12 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Gjuajti me armë në një gazmend familjar, policia e arreston të dyshuarin në Peqan

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë më 1 gusht rreth orës 17:28 ka pranuar një informatë se në fshatin Peqan të Suharekës, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri.

Patrulla menjëherë iu ka përgjigjur rastit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin I.B (viti i lindjes 1959), mashkull, kosovar shqiptar, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale një armë: Një pistoletë Arex Delta cal. 9X19 dhe një karikator.

I dyshuari shoqërohet në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.

Ndaj tij iniciohet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!

Më Shumë

Nesër vazhdimi i seancës, VV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Pak çaste para se të dështonte dy herë radhazi për të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu...

Po të shkruaj…!

Sahit F. Osmani Po të shkruaj me dorën e zemrës Fjalët që dalin nga ngrohtësia e shpirtit Letrën e bardhë do ta mbushin si lulet me aromë...

Lajmet e Fundit