Home Blog Page 8233

Pajaziti: Qytetarët flenë rehat vetëm me PDK-në

0

ZenunPajazitiZyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se të gjithë të flenë rehat se koalicioni LDK-AAK-Nisma do të qeverisë pa kushte.

Por, anëtari i kruesish së PDK-së, Zenun Pajaziti, deklaratën e Mustafës e ka vlerësuar të ngutshme dhe presion mbi Gjykatën Kushtetuese, shkruan Epoka e re.

Sipas Pajazitit, qytetarët e Kosovës do të flenë rehat vetëm atëherë kur të jenë të bindur se “do të respektohen ligji e Kushtetuta dhe kur vendi udhëhiqet nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve”.

Arrestohen 40 anëtarë të ISIS dhe Al-Nusras që luftuan në Siri

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot (11.08.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).

“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 (dyzet) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

• L. R. – (1990) – Prishtinë
• A. V. – (1991) – Prishtinë
• Sh.D. – (1962) – Prishtinë
• H. N. – (1988) – Prishtinë
• B. K. – (1983) – Prishtinë
• K. B. – (1986) – Prishtinë
• A. B. – (1987) – Prishtinë
• V. K. – (1985) – Prishtinë
• E. L. – (1994) – Gjilan
• F. R. – (1978) – Gjilan
• H. E. – (1971) – Gjilan
• B. S. – (1992) – Gjilan
• H. A. – (1994) – Gjilan
• K. R. – (1989) – Gjilan
• I . H. – (1993) – Gjilan
• B. H. – (1976) – Ferizaj
• F. D. – (1987) – Ferizaj
• Z. B. – (1984) – Ferizaj
• A. L. – (1982) – Ferizaj
• E. B. – (1978) – Ferizaj
• F. B. – (1983) – Ferizaj
• B.Sh. – (1982) – Ferizaj
• A. B. – (1987) – Ferizaj
• M. B. – (1988) – Ferizaj
• J. B. – (1990) – Ferizaj
• I . M. – (1989) – Ferizaj
• S. H. – (1973) – Prizren
• F. K. – (1982) – Prizren
• I . R. – (1977) – Prizren
• M.B. – (1984) – Prizren
• K. B. – (1981) – Prizren
• B. L. – (1978) – Pejë
• B. I. – (1987) – Pejë
• M. H. – (1961) – Pejë
• B. K. – (1988) – Pejë
• A. I. – (1978) – Mitrovicë
• S. K. – (1975) – Mitrovicë
• V. G. – (1983) – Mitrovicë
• J. H. – (1975) – Mitrovicë
• S. S. – (1981) – Mitrovicë

Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.

Policia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftoj qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.

Një pjese e madhe e këtyre organizatave janë te shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe te njohura si te tilla edhe nga institucionet vendore, andaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë te luftimit Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjorë do të ndërmerr të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës , si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.

Lidhur me këtë operacion policor janë shoqëruar edhe 2 (dy) persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.

Operacioni policor është në vazhdim.

Dështimi i përbashkët në Kosovë

0

flamuri i kosovesRefleksionet mbi gjendjen në Kosovë s’kanë të ndalur pas raportit të prokurorit amerikan Clint Williamson. Mediet e jashtme nuk e shfajësojnë as bashkësinë ndërkombëtare për dështimin në vendosjen e një rendi ligjor në këtë vend.

Për më tepër thuhet se pikërisht bashkësia ndërkombëtare ka dështuar t’i identifikojë kryerësit e krimeve të pretenduara gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Tribuna.

Por këtë mendim nuk e ndajnë njohësit e rrethanave politike në vend dhe ata të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndonëse Kosova ka shumë sfida drejt shtet-ndërtimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë, sipas tyre, bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë në instalimin e një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë. Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, vlerëson se është konstatim i ngutshëm të thuhet se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë, edhe pse pranon se vendi ka shumë sfida përpara vetes.

“Të gjykosh se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë është vërtet një konstatim pak i ngutshëm, edhe pse një pjesë e madhe e opinionit vendor dhe ndërkombëtar vazhdojmë me qenë kritik ndaj shumë zhvillimeve që kanë ndodh në Kosovë me vet prezencën ndërkombëtare”, ka thënë Ujkani.

Maloku: Kosovës nuk i duhet koalicioni PDK-LDK

0

Fadil Maloku-analistNjohësi i proceseve politike, Fadil Maloku, ka vlerësuar se mund të ketë pasoja të pariparueshme për Kosovën në rast se qeveria e re varet nga votat e Listës Serbe. Sipas tij, nëse ndodh diçka e tillë, Kosovën e pret kantonizimi ose ndarja.

“Më së paku kantonizimi, më së shumti ndarja të cilën jam duke e parë në horizont”, ka deklaruar Maloku për Epokën e re.

Dhe, për ta shmangur një situatë të tillë, ai ka insistuar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Maloku ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri e privuar nga verbëria për pushtet, por assesi një koalicion qeverisës PDK-LDK.

“Koalicioni më i panatyrshëm, më i dëmshëm, më absurd dhe më i keq për Kosovën do të ishte ai në mes të LDK-së dhe PDK-së”, ka thënë Maloku.

VV: Dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë

0

VV-logo9-09“Vetëvendosjes”, thotë se Ramush Haradinaj ka propozuar që ky subjekt ta udhëheqë dialogun me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

E për “Vetëvendosjen” ka pak rëndësi se cili individ brenda organizatës së tyre do ta udhëhiqte procesin e dialogut me Serbinë, sa ka rëndësi që procesi të udhëhiqet nga ky subjekt dhe me kushtet e Kosovës, e jo me kushte të Serbisë.

Dardan Molliqaj, i përfshirë në negociatat për krijimin e Qeverisë së ardhshme nga blloku opozitar, ka thënë se ka nevojë për dialog me serbët e Kosovës, pasi dialogu me Beogradin as nuk i integroi serbët e Kosovës, as nuk e bashkoi Mitrovicën.

Lëvizja “Vetëvendosje” synon ta transformojë dialogun e “mbyllur” diplomatik në Bruksel në dialog të hapur demokratik me serbët e Kosovës, duke i parë ata si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Molliqaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë të ketë dialog për pajtim, por dialog për zhvillim, sepse pikërisht zhvillimi ekonomik e shoqëror është integrues.

Por dialogu nuk është kushti kryesor i “Vetëvendosjes” .

Clinton: Obama është fajtor për ISIS-in

0

HillaryClintonHillary Clinton ka deklaruar se për kryengritjen e ekstremistëve islamë në Irak dhe në Siri është politika e dështuar e administratës së presidentit, Barack Obama.

Ish sekretarja amerikane e shtetit, ka thënë se gabimi më i madh ka qenë vendimi i SHBA-ve që mos të përzihen në kryengritjen kundër presidentit sirian, Bashar Al Asad, me çka u janë hapur dyert fraksioneve me ekstremiste të Shetit Islam (ISIS).
“Me mospërkrahjen e forcave popullore që u ngritën në protesta kundër Asadit, u krijua një hapësirë e lirë që tash po e mbushin xhihadistët”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën “Atlantic”.

Clinton, derisa ishte sekretare e shtetit në mandatin e parë të Obamës, kishte kërkuar armatosjen e kryengritësve sirian.

Obama të enjten miratoi sulmet ajrore kundër ISIS-it në Irak, por ka thënë se më nuk do të dërgojë ushtarë në atë vend, pasi që në vitin 2011 forcat amerikane u larguan nga Iraku.

Megjithatë, Clinton ka thënë se Obama nuk ka strategji për mbrojtje nga kërcënimet e xhihadistëve.

“Kombeve të mëdha u duhen parime organizative, kurse fjalitë ‘mos bënë budallallëk’, nuk është parim organizativ”, ka thënë ajo, duke aluduar në sloganin e Obamës, raporton AFP.

Clinton ka theksuar se SHBA-të duhet ta zhvillojnë strategjinë e gjithëmbarshme për t’u përballur me ekstremizmin islam dhe e ka krahasuar këtë me luftën e gjatë amerikane kundër komunizmit.

Patrullim i përbashkët policor me motobarkë në Vërmicë

0

patrullimi ne vermicNjësitë e specializuara të Policisë së Kosovës bashkë me kolegët e tyre nga Shqipëria po tregojnë suksese në luftën kundër krimit dhe kontrabandës.

Patrullimi i përbashkët me barkë përgjatë liqenit të Vërmicës ka rezultuar i suksesshëm duke ulur numrin e rasteve të kriminalitetit dhe kontrabandës në këtë zonë të përgjegjësisë.

Një motobarkë e vogël por shumë e përshtatshme për punë përdoret nga dy policitë kufitare; asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, për kontrollin e ujërave territoriale në Vërmicë. Vëzhgimi i terrenit kryhet nga ekipe të specializuara dhe ka bërë që numri i rasteve të kontrabandimit të ulet ndjeshëm.

“Rezultatet e patrullimit kanë qenë shumë të efektshme. Ne përveç patrullimit si njësi policore e Kosovës kemi realizuar edhe patrullime të përbashkëta me policinë shqiptare, gjithashtu me doganën e Kosovës. Si rezultat kemi arritur të parandalojmë kontrabandën me mallra, siç ishte rasti i kontrabandës me duhan, pastaj parandalimi i kalimeve ilegale si dhe trafikimit të qenieve njerëzore”, ka theksuar Shaban Osmanolli, udhëheqësi i njësitit patrullues të Policisë së Kosovës.

Jo rrallë , kjo zonë kufitare, është keqpërdorur nga individë apo grupe të interesit për të kaluar mallrat e tyre në mënyrë të paligjshme, por digjitalizimi dhe patrullimi 24 orë nga dy policitë ka bërë që këto raste të mos jenë shumë problematike në këtë zonë të përgjegjësisë. E ky bashkëpunim ka shtuar sigurinë e banorëve të zonës.

“Sot i kemi vëllezërit tanë policë e ushtarë si në atë anë në Shqipërinë e vjetër, si këndej në Kosovë. Me këto patrullime e ndjejmë veten më të sigurt. Deri më tash nuk ka ndodhur diçka për të cilën kemi pasur nevojë për ta thirrur policinë, por nëse ndodh diçka brenda dy minutave policia është këtu”, ka thënë një banor.

Të gjitha pajisjet e kontrollit në pikën kufitare të Vërmicës janë digjitalizuar falë donacioneve të SHBA-ve dhe vendeve të BE-së dhe të njëjtat janë future në përdorim pas trajnimit të policisë kufitare në projektin për menaxhimin e integruar të kufirit. Në këtë mënyrë, sipas zyrtarëve policorë, çdo ditë e më shumë, po pengohen veprimet kriminale në zonat kufitare në mes dy vendeve./RTK/

SHATK kërkon anulimin e konkursit për drejtor artistik të TKK-së

0

TKKBordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) vlerëson se shpallja e Konkursit për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe, më pas, shtyrja e tij edhe për një javë për shkak të mungesës së kandidatëve të mjaftueshëm brenda afatit kohor të përcaktuar ligjërisht, është reflektim i gjendjes së mjerë, të pashpresë e kaotike në të cilën, që prej disa vitesh, është katandisur ky institucion artistik e kulturor qendror.

Në vijim është kumtesa e plotë e SHATK përkitazi me Konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në vazhdën e veprimit e të përpjekjeve të tij për monitorimin, vlerësimin dhe ndryshimin cilësor të gjendjes ekzistuese në skenën teatrore vendore, Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) vlerëson se shpallja e Konkursit për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe, më pas, shtyrja e tij edhe për një javë për shkak të mungesës së kandidatëve të mjaftueshëm brenda afatit kohor të përcaktuar ligjërisht, është reflektim i gjendjes së mjerë, të pashpresë e kaotike në të cilën, që prej disa vitesh, është katandisur ky institucion artistik e kulturor qendror, gjë që, për rrjedhojë, ka shkaktuar jo vetëm mosbesimin e artistëve në transparencën, paanshmërinë dhe mbarëvajtjen e këtij procesi, por, krejt natyrshëm, edhe iritimin dhe refuzimin e tyre të ligjshëm për identifikim me konkurset dhe praktikat e deritashme pështjelluese, të njëanshme e manipulative.

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK), gjithashtu, vlerëson se ecuria e këtillë e këtij procesi është shprehje e krizës së thellë artistike, morale, profesionale dhe institucionale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, imazhi dhe reputacioni i të cilit, për shkak të politikave të mbrapshta të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të karakterizuara me politizim, me konkurse manipulative, me instalim të frymës klanore e destruktive, si dhe me trajtim të padinjitetshëm të institucioneve kulturore, tashmë është rrënuar pothuaj krejtësisht.

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) konsideron se përpjekja për realizimin me çdo kusht dhe përmbylljen e këtij Konkursi përkundër numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve gjatë afatit të parë kohor dhe, pas shtyrjes së tij, me konkurimin e disa kandidatëve jocilësorë, në të vërtetë, ngjashëm me farsën e Konkursit të aranzhuar e të manipuluar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, është përpjekje e sërishme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për politizimin, manipulimin dhe survejimin e këtij procesi e, përmes tij, për kompletimin e tërësishëm dhe përmbylljen e misionit për degradimin dhe rrënimin e përgjithshëm artistik e profesional të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) vlerëson se komuniteti artistik teatror kosovar posedon me kapacitete të mjaftueshme artistike e profesionale për përfaqësimin e tij institucional dhe, në këtë kontekst, përbërjen e tanishme të kandidatëve për Udhëheqës Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe anëtarë të stafit politik të njërës nga Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e konsideron të paligjshme dhe, në pjesën e tij më të madhe, të pamjaftueshme, joadekuate, jocilësore dhe jopërfaqësuese.

