16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Robert Rikic largohet nga Bashkimi

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka njoftuar sot se ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me qendrën kroate, Robert Rikic, përcjell PrizrenPress.

Në një deklaratë zyrtare, klubi e ka falënderuar lojtarin për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës portokalli.

“Klubi njofton se ka shkëputur me marrëveshje të dyanshme kontratën me lojtarin Robert Rikic. E falënderojmë për angazhimin dhe kontributin e tij te Bashkimi dhe i urojmë suksese në vazhdim”, thuhet në deklaratën e klubit.

Robert Rikic, i njohur për paraqitjet e tij të forta nën kosh, u bë pjesë e Bashkimit si një ndër përforcimet kryesore, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në sezonin e fundit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit