7.2 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Defekt në gypin kryesor të ujësjellësit në Dragash, priten ndërprerje uji nesër

Një defekt i rëndë është shfaqur në gypin kryesor të ujësjellësit afër stacionit të autobusëve në Dragash, duke rrezikuar furnizimin me ujë të pijshëm për një pjesë të qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur NP Dragash, e cila njofton se ekipet teknike kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren për të lokalizuar dhe riparuar defektin, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, për shkak të kushteve të vështira teknike dhe rrethanave të ndërlikuara në zonë, defekti nuk ka mundur të sanohet plotësisht dhe punimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Për të shmangur ndërprerjen e plotë të ujit, është ndërmarrë masa e zvogëlimit të presionit në pjesën e poshtme të Dragashit, në mënyrë që të kontrollohet rrjedhja në pikën e defektit.

“Gjatë ditës së nesërme, për shkak të vazhdimit të punimeve, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e NP Dragash.

Qytetarët janë ftuar të marrin masa paraprake duke mbushur rezervat e tyre me ujë për nevojat ditore./PrizrenPress.com

Më Shumë

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve

 Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të...

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes

Enver Sulaj Martirëve të Korishës, në përvjetorin e rënies Kush e ndali diellin mbi këto kodrina Kush i zuri pritë rrugëtimit drejt shpresës? Në sytë e flakës ra...

Lajmet e Fundit