Home Blog Page 8208

Prizreni nuk e lejon privatizimin e Kino Lumbardhit

0

Kino LumbardhiNjë ditë pas fjalimit protestues në ceremoninë e hapjes së edicionit të XIII të DokuFest, drejtori artistik Veton Nurkollari ka ashpërsuar qëndrimin e festivalit kundër privatizimit të kinemasë Lumbardhi. Nurkollari thotë se DokuFest dhe Prizreni do ta mbrojë me çdo kusht kinemanë nga privatizimi teksa Asambleja Komunale e Prizrenit planifikon të nxjerrë një vendim që do ta shpallë Lumbardhin interes publik.

Organizatorët e “DokuFest” janë rikthyer në pikën zero, trembëdhjetë vite pasi ky festival ka filluar pikërisht si nismë kundër shkatërrimit të kinemasë Lumbardhi.

Ata po gjenden përballë problemit të njëjtë të vitit 2002 kur ambienti i jashtëm i kinemasë rrezikohej të shndërrohej në parking. Kundërshtimi i kësaj ideje kishte lindur DokuFest-in, organizatorët e të cilit në vitin 2014 janë çuar kundër privatizimit të kinemasë “Lumbardhi” procedurat për shitjen e së cilës kanë nisur në fund të muajit qershor.

E kjo kishte bërë që në hapjen e edicionit të këtij vitit të DokuFest i gjithë fjalimi të përqendrohet kundër shitjes së kësaj kinemaje.

“Nuk e kemi ndërmend me u dorëzu”, ishte njëra nga fjalitë hyrëse që përsëritej nga vullnetarët e festivalit.

E një ditë pas, në konferencën për media, Nurkollari ka ashpërsuar qëndrimet kundër shitjes së kinos “Lumbardhi” duke e quajtur privatizimin e saj si akt brutal.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të mos ia privojmë qytetit të drejtën për ta mbajtur këtë kinema”, ka thënë Nurkollari.

Madje ai ka paralajmëruar edhe veprime radikale nga ana e festivalit dhe qytetarëve të Prizrenit për ta mbrojtur nga privatizimi kinemanë më të vjetër në Prizren.

“Ajo në hapje ishte fillimi dhe donim të bënim një deklaratë sepse aty ishin ministri i Kulturës e Presidentja. Do të bëjmë edhe peticion e nëse nuk kryen punë do të përdorim edhe aso forma sikurse në filmin që e hapi festivalin”, ka thënë Nurkollari.

DokuFest u hap të shtunën mbrëma me dokumentari “Everyday Rebellion” që flet për lëvizjet qytetare nëpër botë që nëpërmjet formave të ndryshme shpërfaqin mosbindje.

“Pikërisht për këtë arsye edhe e kemi zgjedhur këtë film ta hapim festivalin”, ka thënë Nurkollari.

Sipas tij, Kino Lumbardhi nuk është një ndërmarrje shoqërore sikur tjerat dhe se vlera e saj nuk matet me para.

“Nëse humbet ai vend humbet edhe DokuFest dhe simboli i Prizrenit. Ai vend është trashëgimi kulturore dhe nuk mundet keq lehtë të privatizohet”, ka thënë Nurkollari, teksa ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që ta mbajë këtë kinema dhe t’ia dhurojë qytetarëve të Prizrenit.

E në Komunën e Prizrenit thonë se planifikojnë që ta nxjerrin një vendim në bazë të të cilit kino Lumbardhin do ta shpallin zonë me interes publik.

“Kryetari i Komunës Ramadan Muja muajin korrik i ka shkruar AKP-së se Prizreni dëshiron ta mbajë këtë kinema ndërsa ne si Asamble Komunale në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet në fund të këtij muaji do të nxjerrim një vendim që do ta shpallë zonë me interes publik”, ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë, Kujtim Gashi, kryesues i Asamblesë në Prizren.

Deri në këtë vendim, Agjencia Kosovare e Privatizimit do të vazhdojë procedurat e nisura për privatizimin e kino Lumbardhit.

“Agjencia do ta trajtojë këtë objekt si çdo pronësi tjetër shoqërore në përputhje me mandatin ligjor ndërsa kërkesat e mundshme nga Komuna apo Qeveria, AKP do t’i shqyrtojë në përputhje me procedura ligjore”, ka thënë Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

Por derisa Komuna e Prizrenit dhe AKP të merren vesh nëse do të privatizojnë kinemanë, në Lumbardh gjatë DokuFest do të shfaqen filma e dokumentar që shpërfaqin rebelimin dhe protestat e njerëzve nëpër botë.

Aksident i rëndë në Brezne të Dragashit

0

aksident-dy-golfaTre persona janë lënduar rëndë dhe katër të tjerë më lehtë, në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, në afërsi të fshatit Brezne të Dragashit, tek vendi i quajtur “Trokan”.

Policia e Kosovës njofton se janë aksidentuar dy automjete te tipit të njëjtë “Golf”.

“Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë, të cilët dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa i lënduari tjetër në QKUK-së për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Lëndohen pesë persona nga një aksident në Shkozë të Dragashit

0

Aksident shiritatPesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident në fshatin Shkozë të Dragashit.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar, njëri nga drejtuesit me dy pasagjer një mashkull dhe një femër të cilët janë dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor”/PrizrenPress.com/

Konfiskohet një armë në aheng familjarë në Prizren

0

arma ne dasem alltia4Një armë e llojit “Zoraki R-1” është konfiskuar në një aheng familjar në Prizren. Konfiskimi është bërë në lagjen “Enver Hadri”.

“Pas disa të shtënave të dëgjuara gjatë një ahengu familjar, policia ka shkuar në vend-ngjarje ku ka gjetur dhe konfiskuar armën e llojit Revolver ZORAKI R-1 me gas dhe 6 fishek të cal. 9 mm”, njofton Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar pasi që i dyshuari ka hedhur revolen dhe është larguar në drejtim të panjohur. /PrizrenPress.com/

Pak kolona në kufijtë me Serbinë

0

Kufi me Serbinë-kolonaJanë shkurtuar pritjet në pikë kalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se është përmisuar dukshëm problemi i pritjes në pikat kufitare me Serbinë.

“Gjendja është përmirësuar dukshëm dhe pritjet janë më të shkurtra”, tha Kelani.
Ai tha se Policia e Kosovës ende vazhdon me numër të shtuar të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata nga ana e bashkatdhetarëve tanë.

“Informacionet e orës 12:00 tregojnë se në Merdare kolona në hyrje nuk ka ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (600-700) metra me pritje të cilat zgjasin përafërsisht mbi (1 ) orë”.

“Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje po ashtu nuk ka, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (300) metra me pritje të cilat zgjasin rreth (30-45 ) minuta”.

“Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë nuk ka kolona as në hyrje e as në dalje, përveç kohëzgjatjes prej 10-15 minutave sa aplikohet procedura e kalimit kufitar gjatë kontrollit të dokumentacioneve”.
“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht dhe vazhdohet me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe”./PrizrenPress.com/

Plagoset terroristi Lavdrim Muhaxheri

0

Lavdrim MuhaxheriLajmin e ka dhënë një shok i tij, i cili ka thënë se shpejt ‘luani’ do t’i kthehet frontit të luftës.

“Lavdrim Muhaxheri mirë është me shëndet është në shtëpi dhe nuk është në spita; . Allahu ia mundësoftë sa më shpejt të shërohet nga plaga e operacionit dhe të kthehet në front baskë me luanët tjerë”, ka shkruar shoku i Lavdrimit, Saleel Al Sawarim, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.

Ndërkohë, disa shokë të tij në Kosovë janë arrestuar në mesin e të cilëve edhe hoxha Zekirija Qazimi, i cili kishte qenë njëri ndër njerëzit kryesor në nxitjen e qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Siri.

Serbët paguhen për të vrarë nëpër botë

0

serbe2Ndërsa ndër shqiptarë mbetet problem fakti se shumë po nisen për në luftëra fetare, të cilat në të vërtetë në të shumtën e rasteve e keqpërdorin fenë, edhe ndër serbë ka një problematikë të tillë të ngjashme.

Shumë serbë po luftojnë në kampet e luftës në Ukrainë, përkrah forcave separatsite ruse.

Mediat serbe raportojnë se ata janë vullnetarë nga Lëvizja çetnike “Jovan Seviq”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka bërë me dije se luftëtarë serbë ka edhe në Irak edhe në Siri dhe se të gjithë paguhen.

Fakti se serbët po luftojnë në Ukrainë, nuk është aq çdui, duke ditur lidhjet sllave mes serbëve dhe rusëve, por fakti që serbët po luftojnë edhe në Irak e Siri lë shumë dyshime.

Megjithë faktin e rëndë, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur për mediat se ka informacion se serbët po luftojnë në luftëra të botës, por se ata nuk do të përndiqen penalisht.

Vuçiç theksoi se serbët duhet të kthehen në vendin e tyre, të punojnë dhe të jetojnë për vendin dhe për familjen e tyre.

Seksi sipas horoskopit, zbuloni dëshirat e fshehta të partnerit

0

seksNëse ende nuk i keni ditur të gjitha dëshirat dhe fantazitë seksuale të të dashurit tuaj, atëherë lexoni karakteristikat e tij sipas shenjës së horoskopit

Dashi
Për Dashin seksi është – gjah. Kryesisht janë të drejtuar në shprehjen e dëshirës fizike dhe posedojnë një energji të pashterur. Në kërkim e sipër për një kënaqësi të përgjithshme nuk kanë frikë as të eksperimentojnë. Në seks Dashi dëshiron të dominojë, përderisa përpos erotikës në lidhje kërkojnë edhe përshtatshmëri mendore. Tek pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrtë gjithçka shkon pa kurrfarë paraloje. I eksiton prekja e flokut, puthja nëpër ballë dhe mjekër.

Demi
Në seks, kjo shenjë ka shumë kërkesa. Janë shumë tërheqës, enë kontaktin e parë shfaqen të rezervuar. Për ta paraloja është më e rëndësishmja, që nganjëherë edhe mundet të çmendë partnerët. Kur mbesin të vetëm me partnerin, kjo shenjë shprehë një seksualitet të fortë që me të vërtetë nuk njeh kufi. Për ta seksi është një mundësi lirimi nga përditshmëria e mërzitshme. Demat i çmend puthja dhe prekja në qafë.

Binjakët
Për Binjakët seksi bashkon trurin dhe mendjen, pa kurrfarë përzierje të asaj që ne e quajmë shpirt.
Partnerët e tyre duhet të jenë të shkathët në puthje dhe të gatshëm për të eksperimentuar. Ata do të kënaqen në seks të shpejtë në ulësen e prapme të veturës, por edhe gjatë një mbrëmje të gjatë klasike. Binjakët eksitohen nga bisedat erotike e po ashtu edhe nga prekja e krahëve dhe duarve.

Gaforrja
Shoqëria seksuale me Gaforren është e njëjtë sikurse një vallëzim i lehtë. Nëse qëlloni hapat e duhur, mund të jeni të sigurt se do të përjetoni një kënaqësi pakufi. Gaforret para së gjithash seksin e përjetojnë si përvojë emocionale. Kur emocionet e tyre të aktivizohen, shndërrohen në dashnor me pasion. Intuita e tyre u tregon nevojat e partnerit në shtrat dhe mundohet që ta bëjnë të lumtur. I çmend puthja franceze.

Luani

Seksi me Luanët është një përvojë e egër e cila ofron edhe argëtim të madh. Pjesëtarët e kësaj shenje gjithmonë janë të gatshëm për aksion e të njëjtin entuziazëm presin edhe nga ana e kundërt. Adhurojnë të dominojnë. Kënaqen kur falënderohet mundi i tyre dhe japin gjithçka nga vetja e tyre për t’i plotësuar pritjet e anës tjetër. Nëse dëshironi ta çmendni një Luan filloni me puthjen e shpinës dhe vazhdoni me një masazh erotik.

