9.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Zjarr në një shtëpi në Prizren, lëndohen banorët duke tentuar të shpëtojnë

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr shpërtheu në shtëpinë e tyre në rrugën “Asllan Berisha” në Prizren, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur pas orës 05:00 të mëngjesit, kur u kërkua ndihmë për zjarrin që kishte kapluar shtëpinë, brenda së cilës ndodheshin dy persona.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës thonë se dy banorët e kësaj shtëpie duke tentuar t’iu shpëtojnë flakëve janë intoksikuar dhe më pas janë rrëzuar, duke pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa viktimat po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas informacioneve të para, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Shkaktari i incidentit akoma nuk dihet dhe pritet të zbulohet gjatë hetimit të rastit, që u iniciua me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Më Shumë

Lëndohet një punëtor në Landovicë të Prizrenit

Një punëtor është lënduar dje në fshatin Landovicë të Prizrenit. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në spital. Policia po e heton rastin, përcjell “PrizrenPress”. https://prizrenpress.com/asociation-loyola-gymnasium-shpall-konkurs-per-regjistrimin-e-nxenesve-te-rinj/ Fsh. Landovicë,...

Prizreni pritet që do të behet me ngrohtore |Video

Prizreni si komuna e dytë më e madhe, ende nuk ka një sistem të ngrohjes qendrore kolektive. Por, kjo pritet të ndodh përmes një...

Lajmet e Fundit