13.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Makiavelisti Thaçi sajon kriza për t’i shpëtuar Speciales

Një ditë pas reagimit të ashpër të faktorëve ndërkombëtarë ndaj nismës së presidentit Thaçi për transformimin e njëanshëm, me ligj, të FSK-së në Ushtri të Kosovës, duke anashkaluar ndryshimet adekuate kushtetuese, pa e marrë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë, kanë vazhduar komentet e njerëzve të politikës, por edhe të analistëve të pavarur. Deklarimi i presidentit se nuk heq dorë nga Projektligji i sponsorizuar nga kabineti i tij, nga njohës të këtyre rrethanave është cilësuar si veprim që mund ta rrezikojë sigurinë nacionale të Kosovës dhe ta fusë shtetin edhe në konfrontim të panevojshëm me SHBAnë dhe NATO-n. Kundërshtimi ndërkombëtar i nismës së presidentit po vlerësohet edhe si fundi i mbështetjes amerikane për Thaçin, që mund të jetë edhe njëri nga të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale.

Adem Salihaj, deputet nga radhët e LDK-së, tha për “Kosova Sot” se shteti i Kosovës duhet ta ketë dhe do ta ketë ushtrinë e tij dhe këtë do ta arrijë jo me përkrahjen e Listës Serbe, por vetëm me përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s. “Ne duhet ta dimë qartë se Lista Serbe asnjëherë nuk do të pranojë që të ndryshohet Kushtetuta në favor të krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ajo që duhet të bëjmë ne është që t’i bindim ndërkombëtarët se serbët nuk do të pajtohen të formohet Ushtria e Kosovës, ndërsa Kosova ka nevojë dhe ka të drejtë ta këtë ushtrinë e saj, që të jetë faktor stabiliteti në rajon”, është shprehur ai.

Loja e rrezikshme e krerëve të PDK-së

Sipas Salihajt, lojërat e Thaçit janë të rrezikshme. “Jam i bindur që shqetësimi i tij nuk është formimi i Ushtrisë së Kosovës, por shantazhimi i ndërkombëtarëve me destabilizimin e Kosovës, në mënyrë që t’i shpëtojë arrestimit nga Gjykata Speciale”, tha Salihaj për “Kosova Sot”. Duke folur për veprimin e pakoordinuar të presidentit më aleatët ndërkombëtarë, Salihaj thotë se kjo lojë e rrezikshme është luajtur nga përgjegjësit kryesorë që drejtojnë PDKnë. “Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, të dytë me autoritet të rrënuar, të kërcënuar nga arrestimi, po mundohen me dëshpërim të shiten patriotë, duke u munduar t’i vrasin dy zogj me një gur, duke formuar Ushtrinë e Kosovës dhe duke goditur LDK-në. Por, të dyja u shkuan huq”, ka potencuar më tej ai. “Ambasada amerikane në mënyrë të qartë na e bëri me dije se duhet ndjekur një rrugë tjetër për ta formuar Ushtrinë e Kosovës. Ne duhet të punojmë me durim e përkushtim që ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, rruga mund të jetë më e gjatë, por gjithsesi do ta arrijmë qëllimin tonë”, tha Adem Salihaj.

Veprimet e njëanshme shpijnë në konfrontim

Politologu Arsim Haziri thotë se presidenti i vendit, me hapin e fundit të njëanshëm në kuptimin e mosbashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, SHBA-në dhe NATOn, për çështjen e ushtrisë ka dhënë mesazh të dëmshëm për interesin e shtetit të Kosovës.

“Veprimet e njëanshme mund të fusin Kosovën në konfrontime të panevojshme me SHBA-në dhe NATO-n. Mbi këtë bazë theksoi se, siç edhe po duket, raportet mes Thaçit dhe faktorit ndërkombëtar janë në fazën e fundit të funksionimit dhe kjo njëherësh mund të jetë edhe indikacion se ai është figura e parë e cila do të jetë subjekt i Gjykatës Speciale”, ka thënë Haziri.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku, thotë se reagimet e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar në raport me iniciativën e presidentit Thaçi për rolin e ri të FSK-së, sidomos atyre që i kemi e i konsiderojmë partnerë strategjikë shtetërorë të Kosovës, ishin të shpejta dhe në një formë edhe ultimative, sidomos deklarimi për mundësinë e rivlerësimit të bashkëpunimit dypalësh. Ai beson se megjithatë propozimi i presidentit Thaçi që me ligj të ndryshohet roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka qenë e thënë të marrë vëmendje të nivelit çfarë e ka marrë nga faktori ndërkombëtar.”Pa dyshim, kjo ide për intervenime ligjore në rolin e FSK-së mund të mos jetë edhe aq e preferuar, por me kapacitetin kushtetues që e ka Republika e Kosovës do të vazhdojmë të jemi të lidhur për çdo gjë nga Serbia. Këtë besoj e dinë edhe reaguesit, me të cilët çdo gjë e kemi koordinuar si shtet e si politikë”, tha Maloku.

Servilizmi i presidentit

Eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari, ish-kryeshef i G2, pranë UÇK-së dhe TMK-së, thotë se nuk e beson që presidenti Thaçi guxon të dalë në këso lloj aventurash pa e pasur një lloj mbështetje, së paku në hije, të faktorit ndërkombëtar, e veçmas nga amerikanët, ndonëse figura e tij kontroverse lë shumë për të dyshuar për veprimet që i ka ndërmarrë gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe që kanë qenë në dëm të shtetit të Kosovës.

“Duke e njohur presidentin si servil të ndërkombëtarëve, nuk besoj se ky guxon të rrezikojë kaq shumë në kartë të gabuar. Por, unë dyshoj në sinqeritetin e vetë Thaçit, sepse dihet se si në marrëveshjen e vitit 1999 pikërisht Hashim Thaçi shpërbeu dhe tradhtoi kryekëput tërë UÇK-në për disa përfitime të vetat politike dhe materiale, i shtyrë sidomos nga francezet. I njëjti njeri na gënjeu pandërprerë se TMK do të jetë ushtri, të njëjtën gënjeshtër e bëri edhe me FSK-në dhe tani i njëjti njeri do ushtri”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot”. Ai thekson se Kosova duhet ta ketë gjithsesi ushtrinë mbrojtëse profesionale.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete në hotel ish-ylli i Serie A

Ish-ylli i Serie-s A, Andrea Capone, ka vdekur në moshën 43-vjeçare. Trupi i tij u gjet të dielën në mëngjes në hotelin me 5...

LDK-ja në Suharekë shprehet e shqetësuar për kualitetin e punimeve në rrugën “Skënderbeu”

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka shprehur  shqetësimin e saj të thellë për rrezikun që mund të vijë nga kualiteti i dobët...

Lajmet e Fundit