-2.5 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Liria ndan pikët me Drenicën

Në kuadër të javës së 21-të të Ligës së Parë, Liria dhe Drenica ndanë pikët pas një barazimi 2:2 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Mysafirët nga Skenderaj kaluan të parët në epërsi me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 11-të. Liria arriti të rikthehet në lojë në fundin e pjesës së parë, kur Qerimi realizoi në minutën 45+2’, duke vendosur baraspeshën 1:1 para pushimit.

Në pjesën e dytë, Liria e përmbysi rezultatin me një gol të Kambatos në minutën e 51-të, por avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Uka realizoi golin e tij të dytë nga pika e bardhë në minutën e 57-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:2.

Ky rezultat i lë të dy skuadrat me nga një pikë, ndërsa gara në Ligën e Parë vazhdon të mbetet mjaft e ngushtë dhe interesante./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë te meshkujt dhe Kupës te femrat

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar zyrtarisht organizimin e dy ngjarjeve të mëdha në qytetin e Prizrenit, Final 8 –...

Lajmet e Fundit