27.8 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025
Home Blog Page 8217

PK: Pezullimi i postit të Mujës, tentim perfid për mbetjen e fajtorit në pushtet

0

PK-logooEdhe pse fajtori për shpërdorimin e detyrës zyrtare Ramadan Muja ka pezulluar postin e tij kjo nuk mjafton për tu shfajësuar nga krimi që e ka bërë si kryetar i komunës së Prizrenit. Një fajtor nuk mund të pezulloj vetveten dhe opsioni i vetëm është dorëheqja, vlerëson Partia Konservatore e Kosovës.

“Partia Konservatore e Kosovës mendon se garnitura qeverisëse në krye me Ramadan Mujën dëshirojnë që të zgjasin jetën e tyre politike me çdo kusht duke shpikur formula të ndryshme kundërligjore dhe antikushtetuese”

“Me këtë veprim, forcat politike në pushtet dëshirojnë që me pezullimin e Kryetarit të Prizrenit të mbajnë drejtoritë komunale nën pronësinë e tyre. Por me rrëzimin e kryetarit rrëzohet edhe qeveria e komunale. Me dorëheqjen e kryetarit skadon edhe mandati i qeverisë Muja dhe drejtorëve të tij”

“Prandaj, nuk ka asnjë mbështetje ligjore që e mundëson pezullimin e vetvetes dhe mbajtjen e drejtorëve komunal në pushtet. Kryetari komunal zgjidhet me votim të drejtpërdrejt i cili fiton të drejtën që të formojë edhe kabinetin qeveritar. Po ashtu, kur Kryetari komunal jep dorëheqje apo për shkaqe të tjera nuk mund të ushtrojë detyrën e vet, edhe qeveria lokale humb mandatin për të qeverisur me komunën. Ndërsa kryetari i ri i zgjedhur me votat e qytetarëve zgjedh edhe drejtorët e rinj”.

“Partia Konservatore e Kosovës konsideron këtë veprim të Ramadan Mujës si manipulim të radhës për të mbetur edhe më tutje në pushtet dhe si të papranueshëm duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij dhe kabinetit të tij qeverisës”/PrizrenPress.com/

 

LDK: Veprimi i Ramdan Mujës , i paligjshëm- ai duhet të japë dorëheqje

0

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prizren konsideron se veprimi i fundit i te dënuarit Muja, për t’u vetpezulluar nga detyra zyrtare është i pabazuar ne ligj, dhe si tillë përbenë shkeljen ligjore te radhës.

LDK konsideron se e vetmja rruge qe i ka mbet të dënuarit Muja , është dorëheqja sa me parë, nga pozita e te qenurit kryetar i Komunës se Prizrenit.

“LDK iu bene thirrje te gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, që më 19.03.2014(e mërkure), të dalim te sheshi “Shatërvan” nga ora 12, dhe te protestojmë ne mënyrë paqësore , kundër regjimit kleptokrat që është instaluar ne Komunën e Prizrenit”, thuhet ne komunikaten e LDK’se

M. Gashi dënohet me dy vjet burgim për mashtrim

0

Prizren-GjykataM. Gashi është dënuar me 2 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prizren. Afërdita Kicaj, zyrtare për Informim Publik në Gjykatën Themelore të Prizrenit, tha se Gashi është shpallur fajtor për shkak të veprës penale të mashtrimit, nga neni 261 paragrafi 2 të KPK dhe e ka gjykuar me 2 vjet burgim efektiv.

”Vepra penale ka të bëjë me mashtrim e që vlera e saj është 162.600,00 euro”, tha Kicaj. /PrizrenPress.com/

 

BD: Ramadan dorëheqje, jo pezullim

0

BD.2Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, kërkon nga Ramadan Muja, që të jap dorëheqje e jo të pezullojë postin e kryetarit të Prizrenit.

“ Tashmë I dënuar ka bërë shkeljen e radhës ligjore ku përmes tellallit të tij ka lëshuar një deklaratë për pezullimin e pozitës së Kryetarit të Komunës”,thuhet në komunikatë të BD=së.

