18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sot në Paris Borrell takon Kurtin e Vuçiqin

Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiq.

 

Këtë e ka  bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.

“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Më Shumë

Lajmet e Fundit