21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Haxhi Avdyli i sugjeron PDK-së ta dëgjojë Presidenten në ‘YouTube

Haxhi Avdylin e Listës “Guxo” e kanë penguar kritikat e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Presidentes Vjosa Osmani.

Deputeti Avdyli, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se puna e Presidentes “flet vetë” dhe nuk kanë cka të flasin për këtë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai u ka sugjeruar deputetëve të PDK-së ta dëgjojnë fjalimin përmbledhës që Presidentja e mbajti javën e kaluar në Kuvend.

“Meqenëse në këtë parlament në javën e kaluar në kanë munguar deputetër që nuk kanë dëgju fjalimin e Presidentes, unë ju rekomandoj të dëgjojnë në YouTube dhe të shohin se çfarë arritje të mëdha dhe takimet e Presidentes me të gjithë akterët e nevojshëm të politikës botërore, nga Presidenti Biden, te Kancerlai Scholz dhe gjithë presidentët tjerë. Puna e sajk flet dhe nuk ka nevojë që ne sot të flasim dhe të prezantojmë faktet”, ka thënë ai.

PDK-ja bojkoti fjalimin e këtij viti të Presidentes Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Express/

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

E enjtja me diell e temperatura të larta

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites, në zonat malore, priten ndonjë rrebesh i izoluar dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht...

Lajmet e Fundit