Home Blog Page 8235

Motoristi serb në Banjë të Malishevës

0

Motoristi serb ne MalisheveVazhdon patriotizmi i motoristëve serb në Kosovë. Kësaj radhe një i tillë u pa sot në Banjë të Malishevës.

Edhe pse motoristët serb, disa herë kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Kosovë, ky u pa i vetëm. Ai nuk dihet nga shkonte, megjithatë shihet se është me targa serbe, kurse në xhaketë i shkruante Serbia.

Njësiti i motoristëve “Night Wolves” nga Serbia, muaj më parë ka filluar riorganizimin e vullnetarëve për të shkuar për luftë në Ukrainë, në pjesën e banuar me rus. Sipas mediave botërore, Putin ka armatosur dhe mobilizuar këtë grup motoristësh dhe ka urdhëruar që ata të kalojnë në krahinën ukrainase pikërisht në Aeroportin Simferopol, shkruan Express.

Ndryshe, motoristët disa herë kanë festuar në veri të Mitrovicës, ku numri i tyre arrinte nga 700 deri në 900. Ata madje këndonin edhe këngë ani-shqiptare.

Helsinki do të shndërrohet në qytetet pa automobila

0

HelsinkiKryeqyteti i Finlandës planifikon që deri në vitin 2025 të transformojë rrjetin e tashëm të transportit në një sistem inovativ, i cili do t[iu mundësojë qytetarëve një sërë zgjidhjesh fleksibile dhe të bëjë përdorimin e automjeteve nëpër qytet krejtësisht të panevojshëm.

Projektin që para pak kohësh e kanë prezantuar zyrtarët e Helsinkit do të mund të inspironte edhe qytetet e tjera të mëdha që ballafaqohen me probleme të shtuara të trafikut, shkruan londinezja The Guardian.

Me këtë plan parashihet dyzimi i të gjitha llojeve të mjeteve transportuese (autobus, biçikletë, taksi, traget etj).
Qytetarët do të mund të përzgjedhin destincionin, të marrin vesh se si mund të arrijnë më së lehti deri në atë destinacion dhe të paguajnë, të gjitha këto me anë të aplikacionit në smartfon.

Parimi është fare i thjeshtë: nevojitet vetëm të jepet adresa e nisjes dhe ajo e arritjes në destinacion, si dhe të përzgjidhet mjeti transportues. Aplikacioni, për të cilin iniciatorët pohojnë se do të jetë lehet i përdorshëm, do të funksionojë si planifikues i udhëtimit dhe si platformë universale për ndërlidhjen e të gjitha opsioneve të transportit urban.

Sot, zgjedhjet presidenciale në Turqi

0

Flamuri i turqisNë Turqi sot po mbahen zgjedhjet e para direkte presidenciale në historinë e këtij vendi. Prej se është formuar Republika e Turqisë, para më se 90 viteve, presidenti është zgjedhur nga parlamenti.

Kryeministri aktual, Recep Tayyip Erdogan, nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, me rrënjë islamike, pritet të fitoj bindshëm në këto zgjedhje. Erdogan, që është kryeministër prej vitit 2003, thotë se nëse fiton, ai dëshiron ta ndryshojë kushtetutën në mënyrë që posti presidencial, i cili deri tash ishte në masë të madhe ceremonial, të shndërrohet në pozitë të fuqishme ekzekutive në Turqi, raporton REL

Rivalë të tij në këto zgjedhje janë: Ekmeleddin Ihsanoglu, kandidat i përbashkët i partive kryesore të opozitës në parlament, dhe Selahattin Demirtas, me kombësi kurde, që e udhëheq Partinë Demokratike Popullore të krahut të majtë.

Nëse asnjë kandidat nuk i fiton më shumë se 50% të votave, atëherë më 24 gusht mbahet rundi i dytë.

