PK: Pezullimi i postit të Mujës, tentim perfid për mbetjen e fajtorit në pushtet

PK-logooEdhe pse fajtori për shpërdorimin e detyrës zyrtare Ramadan Muja ka pezulluar postin e tij kjo nuk mjafton për tu shfajësuar nga krimi që e ka bërë si kryetar i komunës së Prizrenit. Një fajtor nuk mund të pezulloj vetveten dhe opsioni i vetëm është dorëheqja, vlerëson Partia Konservatore e Kosovës.

“Partia Konservatore e Kosovës mendon se garnitura qeverisëse në krye me Ramadan Mujën dëshirojnë që të zgjasin jetën e tyre politike me çdo kusht duke shpikur formula të ndryshme kundërligjore dhe antikushtetuese”

“Me këtë veprim, forcat politike në pushtet dëshirojnë që me pezullimin e Kryetarit të Prizrenit të mbajnë drejtoritë komunale nën pronësinë e tyre. Por me rrëzimin e kryetarit rrëzohet edhe qeveria e komunale. Me dorëheqjen e kryetarit skadon edhe mandati i qeverisë Muja dhe drejtorëve të tij”

“Prandaj, nuk ka asnjë mbështetje ligjore që e mundëson pezullimin e vetvetes dhe mbajtjen e drejtorëve komunal në pushtet. Kryetari komunal zgjidhet me votim të drejtpërdrejt i cili fiton të drejtën që të formojë edhe kabinetin qeveritar. Po ashtu, kur Kryetari komunal jep dorëheqje apo për shkaqe të tjera nuk mund të ushtrojë detyrën e vet, edhe qeveria lokale humb mandatin për të qeverisur me komunën. Ndërsa kryetari i ri i zgjedhur me votat e qytetarëve zgjedh edhe drejtorët e rinj”.

“Partia Konservatore e Kosovës konsideron këtë veprim të Ramadan Mujës si manipulim të radhës për të mbetur edhe më tutje në pushtet dhe si të papranueshëm duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij dhe kabinetit të tij qeverisës”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit