4.3 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Rënia e tupanit për Ramazan, në qytetin e Prizrenit ruhet tradita

Nëse në shumë zona që njohim, ka humbur tradita e rënies së tupanit për të lajmëruar syfyrin dhe iftarin në muajin e begatë të Ramazanit, në qytetin e Prizrenit kjo traditë vazhdon të ruhet.

Për të lajmëruar dy vaktet e Ramazanit ka forma të shumta, nga thirrja e ezanit, kalendari, përmes medies dhe kjo formë, tupani.

“Kur ndihet tupani është tjetër lezet,” thotë daullexhiu Gëzim Qavollari.

Ai është 70 vjeç. Tupanin e ka trashëgim nga babai i tij, ndërsa vetë Gëzimi e ka nisur këtë punë që në moshën 12-vjeçare për të mos e ndërprerë asnjëherë.

Teksa zgjohet në syfyr për t’i rënë tupanit për t’u dëgjuar në të gjithë Prizrenin, nis edhe agjërimin. Prej së paku 40 vitesh ka agjëruar rregullisht.

Patjetër që përveçse pasion, Gëzimi siguron edhe të ardhura përmes rënies së tupanit, si në muajin e Ramazanit dhe jo vetëm.

Ndërkaq ai duket se ka mbetur i vetëm në këtë traditë me kaq shumë përkushtim./rtsh.al/

Më Shumë

Egli futet sërish në shtëpinë e BBV. Çfarë ndodhi mes asaj dhe Gjestit

Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e BBV. Banorët u surprizuan nga hyrja e Eglit. Por ajo që ra në sy ishte ngurimi...

Pensionohet Azem Ramadani, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa në Universitetin ‘Ukshin Hoti’

Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa, Azem Ramadani, me...

Lajmet e Fundit