Vizat margjinalizojnë artin

0

Art Liberalization Europe III DiasporaMes natyrës, nuk kishte si të ndodhe ndryshe, veçse, ajo të shkrihej në pëlhurat e tyre. Natyra dhe me bukuritë e saj ka qenë inspirim për shumë nga artistët pjesëmarrës të rezidencës ndërkombëtare “Art Liberalization Europe III Diaspora”, por janë trajtuar edhe tema të tjera, përmes të cilave artistët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj vizave.

Sipas artistëve që kanë qenë pjesë e kësaj rezidence, qëllimi është sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për barrierat që kanë artistët, që të dalin jashtë kufijve të Kosovës, për të prezantuar artin e tyre nëpër botë.

Naim Spahiu, organizator, thotë për “Zërin” se tema e rezidencës ndërkombëtare “Art Liberalization Europe III Diaspora” është ajo e liberalizimit në Evropë, që, sipas tij, “ka të bëjë me sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar që ne si artistë i kemi barrierat, pengesat në arenën ndërkombëtare, duke e ditur që kemi telashe duke filluar nga ato më të thjeshtat, prej vizave”.

Teksa flet për edicionin e tretë të organizimit të kësaj rezidence, Spahiu tregon se është një nunër i konsiderueshëm i artistëve që janë pjesëmarrës dhe që i janë bashkuar qëllimit të kësaj rezidence.

“Ne si artistë jemi të organizuar që sado pak të japim kontributin tonë”, ka thënë Naim Spahiu.

Arbnor Morina, i cili i është bashkuar me vonesë artistëve të rezidencës, hante drekë dhe pikturonte në të njëjtën kohë.

“Dje kam ardhur me vonesë sepse nuk jam duke jetuar këtu dhe jam duke nxituar”, thotë ai.

Morina punonte dy peizazhe. “Meqë jemi në Gërmi nuk mund t’i ikim inspirimit të natyrës. Ne jetojmë nëpër vende shumë urbane me ngarkesë shumë dhe kjo është një mundësi edhe e relaksimit, edhe e socializmit me natyrën dhe inspirimit direkt nga natyra”, ka treguar Morina. Duke iu referuar organizimit ai thotë se dihet se kemi problem shumë të madh me lirinë e lëvizjes.

“Kjo është edhe një lloj proteste, një lloj pakënaqësie, karshi një sistemi “demokratik”, Bashkimit Evropian”, ka thënë artisti, derisa shprehet se gjithë organizimi e ka mesazhin e vet. “Ne e dimë që ky tentimi ynë është shumë i vogël karshi problemeve të mëdha që i ka shteti ynë me liberalizimin, por sidoqoftë kjo është një mënyrë e shprehjes së revoltës sonë artistike”, ka thënë Arbnor Morina.

Besarta Fetiu, një tjetër artiste pjesëmarrëse e rezidencës, e sheh këtë organizmi si mundësi e bashkimit të artistëve.
“Qëllimi i këtij organizimi është shumë i rëndësishëm, që ne artistët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia të takohemi mes vete”, thotë Fetiu e cila ka punuar dy punime ku ka paraqitur peizazhe.

Bashkim Zabërgja shprehet se mënyra më e mirë për të protestuar artistët është puna e tyre. “Ne artistët nuk kemi tjetër formë, pos mënyrës si punojmë ne, me atë protestojmë, me atë festojmë”, thotë Zabërgja, teksa punonte në një peizazh.

“Pasi është koloni, zakonisht punohen motive të atypëratyshme, dhe natyra më ka motivuar”, ka treguar Bashkim Zabërgja.

Uran Limani tregon se rezidenca ka të bëjë me mosdaljen e artistëve jashtë kufijve të Kosovës. Ai thotë se artistët duhet të jenë të lirë, sepse përfaqësojnë një shtet.

“Artistët janë ambasadorë të shtetit dhe ata nuk është dashur të kenë barriera për ekspozimin dhe prezantimin e punëve të tyre jashtë vendit”, shprehet Limani.

Teksa tregon për punën e tij dyditore, ai thotë se është një ndër protestat më të qeta, më të bukura, më paqësore, që bëhet përmes artit.

“Kam dy punime që janë peizazhe, që janë të realizuara në frymën që unë punoj vazhdimisht, që kanë tregimin e vet. Njëri peizazh përçon një moment të ftohtë, një kohë me borë, tjetri është më i ngrohtë, është peizazh fshati, ku shihet kulla si sinonim i traditës sonë”, ka thënë Uran Limani.

Në edicionin e tretë të rezidencën ndërkombëtare “Art Liberalization Europe III Diaspora”, e mbajtur më 8 dhe 9 gusht, kanë marrë pjesë 18 artistë që kanë trajtuar tema të lira, por që punimet e tyre është dashur t’i përfundojnë brenda dy ditëve aq sa ka zgjatur rezidenca.

Punimet do të grumbullohen, do të krijohet një fond, për të cilin Naim Spahiu, thotë se shpeshherë e përdorin për fonde bamirësie, për ndonjë organizim që ka të bëjë më gjendjen sociale të njerëzve të Kosovës.

Janë ndarë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që e kanë përkrahur organizimin.

Gjermania kërkon nga Serbia ‘Bruksel 2’ për Kosovën

0

Markel-gjermaniaKonferenca e ardhshme ndërqeveritare Beograd- Bruksel , e cila praktikisht do të hapte negociata për anëtarësim të Serbinë në BE nuk do të mbahet para pranverës së ardhshme.

Parakushtet për mbajtjen e saj, për të cilat insiston Gjermania janë: Zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Brukselit si dhe miratimi i Marrëveshjes tjetër kornizë ndërmjet Serbisë e Kosovës që tashme quhet Brukseli 2, shkruan gazeta e Beogradit Novosti, transmeton Koha.net.

Pritjet në BE e në radhë të parë ato të deputetëve të koalicionit në Gjermani janë që kjo marrëveshje së pari të definojë përmbajtjen e negociatave të kapitulli 35 ( që kanë të bëjnë edhe me Kosovën) i cili pastaj dhe do të mund t hapej për biseda.

E, sipas kërkesave të ditura, të cilat kohë më parë i kanë paraqitur deputetët e Bundestagut në Beograd, kapitujt tjerë nuk mund të hapen para se të mos “piqet” kapitull 35.

Tashmë është paraparë që çdo anëtar i BE-së mund të ndalojë negociata me Serbinë nëse nuk është e kënaqur në përparimin e dialogut me Prishtinën.

Serbia i druan kësaj, pasi parasheh se Kosova mund të ankohet gjithmonë në ngecje marrëdhëniesh e në moszbatim të marrëveshjeve;

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie etnike gjithashtu thotë se bisedimet e Serbisë me Kosovën do të vazhdojnë dhe se ato do të përfundojnë me një marrëveshje të re kornizë.

“Kjo marrëveshje do të hapë çështje të reja:Bashkëpunimin me Kosovën në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe KB-në me ç’rast nuk do të kërkohet njohja e anëtarësimit ë saj, por ‘mos pengimi” i pranisë së Kosovës”, ka thënë Janjiq.

Muzika si biletë udhëtimi nëpër botë

0

Play guitarMbështet biçikletën në pemë, nxjerr kitarën nga çanta dhe e lëshon në tokë me një karton në të cilin shkruan: “Po udhëtoj pa para dhe jam seksi”. Kap kitarën dhe fillon të këndojë këngën “Ice Cream Man”, që për një çast habit kalimtarët, që kthejnë kokën kah ai në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Edhe pse i lodhur nga udhëtimi me biçikletën e tij me dy palë pedale dhe me mbishkrimin: “Say my name” në konstruktin e saj, Wojtek Lewandowskin nuk e pengon që të argëtojë njerëzit me kitarë me të cilën mund të fitojë pak para për udhëtimin e tij të radhës, shkruan Koha Ditore.

“Luaj të gjitha zhanret e muzikës, blues, jazz… Çdo gjë që më bie ndërmend”, thekson Lewandowski derisa thith cigaren, para se t’i lagë buzët me “Fanta Shokata”.

