndjerë Agim Spahiu, ndërsa kryeredaktor ishte Besim R. Cengu. Që të dy kisha rastin t’i njihja që në vitin 1996 gjatë një pasditeje të qëndrimit tim të parë në Kukës. Me të dy, por edhe me krijues e artistë tjerë nga Kukësi pata rastin të takohem dhe të këmbenim fjalë e mall…

Njohja e mëhershme dhe mikpritja që më bënë në radio Kukës, më bëri që të ndihem si në familjen time. Kryeredaktori Besim më krijoi një ambient pune në zyrën e tij. Në atë zyrë, krahas Besim Cengut, punonte edhe shkrimtari e gazetari Bajazit Cahani, një emër gjithashtu i njohur e i respektuar për mua.

Zyra e kryeredaktorit që gjendej në katin e tretë të objektit të radios e kishte një dritare që shikonte nga sheshi. Nga ajo dritare çdo ditë shihnim me sy dhimbjen që na shkaktonin turma të mëdha shqiptarësh nga Kosova që vinin e zbarkoheshin në Kukës të cilin unë e quaja Qyteti i Shpëtimit.

Çdo ditë, në atë zyrë hynin pa trokitur dhjetëra gazetarë të mediumeve të ndryshme vendore e ndërkombëtare të cilët pritnin me padurim t’ua jepnim informacionet që na vinin nga frontet e luftës në Kosovë dhe nga pika kufitare e Morinit prej nga vërshonte lumi i të dëbuarve… Informacione në atë zyrë mbërrinin edhe nga kampet e ndryshme që ishin ngritur në disa vende në Kukës dhe përreth tij. Këto informacione i sillnin gazetarët dhe bashkëpunëtorët e palodhshëm të radio Kukësit të cilët ishin të përkushtuar në punën e tyre. Në atë zyrë furnizoheshin me informacione edhe disa korrespodentë të medieve ndërkombëtare të cilët këto informacione të marra gratis nga ne, i shitnin shtrenjtë, madje shumë shtrenjtë në mediat për të cilat punonin!

Njëri nga ta ishte korrespodenti i Zërit të Amerikës, Armand Mero, i cili shpeshherë dinte të lavdërohej përpara nesh duke thënë se për një paraqitje të tij telefonike paguhet 700 dollarë. Paguhej, si nuk paguhej, sepse Armand Mero gënjente shefat e tij dhe opinionin se po paraqitej nga vija kufitare apo nga vija e luftës, ndërkohë që paraqitej nga zyrat e Radio Kukësit!

Dhe këtij Armand Meros, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Luftës në Kosovë nga ana e Këshillit të Qarkut Kukës, i ndahet mirënjohje për “kontributin e tij në informim” për ngjarjet e asaj kohe! Gjithsesi Armand Mero ka dhënë kontribut por ai ato informacione që i shiste me qindra dollarë, i ka siguruar falas në zyrën e kryeredaktorit të Radio Kukësit, informacione të cilat i sillnin gazetarët dhe bashkëpunëtorët e këtij radiostacioni, kontributi i të cilëve as që u përmend në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Qarkut.

Kjo me Armand Meron ishte vetëm njëra nga shumë defektet e aktivitetit të organizuar nga kryetari Ibsen Elezi e me skenar të disa aktivistëve të PD-së në Kukës të cilët rrinin në prapavijë.

Po këta skenaristë, kishin paraparë që në takimin me gazetarët pjesëmarrës në ngjarjet e vitit 1999, të mbante një kumtesë mbi rolin e medieve kombëtare, Bashkim Shala. Ishte po ky Bashkim Shala, ish-gazetar i gazetës Koha e Jonë, i prirë për të shpikur e për të shkruar kronika të zeza, dhe për të vjellur vrer kundër institucioneve shqiptare e kundër UCK-së dhe që gjente njolla të zeza edhe aty ku nuk kishte vetëm e vetëm për të shfryrë ndaj njerëzve që po e drejtonin atë luftë humanitare në Kukës…

Pothuajse të gjithë të pranishmit në aktivitet u mërziten nga kumtesa monotone e stërzgjatur e Bashkim Shalës. Për që ishte e gjatë, mbase edhe mund të përtypej disi, por kjo “kumtesë” kishte brenda shumë të pavërteta dhe ishte në përpjekje e pashembullt për ta shtrembëruar historinë. Dhe këto të pa vërteta Bashkim Shala po i thoshte në prani të protagonistëve të asaj historie. Bashkim Shala lartësonte kontributin e disa gazetarëve partiakë që atëbotë kishin rol inferior ose nuk kanë raportuar fare sepse ishin të “sëmurë”, ndërkohë që nuk i zuri në gojë fare ata që vërtetë kanë bartur barrën e informimit në atë periudhë.

Bashkim Shala nuk përmendi fare së në atë periudhë strumbullar i të gjitha informacioneve ishte Radio Kukësi i prirë nga kryeredaktori Besim R. Cengu. Nuk zuri në gojë pothuajse asnjë nga emrat e gazetarëve që bënin gazetari të mirëfilltë në atë periudhë. Ai kishte frikë ta përmendte emrin e Besim Cengut edhe në pjesën e fjalimit të tij monoton ku flitej për botimet e librave që i kushtohen asaj periudhe. Për më keq akoma, Bashkimi lavdëronte librin e kirurgut australian me prejardhje sllovene Craig Jurisevic, “Duart e përgjakura: Kirurgu në luftë”, një libër tepër tendencioz dhe me shumë të pa vërteta. Sa për ilustrim po shkëpus vetëm disa citate të shkurtra nga ai libër: Në faqen 28 të kapitullit të tretë shkruhet se…në oborrin e spitalit të Kukësit ndodhej një lopë e ngordhur, meqënëse kosovarët nuk kishin meçfarë të ushqeheshin iu vërsulën lopës së ngordhur duke e ngrënë. Më poshtë lexojmë…shqiptarët nuk i duan kosovarët… Në vazhdim shkruhet dhe më keq… refugjatët kosovarë që vijnë këtu trajtohen si qentë…)!

Pas dëgjimit të kësaj “kumtese”, u binda se nuk ishte e rastësishme mos-thirrja e Besim Cengut për të marrë pjesë në këtë aktivitet! Besimi nuk u thirr nga se pseudogazetarët e sojit të Bashkim Shalës nuk do të mund aq lehtë ta shtrembëronin realitetin historik.
Besim Cengun me një gjysmë zëri e përmendi vetëm Sulejman Dida në kumtesën e tij kushtuar rolit të medieve lokale, duke e përzier atë në mesin e disa gazetarëve lokalë, pa pasur guxim ta thotë të vërtetën se Besimi ishte shefi i tij (kryeredaktori) por edhe strumbullari i gjithë informacionit që grumbullohej, përpunohej dhe ju shpërndahej medieve kombëtare e ndërkombëtare.

Ngjyrimi partiak i këtij aktiviteti arriti kulmin me rastin e ndarjes së dekoratave dhe mirënjohjeve. Organizatori ishte kujdesur që të dekoroheshin vetëm anëtarët dhe përkrahësit e PD-së. Madje njëri prej të dekoruarve u ndie keq kur e pa që nuk kishin marrë mirënjohje të merituarit… “Çfarë kontributi të hamamit kam dhënë unë që më ndanë mirënjohje?! Ka pasur gazetarë shumë më të përkushtuar në atë periudhë e që nuk u përmenden fare”,- më tha i sapodekoruari duke ma pranuar se unë kisha dhënë shumë më tepër se ai kontribut në atë periudhë…

Tendenca për ta shtrembëruar historinë pati edhe shumë të tjera në “Ditën e Bujarisë” të organizuar nga kryeqarkori Ibsen Elezi. Organizime të tilla i bëjnë dëm jo vetëm realitetit por edhe shkaktojnë ndarje e përqarje në mesin e vetë protagonistëve të asaj periudhe të lavdishme. Organizatori (Ibsen Elezi) dhe skenaristët e këtij aktiviteti (një grup drejtuesish e përkrahësish të PD-së në Kukës, në mesin e të cilëve edhe krijues e gazetarë) duhet të pendohen (nëse ju ka mbetur ndopak njerëzi), të skuqen (nëse kanë fytyrë) dhe të kërkojnë falje e të mos përsërisin të tilla gabime.

Drejtuesit aktual të shtetit shqiptar që kanë marrë votëbesimin për ta udhëhequr këtë vend nuk duhet t’i lejojnë këta dyftyrësha, dosta të Jurisevicit që ta shtrembërojnë kaq paturpësisht historinë.

Përkujtohet masakra e Burimit të Malishevës

0

Masakra e malishevNë Malishevë është përkujtuar masakra e Burimit. Përveç, kryetarit të Komunës, Ragip Begajt, homazhe kanë bërë edhe qindra qytetarë të Dragobil, Astrazupit dhe vendeve tjera.

Masakra e Burimit, është më e madhe në Komunën e Malishevës, gjatë luftës së fundit, që ka ndodhur 15 vite më parë, tek Vrella e Mëhillit në fshatin Burim. Nderime, janë bërë edhe në vendin e vrasjes.

Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka ngushëlluar familjarët e 42 viktimave të kësaj masakre.
Më 31 mars 1999, në vendin e quajtur “Vrella e Mëhillit”, në periferi të fshatit Burim, ishin ekzekutuar 38 shqiptarë, ndërkohë që katër të tjerë ishin djegur.

Kjo ka qenë masakra më e madhe që ka ndodhur gjatë kohës së luftës së fundit për liri në komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

I sulmojnë prindërit

0

Dhuna-fizikeDje, në orët e pasdites, në dy vende të ndryshme kanë ndodhur dy raste të dhunës së ushtruar nga anëtarët e ngushtë të familjes, njofton Policia në Prizren.

Rasti i parë është regjistruar në fshatin Sopijë e Suharekës, me ç’rast i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe vëllait të tij. Gjatë këtij sulmi lëndime ka pësuar nëna e të dyshuarit e cila ka kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve në syrin e djathtë. Për ta arrestuar të dyshuarin policia është detyruar të përdor “Sprej”.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Astrazup i Malishevës. Sipas raporteve hetimore thuhet se e dyshuara e gjinisë femërore e ka sulmuar nënën e saj. Kjo është konstatuar edhe me raport mjekësor.

Në të dyja rastet, prokurorë të shtetit kanë nënshkruar vendimet për ndalimin e të dyshuarve për ushtrim të dhunës në familje. Në të dyja rastet kanë qenë të përfshirë hetuesit primarë kundër dhunës në familje. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në Prizren, një i arrestuar

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person pasi i njëjti me forcë kishte hapur dyert e shtëpisë së viktimës.

I dyshuari kishte arritur të vjedhë një hidrofor të ujit, televizor Plazma, studio. Vlera e dëmit nuk dihet.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/