“Shkeljet e të dënuarit Ramdan Muja nuk kanë fund, prandaj ne si forcë politike kërkojmë që të mos bëjë eskivazhe dhe akrobacione duke u thirrur në ligj edhe për faktin se pozitën e kryetarit të Komunës nuk mund ta udhëheq asnjë njeri eventualisht ndonjë ushtrues detyre që mund ta emëroi i dënuari për krim dhe korrupsion Ramadan Muja, kur dihet fakti se pozitën e kryetarit të komunës mund ta mbajë vetëm ai I cili zgjidhet nga vota e qytetarit”

“Loja me fjalën pezullim e Ramadan Mujes dyshojmë se është një tendencë për ta zbehur imazhin dhe fuqinë e paralajmëruar nga qytetarët për protestë masive nesër në ora 12:00, prandaj ne I ftojmë të gjithë qytetarët e Prizrenit që ti Bashkohen grupit të qytetarëve aktiv në marshin e paralajmëruar për nesër e mërkurë në ora 12:00”./PrizrenPress.com/

Muja pezullon postin e kryetarit të Prizrenit

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka marrë vendim të pezullojë postin e kryetarit të Prizrenit.

“Duke respektuar vendimet institucionale,dhe dinjitetin tim si kryetar i bindur në pafajësinë time, deri në vendimin e Gjykatës së Apelit pezullojë punën time si kryetar i Prizrenit”, thuhet në komunikatën e Mujës, lëshuar për media.

Ai tha se me këtë vendim dëshiron t’i japë mundësi organeve të drejtësisë që të shqyrtojnë rastin në mënyrë të pavarur.

“Besoj në mirëkuptimin e qytetarëve për vendimin tim që kam marrë”/PrizrenPress.com/

KDI: Muja të japë dorëheqje – AAK: Pushteti nuk mbahet me dhunë

0

KDI-KS-logoVazhdojnë reagimet e partive politike dhe organizatave në vend rreth arrestimit të protestuesve në Prizren, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) kanë thënë se Ramadan Muja dhe zyrtarët e tjerë të Komunës së Prizrenit, të shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, duhet të japin dorëheqje të menjëhershme, pasi në këtë mënyrë do të respektohen gjykatat në Kosovë.

AAK logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Komunën e Prizrenit, vlerëson se pushteti në largim duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos përdorë çdo mjet për të mbrojtur të keqen që e ka ndërtuar vetë me vite, thuhet në një kumtesë të AAK-së.

“AAK fton që pushteti në largim të mos e përdorë Policinë e Kosovës për të rrahur protestues. Të drejtën e protestës nuk duhet tentuar ta ndalin këta që keqqeverisen për vite me radhë. As në Prizren dhe as në Kosovë. Pushteti në largim duhet ta dijë se ndërrimi i pushtetit është bazament funksional i demokracisë. Kushdo që ka tentuar ta mbajë pushtetin me aparate të dhunës, ka dështuar. Pushteti në largim synon të krijojë situata të rënda të sigurisë, prandaj edhe protestuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përballen me Policinë”, theksohet më tej në reagimin e AAK-së.

I bashkon protesta për dorëheqjen e Mujës

0

Ura e gurit ne prizrenPartitë opozitare në Prizren janë bashkuar për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. LDK, BD, LVV dhe PK, kanë paralajmëruar se nesër do të marrin pjesë në protestën kundër Mujës. Protesta mbahet në ora 12:00 në “Shatërvan”.

“Ne subjektet e lartpërmendura bashkërisht e përkrahim protestën e qytetarëve të Prizrenit, për shkarkimin e kryetarit të komunës, i cili në bazë të verdiktit gjyqësor ka të ndaluar ushtrimin detyrës publike për 30 muaj të ardhshëm”, thuhet në komunikatën e partive opozitare në Prizren.

“Me këtë vendim faktikisht kryetari i Komunës duhet të shkarkohet me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet tjera të detyrës zyrtare nga ana e tij deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimit gjyqësor”.

“Apelojmë në organet e rendit për mosndërhyrje sepse është e drejt e qytetarëve për shprehje e pakënaqësisë nëpërmes protestave”.

“Gjithashtu ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të arrestuar të cilët janë marrë prej policisë pa kurrfarë nevoje. Sot në mëngjes ata janë arrestuar duke qenë në një kafe përball Shtëpisë së Bardhë”.

“Nesër do të keni përkrahjen tonë të plot, andaj Ju ftojmë të takohemi në ‘Shatërvan’ duke filluar nga ora 12:00”. /PrizrenPress.com/

 

 

 

Moskopullos: Tani vizat direkt në pasaportë

0

Kosove-vizatShefi i Zyrës së Greqisë në Kosovë, Dimitris Moskopullos ka thënë se vendimi i shtetit grek për të pranuar vizat e Shëngenit në pasaportat e Kosovës është një vendim që shënon për dy hapa tutje lëvizjen e Greqisë nga pozicioni i saj karshi Kosovës në raport me vizat. Ai në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se për shkak të problemeve me ndryshimet në sistemin grek si dhe të tërë vendeve anëtare të Shengenit nuk do të mund të lëshohen viza në pasaportë nga data 20 mars, siç ishte planifikuar.

Moskopullos ka thënë se nuk ka ende udhëzime se çfarë do të ndodhë me vizat valide që kanë qytetarët kosovarë në pasaportat e tyre ku shkruan minus Greqia. Por, ka qartësuar se me këto viza nuk mund të hyhet aktualisht në Greqi. Gjithashtu ai nuk e ka bërë të qartësuar nëse viza greke në pasaportën kosovare do të jetë e vlefshme vetëm për Greqi apo edhe për të tëra vendet e Shengenit.

Radio Kosova: Z. Dimitris Moskopullos: Qeveria greke ka vendosur që të lëshoj vizat Shengen në pasaportën e Kosovës. Ju lutem a mund të na sqaroni se çfarë përmban vendimi?

Moscopulis: Vendimi është që prej tani vizat greke që deri më tani janë lëshuar në mënyrë të ndarë, jo në pasaporta të kosovarëve ato do të fillojnë të lëshohen në faqe të pasaportës së Kosovës. Kjo do të bëhet në pasaportat e rregullta, të zakonshme të qytetarëve dhe në pasaportat diplomatike. Pra siç dihet deri më tani ne kemi lëshuar viza në një letër që ka vlejtur vetëm për shtetin greke që ka qenë si rezultat i mosnjohjes së pasaportës së Kosovës. Tani vizat Shengen do të lëshohen direkt në pasaportë.
Kur do të ndodhë kjo? Ne kemi si datë të fiksuar datën 20 mars, nëse gjithçka do të jetë në rregull me përgatitjet teknike. Megjithatë duket që ne nuk do të jemi krejt gati të fillojmë të lëshojmë viza në këtë datë, për shkak që kjo përbën një ndërmarrje të madhe të përgatitjeve teknike. Për shkak, se kjo kërkon ndryshime gjenerale në sistemin tonë të lëshimit të vizave, por edhe në sistemin e të gjitha vendeve anëtare të Shengenit. Për këtë arsye kam frikë që nuk do të jemi gati të fillojmë tamam në këtë datë. Pra kjo kërkon një procedurë goxha të ngatërruar që duhet ndjekur, për t’i risistemuar ndryshimet.

Radio Kosova: Çfarë do të ndodhë me vizat që kanë marrë tashmë kosovarët qoftë nga shteti grek qoftë nga vendet tjera ku shkuar p.sh minus Spanja , Greqia dhe Qipro?

Moskopullos: Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet t’a qartësojmë. Vizat që kanë aktualisht në pasaportat e tyre qytetarët e Kosovës, ku shkruan minus Spanja, Greqia apo Qipro janë valide sidomos për ato vende nga të cilat janë lëshuar. Në sistemin e ri nuk do të jetë më minus GR që do të thotë nuk vlen për Greqi. Por çfarë do të ndodhë tutje me këto viza që kanë aktualisht kosovarë ne nuk e dimë ende, ngase nuk kemi marrë ende udhëtime të plota se si do t’u qasemi atyre. Për të qartësuar dhe për të vendosur tutje rreth kësaj çështje do të zhvillohet konsulta të mëtejshme në mes të Greqisë dhe autoriteteve tjera të vendeve anëtare të Shengenit. Pra ato do të vendosin nëse do t’i lënë edhe më tej valide vizat aktuale që janë të lëshuara me sqarimet minus Greqia apo do t’i bëjnë të pavlefshme ato me të dhënat që më nuk do të jenë të përfshira.
Ndoshta do të ketë ndonjë marrëveshje rreth kësaj mes Greqisë dhe vendeve të tjera.
Çfarë dua të them tani për të parandaluar keqkuptimet apo keqinterpretimet është se qytetarët që do të ia mësyjnë kufirit grek me viza që shkruajnë se nuk janë valide për Greqi ata nuk do të mund të hyjnë aktualisht në Greqi.

Radio Kosova : Çfarë impakti mendoni që do të ketë ky vendim i Greqisë tek vendet tjera që nuk i kanë njohur pasaportat e Kosovës dhe po vështirësojnë lëvizjen e lirë?

