Bashkimi shkëlqen në derbin e Prizrenit ndaj Junior 06

Bashkimi ka fituar në derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 88:65 (13:17, 19:15, 35:17, 21:16), në javën e tetë të Superliga Femrat.

Në fakt, përballja ishte interesante, ku në çerekun e parë ishin mysafiret që e fituan këtë pjesë 13:17, derisa në të dytën kampionet e Kosovës, 19:15.

Periudha e tretë ishte vendimtare në këtë sfidë, ku basketbollistet e Bashkimit ishin bindshëm më të mira për 35:17, derisa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të triumfuar 88:65.

Te Bashkimi u dalluan Caterrion Thompson me 37 pikë e katër kërcime, Dana Thompson me 22 pikë e 11 kërcime dhe Arbnore Përquku me 11 pikë, tetë kërcime e 15 asistime, ndërsa te Junior 06 Moni Bau, u dalluan Tanyia Gordon me 27 pikë e nëntë kërcime dhe Abigal Ogle me 24 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore e një humbje, kurse Junior 06 Moni Bau dy fitore e gjashtë humbje.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit