18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Droga e Afganistanit kalon këtej

harta per drogKosova sikurse të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, vazhdojnë të mbesin rruga më e duhur e trafikantëve të drogës. Rruga më e shkurtër dhe efikase e tyre për bartjen e heroinës nga Afganistani si vend prodhues e deri në shtetet e ndryshme perëndimore si vende konsumuese, edhe më tej mbetet itinerari që njihet si “Rruga Ballkanike”.

Kjo rrugë nis nga Afganistani, Turqia, pastaj Rumania, Bullgaria e Greqia. Ndërkohë, rruga tjetër është Turqi, Bullgari, Maqedoni ose Serbi, Kosovë dhe vazhdon në Shqipëri ose Mal të Zi.
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet të përmbledhura në një raport që ka të bëjë vetëm më rrugët e drogës në Evropën Juglindore. Ky dokument është publikuar këtë muaj në Vjenë të Austrisë.

Sa i përket Kosovës në veçanti, në raport evidentohet se pjesa dërmuese e heroinës që hyn në Kosovë, vjen nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. “Në Kosovë pjesë e heroinës mund të ripaketohet dhe ka mundësi të ndryshme të transportimit”, shkruan në raport, por nuk jepet ndonjë fakt se ku apo si ndodh ky ripaketim. “Malli mund vazhdojnë drejt Malit të Zi e në vazhdim në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe më gjerë”./tribuna/

Më Shumë

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Lajmet e Fundit