22.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8213

Vetëpezullimi i Ramadan Mujës nuk ka bazë ligjore

0

Ramadan Muja 2Pas vendimit të Ramadan Mujës për pezullim të pozitës së kryetarit të Prizrenit, nuk janë pezulluar edhe pakënaqësitë e të tjerëve që dëshirojnë dorëheqjen e tij.

Kryetari i “Ec ma ndryshe”, Hajrullah Çeku, thotë se nuk do ta pranojë një vendim të tillë, por do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Mujës edhe të nesërmen me anë të protestës, që, thotë se do të jetë paqësore.

“Nuk do ta pranojmë këtë farë lloj vendimi i cili nuk ka kurrfarë bazë ligjore”, tha Çeku për emisionin InfoMagazinë në Klan Kosova, citon lajmi.net.

“Ju e shihni edhe në tekstin e vendimit askund nuk thirret vendimi në ndonjë bazë ligjore. Sepse, nuk ka bazë ligjore”.

“Pezullimi për ne nuk do të thotë kurrgjë. Të njëjtën kohë për neve është një përpjekje e kryetarit Muja për ta evituar aktin e dorëheqjes”.

“Dorëheqja si akt moral ishte dashur të vije në fillim por nuk ka ardhur, megjithatë, ne ende presim”.

Në anën tjetër, eksperti i pushtetit lokal, Besnik Tahiri, cilëson veprimin e kryetarit të Prizrenit, si një veprim nga i cili ligji për qeverisje lokale nuk njeh një nen të tillë.

“Kjo është një problematikë shumë e rrallë. Këtu duhet të reagojë Ministria e Pushtetit Lokal. Ajo që dihet saktësisht është që një kryetar i cili nuk ushtron detyrën e tij pa arsye Komuna duhet të shkojë në zgjedhje”.

“Në këtë rast kryetari është në mes të dy pozicioneve, të dorëhiqet, ose ta shfrytëzojë zbrazëtinë ligjore, nenin 56 piken e, do të thotë, kryetari duhet të lirojë detyrën e vet deri sa ka një vendim të ligjit e cila është 30 ditë”.

Tahiri ka thënë se pezullimi i detyrës së tij, nënkupton mosshkuarja në punë, e cila bie ndesh me interesat e qytetarëve, të cilët dhanë votën për një kryetar aktiv.

“Ajo që duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes është në çështjet që rregullohen me ligj si kjo të mos lënë hapësirë për interpretimin më ndryshe”.

“Muja është ngutë, është veprim i ngutshëm”, tha Besnik Tahiri për emisionin InfoMagazinë në Klan Kosova.

Muja zë gafil PDK-në, nuk dinë se çfarë të bëjnë me të

0

RamadanMuja-makinaMe veprimin e tij për pezullim të postit të Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja e ka zënë pa përgatitur edhe partinë e tij.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati, i kontaktuar nga Express, ka thënë se nuk mund të komentojë konkretisht për këtë çështje.

“Dëgjova që Ramadan Muja e ka pezulluar pozitën e tij, por zyrtarisht nuk kemi marrë ende diçka. Pa marrë një njoftim zyrtar për këtë veprim të tij, ne nuk mund të komentojmë as si parti e as si Ministri e Administratës së Pushtetit Lokal kurrgjë.”, ka thënë Musëmurati, i cili njëherësh është edhe Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, shkruan Express.

Ramadan Muja sot ka marr vendim që të pezullojë pozitën e tij prej Kryetari të Prizrenit, pas protestave të shoqërisë civile që nisën kur ai u shpall fajtor nga gjykata për korrupsion. Shoqëria civile dhe partitë që e përkrahin këtë protestë në Prizren thonë që pezullimi i pozitës është veprim që nuk e njeh ligji, dhe për më shumë, thonë që është veprim i pamjaftueshëm- ata kërkojnë dorëheqjen e Mujës.

60 bursa për studime në Universitetin e Sheffieldit

0

Buja-Ioannis VerveridisMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka nënshkruar sot protokoll bashkëpunimi me Ioannis Ververidis, rektor i Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffieldit – City College, përmes të cilit do të ndahen këtë vit edhe 60 bursa për studime në këtë universitet.

