24.5 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

250 mijë euro për ndërhyrje restauruese në Qendrën Historike të Prizrenit

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Veton Firzi dhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve Agim Gurguri, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërhyrje restauruese – konzervuese në Qendrën Historike të Prizrenit në vlerë prej 250 mijë eurosh.

“Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është përmbushja e objektivit të përgjithshëm për ndërhyrje konsoliduese emergjente për shpëtim dhe rehabilitim në asetet e trashëgimisë kulturore në Qenrën Historike të Prizrenit”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren.

“Përmes zbatimit të këtyre ndërhyrjeve do të bëhet konsolidimi, stabilizimi dhe shpëtimi i trashëgimisë kulturore të rrezikuar nga shkatërrimi dhe dëmtimi nga faktorët e ndryshëm natyrorë dhe njerëzorë. Ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet prioritet i Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka thënë ai, shkruan PrizrenPress.

Sipas Hoxhës, riaftësimi i ndërtesave të trashëgimisë kulturore – historike, adaptimi dhe destinimi i ri do të bëhet konform standardeve ndërkombëtare profesionale dhe ligjore duke siguruar kështu ruajtjen e vlerave të tyre në njërën anë, dhe që të shfrytëzohen nga shoqëria si potencial për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor, në anën tjetër.

Aplikimi i ndërhyrjeve restauruese konservuese, me theks të veçantë ato me karakter konsolidues – emergjent, për shpëtim dhe rehabilitim si dhe mënyra e kryerjes së këtyre ndërhyrjeve, janë detyrim ligjor dhe veprim i domosdoshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në funksion të detyrimeve që u sipërtheksuan, MKRS dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren kanë zhvilluar projekte për rehabilitimin e ndërtesave me vlera kulturore dhe historike.

Kjo veprimtari do të zbatohet përmes një qasje të integruar përmes aktiviteteve të poshtëshënuara:

– Ndërmarrjen e masave në parandalimin dhe reduktimin e fenomeneve të dëmtimit, degradimit apo shkatërrimit të trashëgimisë kulturore duke i paraprirë dhe me hartim të dokumentacionit;
– Ndërmarrjen e masave konsoliduese urgjente për të shpëtuar dhe konsoliduar trashëgiminë e dëmtuar e deri në ndërmarrjen e masave të specializuara restauruese;
– promovimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të specializuara restauruese dhe rehabilituese/studimet dhe planet e konservimit;
– promovimin e revitalizimit të trashëgimisë kulturore si komponentë për programe tjera zhvillimore.

Në këtë kontekst, MKRS dhe QRTK në Prizren përkushtohen që të zbatojnë programin e specifikuar bazuar edhe në Vendimin e MKRS – së, për aktivitete konservuese-restauruese si akt zbatues i dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 02/L – 088 për Trashëgiminë Kulturore të cilat rregullojnë aktivitetet e listuara më lartë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkyçen 516 konsumatorë për lidhje ilegale dhe borxhe në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që kanë kryer shkelje ligjore ose nuk kanë përmbushur obligimet financiare ndaj shërbimit...

Katër kandidatë në garë për drejtor të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Katër kandidatë kanë plotësuar kriteret për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Në garë janë: Afrim Avdaj,...

Lajmet e Fundit