Virgjëresha
Virgjëreshat janë persona të ndjeshëm dhe dashnorë të kujdesshëm. Në zemrën e tyre ata janë të përsosur të cilët që nga detajet më të imta dëshirojnë të përmbushin fantazitë e tyre erotike. Pjesëtarët e kësaj shenje shpeshherë gjenden në rolin duke ndihmuar të tjerët për të arritur kulmin. Janë të turpshëm dhe vështirë tregojnë dëshirat e fshehura. Duhet ta dini se puthja në zonën e stomakut për ta paraqet kënaqësi të madhe.
Peshorja
Edhe pse në publik sillen me shumë kujdes, seksi tek ata mundet të zgjojë përvoja të çmendura. Kërkojnë partnerë të besuar dhe të shkathët që me siguri do t’i arrijnë majat e kënaqësisë së bashku. Pëlqejnë nëse I përqafoni duke ju thënë fjalë të bukura, por nëse dëshironi që edhe më t’ju zgjoni ndjenjat, atëherë vendi i duhur për t’i ledhatuar është pjesa e poshtme e shpinës.
Akrepi
Shenja e Akrepit në astrologji me kalimin e kohës është shndërruar në sinonim për seks cilësor. Janë në gjendje të ofrojnë kënaqësi seksuale, por edhe të fitojnë kënaqësi. Akrepat pëlqejnë të paramendojnë koreografi të veçanta. Kënaqësitë e tyre më të ndjeshme nuk është e vështirë t’i zbuloni, gjenden në hapësirën e organeve seksuale.
Shigjetari
Në mesin e shenjave të zjarrta Shigjetari është udhëheqës kur bëhet fjalë për seksualitetin. Për pjesëtarët e kësaj shenje, seksi është argëtim I mirë e para së gjithash përvojë pasioni që nuk ka kurrfarë lidhje me emocionet. Me fjalë tjera, Shigjetarët janë të gatshëm për aksion kurdoherë. Nuk janë fare të turpshëm për ta treguar atë që duan. Shigjetarët më së shumti i eksiton prekja e butë nëpër ije.

Bricjapi
Edhe pse në shikim të parë duken të turpshëm dhe të ftohtë, Shigjetarët i takojnë shenjës me më ës shumti pasion seksual dhe janë dashnorët më aktivët. Për dallim nga të tjerët, ata shumë lehtë eksitohen dhe me këtë rast pasionin e tyre e përcjellin tek ata me të cilët janë në kontakt. Personat me këtë shenjë vërtetohen të jenë stabil dhe dashnorë besnik. Puthjet zgjojnë ndjenja të forta tek ata.

Ujori
Për ta seksi nuk është vetëm pasion dhe zbavitje. Para së gjithash është mënyra e cila lidh mendjen me zemrën. Më të lumturit janë kur qojnë dashuri me partnerin dhe këmbejnë mendimet. Ujorët janë shumë kureshtar, që pandërprerë i shtyn të bëjnë eksperimente. Mundohen të jenë të sinqertë e të njëjtën gjë e kërkojnë edhe nga partneri. Kur janë në formë, imagjinata e tyre nuk ka fund. U pëlqen prekja dhe ledhatimi i gjunjëve.

Peshqit

Sikurse gjithçka tjetër në jetën e tyre, për Peshqit seksi është i pandashëm prej emocioneve. Për këtë arsye, janë shenjë shumë e ndjeshme por dhe dashnorë shumë kreativë. Imagjinatën e tyre të fortë e tregojnë në shtrat ku edhe paraqesin lojërat më të çuditshme. Peshqit mbeten shumë të lumtur kur arrijnë ta bëjnë të lumtur partnerin.

Nasho Jorgaqi: Letra ime me Kadarenë? Më fyen e ofenduan me gjuhë rruge

0

Nasho JorgaqiLetra e hapur e Nasho Jorgaqit për Ismail Kadarenë, botuar në ‘GSH’ pak javë më parë, shkaktoi një “furtunë” të vërtetë debati mediatik. Kadare zgjodhi të mos i përgjigjet letrës, por shumë intelektualë, botues e shkrimtarë publikuan mendimet dhe intervistat e tyre në media duke mbajtur njërin, apo tjetrin krah.

Romani i parë (për sa i përket kohës kur është shkruar) dhe i fundit (për kohën e botimit) i Ismail Kadaresë “Mjegullat e Tiranës”, ishte shkaku i asaj letre të gjatë që shkrimtari Nasho Jorgaqi ia drejtoi kolegut të tij përmes faqeve të “Gazetës Shqiptare”. Disa fraza të Kadaresë në libër që e përfshin Jorgaqin në histori, gjithsesi pa i përmendur emrin, kanë sjellë reagimin e kolegut. “Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im shkroi dhe botoi një ‘histori dashurie’ të ngjashme… duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si ‘hero pozitiv’!

Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë që do të ndjente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”, shkruan Kadare në botimin e tij të fundit “Mjegullat e Tiranës”, në intervistën e botuar në libër, që i paraprin romanit. Në atë letër, Nasho Jorgaqi i drejtohet “mikut të tij të dikurshëm”, mes të tjerash se: “Shtrembëron në mënyrë flagrante të vërtetën e veprës sime, në dobi të veprës sate… vetëmburrje vanitoze, mungesë totale respekti”, etj.

Letra që po publikojmë sot mban titullin: “Ju faleminderit!”, ku shkrimtari thotë se nuk e priste dhe nuk e kishte për qëllim të hapte një debat kaq të madh. Ai falenderon dashamirësit për mesazhet e tyre pozitive.

Analistët parashikojnë rrezik hyrjen e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës

0

QeveriaKosoves-objektiKrijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë kornizës kushtetuese për disa analistë është pikë e ndjeshme. Por ka edhe të atillë që mendojnë se duhet hapur debat për zhbërjen e potencialit të krijimit të këtij asociacioni.

Për të qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, Lista serbe tashmë edhe publikisht po kërkon edhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ani pse kjo është paraparë edhe me marrëveshjen e Brukselit.

Albert Krasniqi, hulumtues në KIPRED thotë se krijimi i këtij asociacioni është një garancion i ratifikuar në Kuvend, por duhet pasur kujdes se me çfarë kompetencash do të jetë ai.

“ Gjithçka varet te statuti që do të ketë ky asociacion, kompetencat të cilat do të përfshihen dhe do të varet shumë nëse do të jetë në kuadër të Kornizës ligjore të Kosovës dhe asgjë më shumë se çfarë kanë asociacionet tjera . Atëherë gjithcka do të ishte në rregull dhe kjo do të ishte vetëm një pikë të cilën ata po mundohen që duke e shfrytëzuar fuqinë politike ta arrijnë”.

Krasniqi po ashtu thekson nevojën për kujdes në mos krijimin e një autonomie në këtë pjesë. Për t’u parandaluar një rrezik i tillë ai thotë se Kosova duhet të ketë qeveri stabile.

“Ne e dimë që lista serbe është krijuar në Beograd, kryatri i saj është zjgedhur nga Qeveria e Serbisë dhe qëllimi i saj është që këto marrëveshje që po arrihen në Bruksel të mundohen që përveçse të zabtohen, mundësisht edhe të zgjerohen, të dalin përtej atyre që është arritur. Kjo do të ishte e rrezikshme për secilën qeveri të vendit, sidomos nëse do të jetë një qeveri jostabile, për shkak se Qeveria e Serbisë, përmes listës serbe do të mund ta sabotonte dhe të ketë në dorë që kur do ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës përmes daljes së tyre nga qeveria”.

Ndërsa për analistin e pavarur Shpend Kursani futja e Listës serbe në institucione dhe krijimi i asociacionit të komunave serbe i jep fuqi Serbisë që ta rrëzoj çfarëdo qeverie të ardhshme të Kosovës. Sipas tij Qeveria e ardhshme duhet të hap debat për zhbërjen e potencialit të krijimit të ktij asociacioni

“Në këtë nivel duhet të diskutohet dhe të zhbëhet potenciali i krijimit të këtij asociacioni. Kjo nuk është vetëm në të mirë të shtetit të Kosovës, por edhe në të mirë të serbëve, pra në këtë sens duhet të argumentohet , sepse nëse krijohet ky asociacion serbët vetëm se do të dezintegrohen nga institucionet e Kosovës dhe kështu do të kenë më pak lidhje me Kosovën e më shumë lidhje me Serbinë…”.

Në këtë kuadër analistët thonë se duhet një rishikim i procesit të dialogut me Serbinë, në mënyrë që të arrihet zbatimi i pikave që janë arritur pa u rrezikuar integriteti territorial i Kosovës./rtk/