Me këtë rast, Buja theksoi faktin se është viti i pestë që me Universitetin prestigjioz të Sheffieldit ndajmë bursa të përbashkëta.

“Ne japim bursa edhe për nivelin bachelor, master dhe MBA, dhe të doktoratës. Sivjet japim 60 bursa dhe uroj e dëshiroj të na aplikojnë studentët më të mirë, siç e kemi pasur përvojën edhe deri më tani”.

Ai foli edhe për bursat që ndahen në nivele të ndryshme studimi dhe për shumën e tyre. “Bursat do të ndahen në programin ekzekutiv MBA në njërin prej specializimeve: Menaxhimi i përgjithshëm, Marketing, Financa, Logjistikë, Menaxhim i kujdesit shëndetësor. Ndërsa, për programet e rregullta të doktoratës do të ndahen bursa në programet: Ndërmarrësi, Inovacioni dhe Zhvillimi i Biznesit dhe Ekonomisë, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Shoqëria dhe Zhvillimi Njerëzor: Psikologji, Politikë, Sociologji dhe Edukim”, theksoi ministri Buja, ndërsa foli edhe për skemën e pagesës së këtyre bursave e që është:

Pesë bursa të përbashkëta për studimet universitare (3 vite), për të cilat 50 përqind e pagesave të studimit do të mbulohen nga Universiteti dhe 50 përqind nga MAShT.

Janë 15 bursa për studime universitare (3 vite), të cilat 50 për qind do të mbulohen nga Universiteti dhe 50 për qind nga vet studentët.

Do të ndahen edhe 15 bursa të përbashkëta për studime pasuniversitare (1 vit studimi), për të cilat 50 për qind do të mbulohen nga Universiteti dhe 50 për qind nga MAShT.

Ndërsa, për 10 bursa për studime të rregullta pasuniversitare (1 vit studimi), 50 për qind e pagesave të studimit do të mbulohen nga Universiteti, ndërsa 50 për qind e pagesës do të mbulohen nga studentët.

Dhjetë bursa të përbashkëta për MBA do të ndahen për të punësuarit në sektorin publik dhe atë 50 për qind e pagesave të studimit do të mbulohen nga Universiteti dhe 50 për qind nga MAShT.

Pesë bursa të përbashkëta për studime të rregullta të doktoratës (dy në Studime Biznesi, dy në Shkenca Kompjuterike, një në Psikologji) do të mbulohen po ashtu me 50 për qind nga Universiteti dhe 50 për qind nga MAShT.

Nërkaq, rektori i Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffieldit – City College, Ioannis Ververidis, theksoi se deri më tani nga këto bursa kanë përfituar rreth 200 studentë kosovarë, ndërsa tha se ata kanë treguar sukses të mirë dhe sot janë duke kontribuar nëpërmjet kapaciteteve të tyre, mendjeve dhe punës së tyre për zhvillimin e shoqërisë, ekonomisë dhe këtij vendi në tërësi.

“Nëpërmjet kësaj skeme do të ofrojmë një mundësi unike për studentët e Kosovës që të sudiojnë në një ambient mjaft cilësor dhe të marrin një diplomë nga Universiteti i Sheffieldit që është një nga 100 universitetet më të mira në botë”, theksoi ai.

Universiteti i Sheffieldit është i ranguar si universiteti i 75 më i mirë në botë dhe i 25-ti në Evropë, ndërsa ka marrë 5 çmime nobele. /PrizrenPress.com/

VV në Prizren: Ramadan, pezullimi nuk është dorëheqje

0

vvLëvizja Vetëvendosje! Në Prizren, vlerëson se pezullimi i postit është vetëm një mashtrim i radhës i Ramadan Mujës. Sipas kësaj lëvizje pezullimi nuk është dorëheqje.

“Të nderuar qytetarë të Prizrenit,sot mbas vetëm 2 dite protestash të përmasave të vogla qytetarët e Prizrenit me guximin e tyre arritën që kryetarin e inkriminuar me gjyq ta detyrojnë të kërkoj rrugëdalje prej situatës ku është gjet me papërgjegjësinë e tij”.

“Ai sot ka nënshkruar një shkresë me të cilën deklaron se pezullon ushtrimin e detyrës së tij deri në përfundimin e procesit personal të ankesave për vendimin gjyqësor ndaj tij”.

