24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Hajni thyen Xhaminë e Kasumit në Rahovec, vjedh të gjitha paratë nga arka e bamirësisë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë.

Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Rahovec, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer Xhaminë e Kasumit.

Sinjali mëson se imami i xhamisë e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ndër të tjera ka bërë me dije se një person është futur me forcë brenda, duke përdorur mjete të forta.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka thyer kasafortën dhe ka arritur t’i marrë të gjitha paratë e mbledhura dhe më pas ka ikur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të kapet i dyshuari.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren akuzon Totajn për klientelizëm në subvencionimin e kulturës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock &...

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Lajmet e Fundit