Policia sekuestron në Zubin Potok, 174 pajisje për mihje kriptovalutash

Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka  njoftuar se  Policia e Kosovës ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në Zubin-Potok.

 

Rizvanolli deklaroi se mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla.

“Policia ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin-Potok. Mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme”, shkruan Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se për këtë arsye, Serbia po e bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.

Më tej, Rizvanolli rikujton se Kosova i ka përmbushur të gjitha angazhimet, ndërsa tani është “koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht”.

Pajisjet për gjenerimin e kriptovalutave në Kosovë janë të paligjshme.

 

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit