22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

26 vjeçari që vdiq në Prizren me paragllajd nuk kishte licencë

26-vjeçari nga Vushtrria, i cili humbi jetën nga aksidenti me paragllajd, gjatë kohës sa po ateronte në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, nuk kishte as certifikatë mjekësore e as licencë për paragllajd. Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, ai e kishte të kaluar vetëm testin teorik.

Një aksident mes dy paragllajdëve ka ndodhur në orët e para të pasdites së të dielës. Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës sa ata po ateronin në fshatin Korishë të Prizrenit.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur 27-vjeçari nga Vushtrria, Fatos Gërxhaliu dhe është lënduar Jona Gegaj.

Fatosi e Jona kanë qenë anëtarë të klubeve të ndryshme, derisa vetëm njëri prej tyre posedonte licencë për paragllajd.

Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, rast për të cilin tashmë kanë nisur hetimet.

Komisioni i ka thënë Gazetës Express se 26-vjeçari, i cili mbeti i vdekur nga ky aksident nuk kishte certifikatë mjekësore e as licencë për paragllajd.

“Pjesëmarrësit në Paragllajdet e aksidentuar kanë qenë të klubeve të ndryshme, i ndjeri me Inicialet F.G. i lindur me 1994 ka qenë anëtar i klubit nga Mitrovica “Mitrofly” kurse tjetra me Inicialet F.G. e lindur 1997 nga klubi “Shqiponja e Artë” nga Suhareka. Pjesëmarrësja nga Suhareka posedon licencë për paragllajd e lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës në vitin 2016 kurse i ndjeri kishte kaluar me sukses testin teorik mirëpo nuk posedonte certifikatë mjekësore dhe licencë për paragllajd”, ka deklaruar Komisioni.

Për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet dhe Komisioni është në përgaditje të një raporti të hollësishëm lidhur me hetimin dhe t’ia dorëzojë këtë raport Qeverisë dhe Kuvendit.

“KHAIA në mbledhjen e mbajtur me dt.20.07.2020 pas fakteve të paraqitura nga Hetuesit ka marrë vendim për Hapjen e Hetimeve i cili është nënshkruar nga Kryesuesi i KHAIA-s z. Mirsim Beqiri në lidhje me këtë rast”, ka deklaruar Komisioni.

Raporti do të duhet t’iu dorëzohet këtyre institucioneve jo më larg se gjashtë muaj pas përfundimit të hetimeve.

“Kurdo që KHAIA kryen ose merr pjesë në një hetim të sipër cekur, KHAIA duhet të përgatisë një raport të hollësishëm lidhur me hetimin dhe t’ia dorëzojë këtë raport Qeverisë dhe Kuvendit sa më shpejtë që të jetë e mundshme por jo më shumë se gjashtë (6) muaj pas përfundimit të hetimit”, parasheh Ligji për Aviacion.

Ndryshe, ky është aksidenti i dytë me paragllajd që ka ndodhur në Prizren, brenda një viti. Vitin e kaluar, gjatë fluturimit me paragllajd kishte mbetur i vdekur edhe 45-vjeçari, Artan Venhari. /Gazeta Express

Më Shumë

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Lajmet e Fundit