16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Studentët e UPZ-së, letër publike ministrit Arsim Bajrami

Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i ka dërguar letër të hapur ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami. Ai, në këtë letër ka shprehur shqetësimin e stuetëve të këtij universiteti.

I nderuar Ministër,

Në cilësinë e kryetarit të Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, po ju shkruaj për shqetësimin e madh që kanë studentët e Universitetit tonë.

Po bëhen dy vite që kur studentët e UPZ-së kanë marrë bursa universitare për hërë të fundit. Duke pasur parasysh Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe Statutin e UPZ-së, përgjegjësinë për shpërndarjen e bursave e ka Këshilli Drejtues i Universitetit. Përderisa të gjitha Universitetet tjera publike tashmë i kanë shpërndarë bursat për studentët e tyre, Universiteti ynë akoma nuk e ka shpallur konkursin për bursa as për vitin e kaluar e as për këtë vit akademik. Në lidhje me këtë çështje ne si Parlament Studentor me datë 19.12.2016 e kemi deponuar një ankesë ne KD, ku kemi kërkuar sqarim se përse nuk po shpallet konkursi për bursa akoma.

Në mbledhjen e mbajtur më 21.12.2016 është shqyrtuar ankesa jonë dhe nga anëtarët e KD të emëruar nga MASHT-i na është premtuar se në konsultim me ju ata do të gjejnë një zgjidhje, sepse për ironi ata nuk paskan qenë në dijeni se konkursi për bursa duhet të shpallet nga Këshilli Drejtues dhe se a ekzistojnë mjetet e nevojshme financiare.

Tregues i seriozitetit të punës së këtij Këshilli Drejtues ndaj Universitetit dhe sidomos ndaj kësaj çështje të ndishme siç është çështja e bursave është fakti se mbledhja e rradhës e KD-së u mbajt pas 1 muaj e gjysmë, saktësisht me datë 03.02.2017. Në këtë mbledhje si pikë e rendit të ditës ishte edhe “çështja e bursave”. Gjatë diskutimit, po të njejtit anëtarë u zotuan se do të përkujdesen që në afat sa më të shkurtër kohor të bëjnë shpalljen e konkursit dhe ndarjen e mjeteve për bursa. Madje, po e citoj Kryesuein e KD: “…një pjesë të buxhetit do të na e sigurojë Ministri dhe pjesën tjetër ne si Universitet”. Në fund të mbledhjes, unanimisht u vendos që të shpallet konkursi për bursa.

Shume i nderuar Ministër, po ju njoftoj se sot, kur kanë kaluar me shumë se 1 muaj nga marrja e këtij vendimi, konkursi për bursa nuk eshte shpallur akoma.

Andaj, Ministër i nderuar duke pasur parasysh neglizhencën totale të anëtarëve të KD ndaj kësaj çështje dhe temave tjera me rëndësi për Universitetin, duke pasur parasysh injorimin e madh që anëtarët e KD kanë treguar ndaj kërkesave tona të drejta në dobi të studentëve, duke pasur parasysh përkushtimin tuaj për rritjen e cilësisë së studimeve, por njëkohësisht edhe përgjegjësinë tuaj si Ministër, kërkojmë nga ju shkarkimin e menjëhershëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues të emëruar nga ana juaj.

Konsiderojmë që veprimi juaj pozitiv karshi kësaj kërkese nga ana jonë do të dëshmojë përkushtimin tuaj që Universiteti “Ukshin Hoti” të ecë përpara, në të kundertën në rast të mos ndërmarrjes së masave, gjegjësisht shkarkimit të tyre, ne do të konsiderojmë që edhe ju do të jeni po aq përgjegjës sa edhe anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues dhe se jeni dakord me “punën” e tyre në dëm të interesave të studentëve.
Durimit tonë tashmë i ka ardhur fundi.

Urojmë dhe shpresojmë që të mos zhgënjehemi nga ju z.Ministër!

Më Shumë

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit