18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8187

Zgjedhjet do të mbahen me Ligjin ekzistues

0

Fadil MalokuIsh-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Fadil Maloku, ka thënë se mosmiratimi i reformës zgjedhore tregon se zgjedhjet parlamentare do të mbahen me ligj të vjetër.

“Zgjedhjet do të mbahen me ligjin ekzistues dhe sentencat improvizuese”, ka thënë Maloku për “Epokën e re”. Ai ka thënë se qëllimet e partive të mëdha kanë të bëjnë me ruajtjen e monopoleve që atyre u mundëson edhe me tej ta keqpërdorin votën e qytetarëve të Kosovës.

“Padyshim se partitë e mëdha politike kanë qëllimet e tyre, e ato qëllime kanë të bëjnë me ruajtjen e monopoleve që atyre u mundëson që edhe më tej ta keqpërdorin votën e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Maloku. Në këtë kontekst, ai ka thënë se partitë politike kanë lëshuar rastin të bëjnë diçka në favor të reformës zgjedhore.

“Problemi është që partitë politike, duke u gjendur në favorizime potenciale politike dhe duke u ‘mësuar’ tani ta ‘menaxhojnë’ manipulimin e ripërsëritur në pesë palë zgjedhje të kaluara, nuk janë de facto dhe (u dëshmua tani edhe de jure!) të interesuara të ndryshojnë diçka në favor të procesit dhe zhvillimeve që janë duke ndodhur në Kosovë. U lëshua një rast i mirë që vitin që shkoi të bëhet diçka në favor të reformës zgjedhore në Kosovë”, ka theksuar Maloku.

Ai ka deklaruar se për partitë politike procesi i reformës është vetëm një improvizim social që ka për qëllim ruajtjen e status quos.

Madje, sipas Malokut, subjektet politike me idenë e ndryshimit të ligjit zgjedhor përdoren një dredhi gjoja se janë të interesuara ta adaptojnë ligjin në bazë të proceseve dhe kërkesave të kohës.

“Projekti i reformës zgjedhore tani për tani mbetet vetëm një synim e që, në fakt, nga subjektet politike është vetëm një improvizim social që ka për qëllim ruajtjen e status quos (pra, për mos t’u thënë privilegjeve politike dhe gjendjes: ku favorizohen monopolet e partive të mëdha politike). Në realitet nuk ka ndonjë ndryshim substancial i cili do t’u referohej proceseve dinamike aktuale politike. Partitë politike, me idenë e ndryshimit të ligjit zgjedhor, përdoren një dredhi dhe djallëzi, gjoja se janë të interesuara ta adaptojnë ligjin konform proceseve dhe kërkesave të kohës”, ka deklaruar Maloku, duke shtuar se tendencë e gjithë këtij procesi kanë qenë ndryshimet kozmetike e jo ato substanciale.

“Ajo çka është më e rëndësishme në gjithë këtë tendencë është se do të ketë vetëm ndryshime kozmetike teknike, të cilat edhe më tej nuk prekin thelbin e ndryshimit që kanë të bëjnë pikë së pari me mënyrën e zgjedhjes së presidentit, definimin e saktë të mënyrës së koalicioneve parazgjedhore, zonat votuese, pastrimin e listave votuese, votimin një votë një qytetar dhe çështje të tjera. Ndërkaq, ruajtja e votës, zonat zgjedhore, listat votuese dhe të tjerat vetëm kalimthi u diskutuan në qarqet e mbyllura partiake, në vend se kjo të bëhej nga grupet e ekspertëve, shoqëria civile dhe institucionet sociale”, ka thënë Maloku.

Pavarësisht nëse zgjedhjet do të mbahen me ligj të vjetër apo të ri, Maloku ka thënë se mundësia e manipulimit ekziston gjithnjë

“Mundësia për manipulime gjithnjë ekziston. Zgjedhjet lokale dëshmuan në një mënyrë që kur mobilizohet publiku i gjerë, nëpërmjet presionit publik zgjedhjet dhe procesi zgjedhor mund të menaxhohen mirë në mënyrë që të reduktohen këto manipulime!”, ka thënë Maloku.

“Shteti ka dështuar” t’i shpëtojë nga dhuna në familje nënën me katër fëmijë

0

Dhuna ne familjeQe pesë vite Egzon Bajraliu (20) nga Prishtina kërkon ndihmën e shtetit për ta shpëtuar nga dhuna në familje, shkruan sot “Koha Ditore”. Atij, nënës dhe tri motrave “nuk po u ofrohet ndihma adekuate”.
Duke vlerësuar se shteti ka dështuar në mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë, ata vazhdojnë të jetojnë me frikën se kur kryefamiljari i tyre do t’i realizoj kërcënimet me vrasje.

Rrahjet, kërcënimet e ofendimet që H.Bajraliu (48) ia bënë gruas dhe fëmijëve thotë se ende po vazhdojnë. Kulmi i tërë torturave mbetet për këtë familje ngacmimi seksual i H.Bajraliut ndaj të bijave.

NISMA për Kosovë, sot niset në Rahovec

0

NismaKëshilli themelues i NISMA për Kosovën në Rahovec do të mbaj tubimin e saj themelues.

Në këtë tubim do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e lartë të NISMA për Kosovën.

Ky tubim do të mbahet sot (e shtunë) me datë 29.03.2014 në orën 14:00 në Shtëpinë e Kulturës’’Mensur Zymberaj” në Rahovec./PrizrenPress.com/

 

Nepotizëm edhe në Universitetin e Prizrenit

0

UPZ 45Djali i rektorit të UPZ-së, Afrim Shemsedini është asistent në këtë universitet ndonëse nuk i plotëson kriteret, shkruan sot Koha Ditore.

Rektori e ka angazhuar si ligjëruese edhe kunatën e djalit, Mehreme Hoxha. Edhe prorektorja, Nuran Mallta-Muhaxheri e ka punësuar vëllanë në UPZ. Si ligjërues është i angazhuar edhe një kushëri i zëvendës kryeministrit Hajredin Kuçi.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i UPZ-së, Adem Sallaukaj është sekretar në kundërshtim të hapur me statutin e UPZ-së./Koha Ditore/

Nesër fillon matja verore e kohës

0

oraTë dielën e 30 marsit, në orën 2:00, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para duke e çuar orën në 3:00. Me këtë orë verore popullit do t’i mundësohet largimi i errësirës për një orë më shumë.
Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës mund të shkaktojë një lloj ndryshimi në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në humorin dhe vizionin e botës së njerëzve.

Shqetësimi më i madh, për shumë persona, do të jetë i lidhur me gjumin: sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit, 12 milionë persona mund të kenë probleme me kthimin e orës së verës.

Kjo orë verore zgjat deri në të dielën e fundit të tetorit.

Ideja për ndryshimin e orës u hodh nga Benjamin Franklin me qëllimin e ruajtjes së energjisë. Kalimi nga koha verore në atë dimërore dhe anasjelltas për herë të parë është aplikuar në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tash aplikohet në 70 shtete në të gjithë botën.

Çetniku që patrullon në Krime, kontrollonte barrikadat në veri

0

Qetniku“Koha Ditore” ka siguruar fotografi të çetnikut Bratislav Zhivkoviq, i armatosur deri në dhëmbë në veri të Kosovës.

Po ashtu i ulur në barrikada. Në një fotografi, ai shihet me një ushtar amerikan të KFOR-it, i cili ishte duke provuar të hiqte barrikadat në veri të Kosovës. Gazeta ka mësuar se po e shante ushtarin që i luste të largoheshin nga barrikadat.

Mjekroshi nga Zubin-Potoku që është shfaqur duke patrulluar në rrugët e kryeqytetit të Krimesë, është identifikuar nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare si njëri ndër organizatorët e barrikadave dhe sulmeve kundër forcave të KFOR-it, verën e vitit 2011, kur Qeveria e Kosovës kishte dërguar njësitë speciale për të marrë kontrollin mbi pikat kufitare në veri.

Aksioni kishte rezultuar me vrasjen e policit Enver Zymberi, dhe me futjen e Kosovës në negociata politike me Serbinë që kanë sjell një autonomi të gjerë të katër komunave me shumicë serbe./KOha Ditore/

Droga e Afganistanit kalon këtej

0

harta per drogKosova sikurse të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, vazhdojnë të mbesin rruga më e duhur e trafikantëve të drogës. Rruga më e shkurtër dhe efikase e tyre për bartjen e heroinës nga Afganistani si vend prodhues e deri në shtetet e ndryshme perëndimore si vende konsumuese, edhe më tej mbetet itinerari që njihet si “Rruga Ballkanike”.

Kjo rrugë nis nga Afganistani, Turqia, pastaj Rumania, Bullgaria e Greqia. Ndërkohë, rruga tjetër është Turqi, Bullgari, Maqedoni ose Serbi, Kosovë dhe vazhdon në Shqipëri ose Mal të Zi.
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet të përmbledhura në një raport që ka të bëjë vetëm më rrugët e drogës në Evropën Juglindore. Ky dokument është publikuar këtë muaj në Vjenë të Austrisë.

Sa i përket Kosovës në veçanti, në raport evidentohet se pjesa dërmuese e heroinës që hyn në Kosovë, vjen nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. “Në Kosovë pjesë e heroinës mund të ripaketohet dhe ka mundësi të ndryshme të transportimit”, shkruan në raport, por nuk jepet ndonjë fakt se ku apo si ndodh ky ripaketim. “Malli mund vazhdojnë drejt Malit të Zi e në vazhdim në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe më gjerë”./tribuna/

Vdiq regjisori i serisë “Doctor Who”

0

Derek Martinus-regjisorDerek Martinus, i cili është më mirë i njohur për krijimin e episodeve më të mira të serisë Doctor Who, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur familja e tij, pasi ai për shumë vjet po vuante nga sëmundja e Alzhejmerit.

Martinus punoi në seritë e njohura mes viteve 1965 dhe 1970. Ai gjithashtu ishte regjisor i episodeve të para me ngjyrë të serisë “Doctor Who”.

Përveç Doctor Who, Martinus gjithashtu punoi në teatër dhe në disa programe për fëmijë siç ishte “The Paper Lads and Dodger”.

MPB lëshon leje qëndrimi për shtetasit e huaj

0

MPB-objektiMinistria e Punëve të Brendshme, nga sot ka filluar lëshimin e lejeve të qëndrimit për të huajt, në formë të kartelave biometrike të identitetit për shtetasit jo të Kosovës.

Ky vendim vjen në frymën e përmbushjes së standardeve teknike për integrimin në Bashkimin Europian.

Ministri Bajram Rexhepi tha se leje qëndrimet biometrike janë në pajtim me Ligjin për të Huajt. Ai tha se Kosova është vendi i parë në rajon që ka përmbushur këtë kërkesë të BE-së.

“Kartelat biometrike për leje qëndrim për të huaj janë edhe një rezultat i projektit të filluar me sukses vitin e kaluar për lëshimin e kartelave biometrike të identitetit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova bëhet vendi i parë në rajon që përmbush këtë kërkesë të BE-së”.

Ndërkaq, Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku e cila ishte e pranishme në këtë ceremoni, tha se me këtë veprim po dëshmohet se Kosova është e angazhuar fuqishëm për përmbushjen e agjendës evropiane.

“Ne jemi të bindur se Bashkimi Evropian është vlera dhe synimi që ne aspirojmë si shoqëri”, tha Ministrja Çitaku, raporton RTV21.

Kartela biometrike për leje qëndrim përmban mikroprocesorin me ndërfaqe pa kontakt, i cili ruan informacionin në përputhje me standardin ICAO për dokumentet elektronike të udhëtimit.

Fotografia dhe dy shenjat e gishtave përdoren si të dhëna biometrike të detyrueshme për të verifikuar autenticitetin e zotëruesit te kartelës së leje qëndrimit.

Kartela për leje qëndrim mund të përdoret edhe si kartelë për identifikim, autentikim, arkivim dhe komunikim të sigurt në Internet – ajo është thjeshtë një pasaportë e sigurt për Internet.

Për këtë qëllim gjatë pranimit të kartelës së re biometrike shtetasi i huaj, përveç kartelës do të pranojë edhe kodet personale për qasje në pjesën elektronike të mikroprocesorit në kartelë.

Selimi:Daut, unë respektova Kuvendin, ti qeverinë

0

RexhepSelimi-vv“Daut apo ”Davidi” i luftës, si mik po të them se DO TA VOTOJ LIGJIN PER VETERANET E UCK-se. Pra, nuk do të koritem. Veç besoj se duhet të mos e harrosh edhe ti, se kush u korit në luftë, unë e ti që qëndruam deri në fund apo ata qe ikën atëherë e tash na e sollën ligjin në kuvend bashkë me meritat e tyre për këtë ligj?. Pra, unë e ti nuk u koritem në luftë që të koritemi tani për procedura..

Rexhep Selimi.

“Daut apo “Davidi” i luftës, si mik po të them se DO TA VOTOJ LIGJIN PER VETERANET E UCK-se. Pra, nuk do të koritem. Veç besoj se duhet të mos e harrosh edhe ti, se kush u korit në luftë, unë e ti që qëndruam deri në fund apo ata qe ikën atëherë e tash na e sollën ligjin në kuvend bashkë me meritat e tyre për këtë ligj?. Pra, unë e ti nuk u koritem në luftë që të koritemi tani për procedura parlamentare!:, është përgjigjja e Selimit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ka dhënë edhe shpjegime për mosvotimin e këtij ligji në Kuvend.

Selimi ka shkruar po ashtu se ai ka respektuar agjendën e Kuvendit e jo atë të Qeverisë, siç ka vepruar kolegu i tij Daut Hradinaj.

“Daut, ne ishim bashkëluftëtarë dhe tash jemi deputet të Kuvendit të Kosovës. Agjenda e kuvendit këtë javë ishte në dispërputhje me agjendën (elektorale) të Kryeministrit sa i përket Ligjit për Veteranët. Unë e ti dalluam vetëm se unë e respektova agjendën e Kuvendit e ti e respektove agjendën e Qeverisë. Kaq.”, është përgjigja e Selimit për Daut Haradinajn.

Ai i ka thënë Haradinajt që mos të ngutet për dy – tre ditë.

“Pasi qe Qeveria për dy mandate nuk e solli këtë ligj në Kuvend, pra nuk e ka pas për ngut, edhe ti mos u ngut për dy tre dite. Javën tjetër do ta kemi Ligjin për votim, shpresoj ta votosh ashtu siç do ta votoj edhe unë. Unë do ta votoj PËR me gjithë vërejtjet që i kam”, ka përfunduar përgjigjen e tij deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.