Lewandowski, 30-vjeçar, ka ardhur në Prishtinë nga Nishi i Serbisë me një grup njerëzish si pjesë të projektit “Ecotopia World Tour” që kanë nisur një udhëtim nëpër vendet ballkanike.

“Jemi një grup i shpërndarë prej 20 vetash, të cilët jemi duke udhëtuar me biçikleta deri në Athinë të Greqisë. Grupi është i përbërë nga amerikanë, meksikanë, spanjollë, gjermanë, italianë”, thotë biondi shtatgjatë, përderisa falënderon kalimtarët që i dhurojnë para për performancën e tij.

Vritet edhe një shqiptar nga Kosova në “Kalifat”

0

Patriot Matoshi-xhihadistNë luftimet e ashpra në të ashtu quajturin “Kalifat”, territori i okupuar nga organizata terroriste Shteti Issam i Irakut dhe Shamit (ISIS) është vrarë edhe një shqiptar nga Kosova.

Forumet e xhihadit thonë se ky person është Patriot Matoshi nga Gjilani. Express raporton se faqet e xhihadit e kanë sqaruar edhe mënyrën e vrasjes së tij.

“Para namazit të xhumas vllau ynë patriot matoshi vdiq (ra shehid ishaaAllah) nga plagët e rënda ndrroi (u godit nga një snajper) jetë luani i madhë i kosovë dhë në qastet e fundit të jetës së tij, ishte duke berë tekbir, Allahu subhaneu ue te ala e pranoft shehid dhe e bashkoft me pejgamberin (sala llahu alejhi ve selem) dhe me te gjithë shehidat ne xhennetin firdeus.Allahume amin”, shkruan në në nga këto faqe, raporton Express.

Mund të jenë mbi 450 trupa në Rudnicë

0

Rudnice-varrez masiveHaki Kasumi nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të zhdukurve të Kosovës është shprehur se në Rudnicë mund të jenë mbi 450 trupa të pajetë të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë vitit 1998-99 në Kosovë.

Ai në një intervistë dhënë Radio Evropa e Lirë, ka thënë se pala serbe po bën lojën e saj, pasi që në Qeverinë e Serbisë gjenden një numër i madh i njerëzve të implikuar në këto krime dhe ata frikësohen se do të vijë momenti kur do të dalin para drejtësisë.

“Shifrat shkojnë nga 250, edhe pse gjithherë them se janë burime nga institucione serbe, e ato mund të shkojnë deri në 450 ose edhe më tepër. Por e vërteta do të dalë atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi”, ka thënë Haki Kasumi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, është shprehur se janë duke vazhduar në mënyrë të rregullt gjurmimet për mbetje mortore në Rudnicë.

Ai në një prononcim për gazetën Tribuna tha së ekspertët e Rudnica 3 ende nuk kanë hasur në mbetje mortore por që vazhdimisht është duke u gjurmuar.

Ndërkaq, sipas tij, ende nuk dihet se a do të ketë Rudnica 4.

Mustafa: Qeverisja me bërthamë LDK-AAK-NISMA do të jetë e qëndrueshme

0

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se qeverisja me bërthamë LDK-AAK-NISMA do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Do të qeverism pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj. Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, iu them të flenë rehat. Qeverisja me bërthamë LDK, AAK dhe Nisma do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë. Do të punojmë në interes dhe në të mirë të Kosovës.

Afërdita preferon Johnny Depp më shumë se Di Caprio

0

Aferdita Dreshaj ne bulevardin e yjeveAfërdita Dreshaj e cila ndodhet në SHBA, ka sjellë për fansat e saj pak nga Hollivudi.

Modelja dhë këngëtarja e njohur është ulur në bulevardin e yjeve dhe është fotografuar pranë yllit të Johnny Depp, që është edhe i preferuari i saj.

Aferdita Dreshaj te ylli i Johnny DeppKëto ditë Afërdita ka publikuar edhe videoklipin e saj “Mos rri larg” ku shfaqet shumë seksi dhe dhe me një këngë me ritme verore.