1.4 C
Prizren
E hënë, 7 Prill, 2025

Bashkimi synon përmbysjen ndaj Vëllaznimit për një vend në finale të Kupës

Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales, ku Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Vëllaznimin e Gjakovës në një duel vendimtar për finalen e madhe.

Takimi, i cili zhvillohet në palestrën e qytetit në Prizren nga ora 18:30, pritet të jetë mjaft i luftuar, pasi të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finalen e Kupës, ku tashmë pret Trepça.

Në sfidën e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi doli fitues me rezultat 80:71, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm për këtë ndeshje. Për të kaluar në finale, Bashkimi duhet të fitojë me të paktën 10 pikë diferencë, ndërsa Vëllaznimi mund të avancojë edhe në rast të një humbjeje deri në tetë pikë diferencë.

Historiku mes këtyre dy skuadrave këtë sezon tregon se Vëllaznimi ka fituar dy nga tre përballjet e fundit, ndërsa Bashkimi synon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për ta përmbysur rezultatin.

Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të përballet me Trepçën në finalen e Kupës së Kosovës, në një tjetër sfidë të fortë për trofeun e sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se autoritetet kanë ndaluar 16 persona, duke thënë se në mesin e...

Plani për fabrikën e xeheve në Shajne, kryetari Xheladini siguron qytetarët se s’do lejohet dëmtimi i shëndetit dhe mjedisit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini përmes një sqarimi është përgjigjur ndaj kritikave të shprehura rreth planit për ndërtimin e një fabrike për...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit