11.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Dëshmitar i Masakrës në Pastasellë: I humba ndjenjat kur i pashë trupat e shqiptarëve

Nijazi Krasniqi është dëshmitar i krimeve që u kryen nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Pastasellë të Rahovecit. Krasniqi mes lotësh rrëfen momentin kur i pa trupat shqiptarëve të vrarë dhe masakruar.

Po tregon se fshati ishte i rrethuar nga të gjitha anët.

Forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore kishin filluar ta zbatonin planin duke kryer krime të llahtarshme mbi civilët e pambrojtur shqiptarë.
Me ç’rast ishin vrarë dhe masakruar 106 persona.

Dëshmitar i këtyre krimeve mizore është Nijazi Krasniqi nga fshati Pastasellë.

“Unë kur kam ardhur i kam parë të vrarë, masakruar dhe të djegur. Mbi 20 kufoma i kanë djegur por pjesa më e rëndë është së në fund i kemi marrë gjashtë koka që nuk dihet se kush janë dhe i kemi varrosur më një vend”, thotë ai.

Krasniqi tregon se forcat paramilitare serbe i kishin zhvendosur në fshatra të ndryshme kufomat, ndërsa edhe sot e kësaj dite disa trupa nuk janë gjetur.

“Disa kufoma janë gjetur në Suharekë, Xërxe dhe nëpër fshatrat e Malishevës. Këtu me plot kuptimin e fjalës ka qenë një tmerr i vërtetë. Duheshin 5-6 ditë për t’i varrosur të gjithë ata trupa” , rrëfen Krasniqi.

Dëshmitari i Masakrës në Pastasellë mes lotësh tregon se i humbi ndjenjat kur i pa trupat e viktimave.

Deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë, ku u vranë dhe u masakruan 106 shqiptarë./tëvë1

Më Shumë

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.   Seanca është caktuar...

Vazhdon rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në Prizren – Përmirësim i furnizimit me ujë në zonat e larta të qytetit

KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se edhe sot kanë vazhduar punimet në rehabilitimin e gypit FI 400 mm nga materiali ACC dhe integrimin e burimit...

Lajmet e Fundit