“ LVV në Prizren dëshiron të njoftojmë opinionin se ky vendim i tij është një mashtrim i radhës, me anë të së cilës dëshiron të përfitoj në kohë, posaçërisht kur dihet se ai nesër do të ballafaqohet me protesta qytetare për të cilën e kan përkrahjen tonë të plotë”.

“Vlerësimin tonë e bazojmë në faktin se Pezullimi nuk është njëejtë si dorëheqja – kur thotë se e pezullon (teknikisht ngrirje) të pozitës derisa procesi gjyqësor vazhdon. Kjo nuk është mjaft, sepse ai në çdo moment mundet të pezulloj vendimin për pezullimin e pozitës. Teknikisht ai qysh mbasnesër mund të kthehet në pozitën e të parit të qytetit.

Që mos të krijohet huti në opinion, dëshirojmë të konfirmojmë se nesër në ora 12 do të jemi së bashku me Ju në Shadërvan, në përkrahje të protestave të qytetarëve të Prizrenit. Nesër së bashku do ta përcjellim mesazhin tonë qytetarë shkelësve të ligjit,thuhet në komunikatën e Qendrës së VV-së në Prizren”. /PrizrenPress.com/

PK: Pezullimi i postit të Mujës, tentim perfid për mbetjen e fajtorit në pushtet

0

PK-logooEdhe pse fajtori për shpërdorimin e detyrës zyrtare Ramadan Muja ka pezulluar postin e tij kjo nuk mjafton për tu shfajësuar nga krimi që e ka bërë si kryetar i komunës së Prizrenit. Një fajtor nuk mund të pezulloj vetveten dhe opsioni i vetëm është dorëheqja, vlerëson Partia Konservatore e Kosovës.

“Partia Konservatore e Kosovës mendon se garnitura qeverisëse në krye me Ramadan Mujën dëshirojnë që të zgjasin jetën e tyre politike me çdo kusht duke shpikur formula të ndryshme kundërligjore dhe antikushtetuese”

“Me këtë veprim, forcat politike në pushtet dëshirojnë që me pezullimin e Kryetarit të Prizrenit të mbajnë drejtoritë komunale nën pronësinë e tyre. Por me rrëzimin e kryetarit rrëzohet edhe qeveria e komunale. Me dorëheqjen e kryetarit skadon edhe mandati i qeverisë Muja dhe drejtorëve të tij”

“Prandaj, nuk ka asnjë mbështetje ligjore që e mundëson pezullimin e vetvetes dhe mbajtjen e drejtorëve komunal në pushtet. Kryetari komunal zgjidhet me votim të drejtpërdrejt i cili fiton të drejtën që të formojë edhe kabinetin qeveritar. Po ashtu, kur Kryetari komunal jep dorëheqje apo për shkaqe të tjera nuk mund të ushtrojë detyrën e vet, edhe qeveria lokale humb mandatin për të qeverisur me komunën. Ndërsa kryetari i ri i zgjedhur me votat e qytetarëve zgjedh edhe drejtorët e rinj”.

“Partia Konservatore e Kosovës konsideron këtë veprim të Ramadan Mujës si manipulim të radhës për të mbetur edhe më tutje në pushtet dhe si të papranueshëm duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij dhe kabinetit të tij qeverisës”/PrizrenPress.com/

 

LDK: Veprimi i Ramdan Mujës , i paligjshëm- ai duhet të japë dorëheqje

0

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prizren konsideron se veprimi i fundit i te dënuarit Muja, për t’u vetpezulluar nga detyra zyrtare është i pabazuar ne ligj, dhe si tillë përbenë shkeljen ligjore te radhës.

LDK konsideron se e vetmja rruge qe i ka mbet të dënuarit Muja , është dorëheqja sa me parë, nga pozita e te qenurit kryetar i Komunës se Prizrenit.

