5.8 C
Prizren
E martë, 22 Tetor, 2024

Ylli fiton ndaj Istogut

Ylli ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 84:64 (25:17, 17:11, 19:18, 23:18), në javën e 16-të të Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe krijuan në epërsi prej 12 pikësh në fillim, 17:5, derisa çerekun e parë e fituan 25:17. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ngritën më shumë epërsinë, që shkoi deri në 15 pikë, 40:25, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 42:28.

Por, istogasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë rikthehen për të afruar shifrat në 48:41, por sidoqoftë ish-kampionët shkëputën sërish, ku rezultati pas 30 minutash ishte 61:46. Në dhjetëminutëshin e fundit, nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Ylli triumfoi me 20 pikë dallim, 84:64.

Te vendasit më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 23 pikë e 13 kërcime, Jan Palokaj me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Chris Harris me 13 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Tyres Prince me 16 pikë e 14 kërcime dhe Desmond Halloway me 17 pikë e tetë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Istogu një fitore e 15 humbje.

Më Shumë

Vozitësi kërcënon policin pas aksidentit në Suharekë: “Një gjak borxh ma ki”

Një zyrtar policor është kërcënuar në Suharekë nga një vozitës, i cili kishte shkaktuar një aksident trafiku dhe kishte penguar ndërhyrjen e policisë. Policia ishte...

“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku” – GVV në Prizren organizon tryezë ndërgjegjësimi

Gratë për Vetëvendosje, në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, dje kanë organizuar një tryezë me temën "Kancerin e Gjirit e...

Lajmet e Fundit