Në funksion të tejkalimit të kësaj gjendjeje me pasoja të rënda për të sotmen dhe të ardhmen e teatrit kosovar, Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) fton Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që, në mungesë të konkurencës së dinjitetshme e kredibile, si dhe duke respektuar standardet artistike e profesionale dhe praktikat e teatrove kombëtare regjionale e europiane në përcaktimin dhe përzgjedhjen e Drejtorit Artistik, të anulojë Konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe, pas ekzaminimit profesional të gjendjes ekzistuese, të krijojë kushte dhe atmosferë të favorshme, tërheqëse e relaksuese për shpalljen e një Konkursi të ri me numër të mjaftueshëm kandidatësh dhe me kandidatë seriozë, kredibilë, të përgjegjshëm dhe me integritet e dinjitet artistik e profesional në fushën e teatrit.

Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK), si e vetmja shoqatë përfaqësuese me karakter profesional, është e gatshme që, përmes ideve, potencialit, kapaciteteve dhe resurseve të saj njerëzore profesionale, të veprojë dhe të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shtendosjen e atmosferës dhe në krijimin e kushteve për një garë të dinjitetshme në kuadër të një Konkursi me kandidatë kredibilë, si dhe me kritere e standarde kredibile për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, i cili, falë pozitës përfaqësuese, përkatësisht rëndësisë dhe përgjegjësive të kësaj pozite, duhet të posedojë me aftësi, kapacitete, afinitete dhe integritet të mjaftueshëm profesional për ta merituar privilegjin e të qenit ideator, kreator dhe disenjator i fizionomisë e identitetit artistik të një teatri.

Luftimet në Gaza, palët pranojnë armëpushim

0

Bombardimet ne GazaIzraeli dhe grupi militant i Hamasit kanë rënë dakort për një armëpushim 72 orësh, duke hapur rrugët për më shumë bisedime ne Egjipt, transmeton Oranews.

Ditën e djeshme SHBA dhe OKB kanë bërë thirrje paleve të ndërpresin luftimet. Ato kanë dënuar rifillimin e luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit.

Izraeli nisi sërish sulmet në Gaza pas skadimit të armëpushimit 3-ditorë të premten në mëngjes.

Zyrtarët palestinezë thonëse të paktën 1,875 persona janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionin mbrojtës më 8 korrik, me qëllimin për t’i dhene fund sulmeve me raketa të militantëve të Hamasit. Sipas OKB 1,354 prej viktimave ishin civilë, duke përfshirë 415 fëmijë dhe 214 gra.

Qeveria izraelite thotë se 64 ushtarë janë vrarë, së bashku me dy civilë izraelitë dhe një shtetas tajlandez. Gjithashtu qeveria izraelite pohon se rreth 900 militantë palestinezë janë vrarë në Izrael nga forcat mbrojtese dhe se militantët e Gazas kanë lështruar në drejtim të Izraleit rreth 18 raketa në Izrael që nga fundi i armëpushimit të premten në mëngjes.

Rritet interesimi për kultivimin e kanabisit në Kosovë

0

Kanabis sativa-krujeKultivimi i kanabisit në Kosovë po konsiderohet shqetësues nga ekspertët e sigurisë. Vetëm brenda një jave gjatë tri operacioneve të ndryshme policia e Kosovës ka arritur të shkatërrojë mbi 500 bimë të llojit kanabis sativa, raporton KTV.

Interesimi për kanabisin rritet gjatë muajve të verës. Fillimisht mëngjesin e 5 gushtit policia e Kosovës asgjësoi 474 rrënjë të kanabisit në rrethin e Pejës, të mbjella në katër plantacione. Gjatë bastisjeve ishin arrestuar dy persona me dyshimet se ishin pronarë të parcelave të mbjella.

Dy ditë më vonë policia konfiskoi 29 bimë të llojit kanabis sativa në kopshtin e një të dyshuari në fshatin Surkish të Podujevës, i cili gjithashtu u arrestua, përcjell koha.net. Ndërsa të nesërmen policia konfiskoi 52 bimë kanabis sativa, dy qese me farë kanabisi në shtëpinë e një personi në fshatin Savrovë të Suharekës.

E tendencën e rritjes së kultivimit të këtij lloji të drogës e konfirmon edhe Policia e Kosovës. E për ekspertët e sigurisë, kjo sasi e madhe e kultivimit të drogës për një vend si Kosova është shqetësues.

Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia, vazhdojnë të jenë vend transit i drogës, por edhe kultivues, për shkak të pozicionit gjeostrategjik që kanë këto dy vende.