“LDK iu bene thirrje te gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, që më 19.03.2014(e mërkure), të dalim te sheshi “Shatërvan” nga ora 12, dhe te protestojmë ne mënyrë paqësore , kundër regjimit kleptokrat që është instaluar ne Komunën e Prizrenit”, thuhet ne komunikaten e LDK’se

M. Gashi dënohet me dy vjet burgim për mashtrim

0

Prizren-GjykataM. Gashi është dënuar me 2 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prizren. Afërdita Kicaj, zyrtare për Informim Publik në Gjykatën Themelore të Prizrenit, tha se Gashi është shpallur fajtor për shkak të veprës penale të mashtrimit, nga neni 261 paragrafi 2 të KPK dhe e ka gjykuar me 2 vjet burgim efektiv.

”Vepra penale ka të bëjë me mashtrim e që vlera e saj është 162.600,00 euro”, tha Kicaj. /PrizrenPress.com/

 

BD: Ramadan dorëheqje, jo pezullim

0

BD.2Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, kërkon nga Ramadan Muja, që të jap dorëheqje e jo të pezullojë postin e kryetarit të Prizrenit.

“ Tashmë I dënuar ka bërë shkeljen e radhës ligjore ku përmes tellallit të tij ka lëshuar një deklaratë për pezullimin e pozitës së Kryetarit të Komunës”,thuhet në komunikatë të BD=së.

“Shkeljet e të dënuarit Ramdan Muja nuk kanë fund, prandaj ne si forcë politike kërkojmë që të mos bëjë eskivazhe dhe akrobacione duke u thirrur në ligj edhe për faktin se pozitën e kryetarit të Komunës nuk mund ta udhëheq asnjë njeri eventualisht ndonjë ushtrues detyre që mund ta emëroi i dënuari për krim dhe korrupsion Ramadan Muja, kur dihet fakti se pozitën e kryetarit të komunës mund ta mbajë vetëm ai I cili zgjidhet nga vota e qytetarit”

“Loja me fjalën pezullim e Ramadan Mujes dyshojmë se është një tendencë për ta zbehur imazhin dhe fuqinë e paralajmëruar nga qytetarët për protestë masive nesër në ora 12:00, prandaj ne I ftojmë të gjithë qytetarët e Prizrenit që ti Bashkohen grupit të qytetarëve aktiv në marshin e paralajmëruar për nesër e mërkurë në ora 12:00”./PrizrenPress.com/

Muja pezullon postin e kryetarit të Prizrenit

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka marrë vendim të pezullojë postin e kryetarit të Prizrenit.

“Duke respektuar vendimet institucionale,dhe dinjitetin tim si kryetar i bindur në pafajësinë time, deri në vendimin e Gjykatës së Apelit pezullojë punën time si kryetar i Prizrenit”, thuhet në komunikatën e Mujës, lëshuar për media.

Ai tha se me këtë vendim dëshiron t’i japë mundësi organeve të drejtësisë që të shqyrtojnë rastin në mënyrë të pavarur.

“Besoj në mirëkuptimin e qytetarëve për vendimin tim që kam marrë”/PrizrenPress.com/

KDI: Muja të japë dorëheqje – AAK: Pushteti nuk mbahet me dhunë

0

KDI-KS-logoVazhdojnë reagimet e partive politike dhe organizatave në vend rreth arrestimit të protestuesve në Prizren, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) kanë thënë se Ramadan Muja dhe zyrtarët e tjerë të Komunës së Prizrenit, të shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, duhet të japin dorëheqje të menjëhershme, pasi në këtë mënyrë do të respektohen gjykatat në Kosovë.

AAK logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Komunën e Prizrenit, vlerëson se pushteti në largim duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos përdorë çdo mjet për të mbrojtur të keqen që e ka ndërtuar vetë me vite, thuhet në një kumtesë të AAK-së.

“AAK fton që pushteti në largim të mos e përdorë Policinë e Kosovës për të rrahur protestues. Të drejtën e protestës nuk duhet tentuar ta ndalin këta që keqqeverisen për vite me radhë. As në Prizren dhe as në Kosovë. Pushteti në largim duhet ta dijë se ndërrimi i pushtetit është bazament funksional i demokracisë. Kushdo që ka tentuar ta mbajë pushtetin me aparate të dhunës, ka dështuar. Pushteti në largim synon të krijojë situata të rënda të sigurisë, prandaj edhe protestuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përballen me Policinë”, theksohet më tej në reagimin e AAK-së.