Moscopulis : Së pari çdo vend vendos për vete rreth vizave dhe pasaportave. Tashmë Sllovakia ka vendosur të njëjtën gjë më herët me pasaportat e zakonshme (jo ato diplomatike). Ndërsa vendimi ynë shkon dy hapa tutje pra ne i njohim pasaportat dhe lëshojmë viza në të gjitha llojet e pasaportave për kosovarët. Ky është një zotim që Qeveria greke e ka kristalizuar. Ne nuk e dimë çfarë saktësisht do të thotë kjo për vendet tjera që nuk e kanë bërë ende këtë. Por ky është vendimi ynë që mendoj që do të kontribuoj pozitivisht në lëvizjen e lirë . Sa i përket vendeve ë tjera ne nuk mund të ua diktojmë se çfarë duhet të bëjnë.

Radio Kosova:Ju thatë se keni bërë dy hapa tutje çfarë do të thotë kjo në raportet mes të dyja vendeve?

Moscopulos: Çfarë dëshiroj të them është se ne po punojmë që t’ua bëjmë më të lehtë njerëzve lëvizjen dhe mundësinë për të parë të dyja vendet. Për të pasur mundësi që të rrisin kontaktet e njerëzve, të mundësojmë tregtinë e lirë dhe të përmirësojmë veprimet e përbashkëta. Ky mendoj që është një hap tejet i rëndësishëm për të bërë gjërat më të lehta për njerëzit dhe vendet . Aktualisht mund të ketë vështirësi derisa gjërat të vijnë në vend dhe të qartësohen, por ne i lusim qytetarët e Kosovës që të mos hezitojnë të kontaktojnë autoritete tona sepse ne do jemi në shërbim të tyre në çdo kohë. Mendoj që këto vështirësi do të harrohen shpejt ngase shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin shumë lirshëm për në Greqi.

PK: Muja ka humbë legjitimitetin e kryetarit të Prizrenit

0

PKKryesia e Partisë Konservatore të Kosovës në Prizren, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Prizren, pas shpalljes së Ramadan Mujës fajtor për shpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Qytetarët e Prizrenit dhe Partia Konservatore e Kosovës janë të brengosur sepse principet themelore të demokracisë janë cenuar pasi që me komunën tonë udhëheq një politikan i cili është shpallur fajtor duke mos respektuar vendimin e gjyqësorit dhe duke sfiduar fajësinë e tij për shpërdorim të detyrës zyrtare para syve të qytetarëve të komunës sonë”.

“Partia Konservatore e Kosovës konsideron se Ramadan Muja ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr me komunën tonë pasi që vendimi i gjykatës thotë prerazi se ai është fajtor për shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe se ai nuk mund të ushtrojë postin e tij dhe të mbaj asnjë pozitë publike gjatë 30 muajve në vijim.Me këtë pozicion të Ramadan Mujës lëkundet edhe kredibiliteti i pushtetit lokal para partnerëve ndërkombëtar, donatorëve dhe investitorëve të huaj, pasi që ata nuk dëshirojnë të kenë asnjë lidhje dhe marrëdhënie politike me udhëheqës dhe kryetarë komunash të korruptuar dhe të shpallur fajtor nga ana e gjyqësorit.”

“Dhe si e tillë çdo nënshkrim i Ramdan Mujës në dokumentet komunale do të shikohet me dyshime të thella dhe skepticizëm.Në këtë situatë të tillë nuk do të ketë projekte zhvillimore dhe se plani i paraparë zhvillimor nuk do të zbatohet në Prizren dhe me këtë më së tepërmi do të pësojnë qytetarët e Prizrenit”
“Papërgjegjësia e tillë e garniturës udhëheqëse komunale është e pakuptimtë dhe jo racionale.Kryesia e Partisë Konservatore të Kosovës ka diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë si dhe për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve komunale të jashtëzakonshme në Prizren. Mbledhja është shfrytëzuar edhe për plotësimin e radhëve të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues të Partisë Konservatore të Kosovës,thuhet në komunikaten e zyres për informim të Partisë Konservatore të Kosovës”.

 

 

Ndërroi jetë dr. Gani Demolli, themeluesi i ‘Nënë Tereza’

0

Dr.Gani DemolliKa ndërruar jetë dr. Gani Demolli, themeluesi i shërbimit shëndetësor “Nënë Tereza”. Ai vdiq të martën, pas një sëmundje të shkurtër, por të rëndë.

Humanisti Gani Demolli, gjatë viteve të rënda të pushtimit serb u kishte ndihmuar shumë njerëzve që t’i mundnin sëmundjet.

Për punën e vështirësitë, por edhe ngadhënjimin e përkushtimit të tij human, ai la dy libra.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.