Themelimi i forcave armatosura të Kosovës bazën juridike e kanë që nga Kushtetuta e vitit 1974
Nga Gent Gjini
Si çdo shtet tjetër në organizmin e saj institucional, dhe elementin bazik në funksionimin e shtetit klasik dhe shteteve të kohës bashkëkohore, ushtria apo forcat e armatosura kanë qenë të identifikuara si emblemë apo relikt, i përfaqësimeve të shteteve. E kjo në veçanti, në rolin, në sigurinë e jashtme dhe të brendshme që kanë pasur në mandatet e tyre, për të mbajtur vendin pra shtetin nën kauzën dhe situatën ku çdo qytetar, qdo shtetas do të ndjehet krenar dhe i identifikuar me shtetin e tyre. Edhe shteti i Republikës së Kosovës në vazhdën e forcimit edhe më tej të vet organizmave institucionale, të republikës duke dalur nga tranziconi, është koha e saj dhe momenti që të ketë ushtrinë e saj.
Edhe pse kohët të fundit me trajtimin e kësaj teme, janë bërë politizime dhe marrjes së interpretimeve nga këndvështrimet e ndryshme për të trajtuar dhe për pasur në krijim elementin më idenfikues së shtetit, pra ushtrinë dhe paralelisht me këtë krijimit edhe antagonizmave në shoqëri, edhe ashtu të pamunguara mendimet të parreshtura të analistëve të shumta si gjithmonë, mund të ju them nga këndvështrimi im profesional, juridik, shteti i Kosovës ushtrinë e saj e ka pasur të formuar, ta quash ashtu kushtimisht me vet kushtetutën e viti 1974. Që kjo kushtetutë atëbotë ka paraparë në aspektin formal, dhe sanksionimit të saj konstitucionalë te udhëhequra me parimet dhe mandatet, se në çfarë roli, dhe në qfar natyre do jetë ushtria e Kosovës.
Kushtetuta e vitit 1974 atë botë, për krahinën socialiste të Kosovës, ka qenë baza më e fortë juridik politik dhe funksionale të avancimit te popullit shqiptar. Kjo me këtë edhe të proklamimit konstituiv të shtetësisë së Kosovës, në gjitha elementet të shtetësisë së saj si, nga legjislativit si atributi ligjvënës për të miratuar ligje, si atributit qeverisës për të ekzekutuar dhe zbatuar ligjet, si të gjyqësorit në të gjitha instancat e saja, për te vendosur me mënyrë autonome për ligjet e vet shtetit të Kosovës. E në veçanti ka qenë edhe elementi konstitucional, që sanksiononte atëbotë kjo kushtetutë që përveç gjithë elementeve shqiptare të shtetësisë, ishte pra mbrojtja e kufijve, dhe sanksionimi i vijave të kufijve nga rendi juridik i forcave të rendit. Që kjo, në vete veç nënkuptonte ushtrinë, për të mbrojtur kufijtë dhe për të mbrojtur rendin e brendshëm, për çdo eskalim të situatës.
Pikërisht për në ky argument historik, dhe konstitucional që kemi pasur, në trashëgiminë e atëhershme për funksionimin e shtetit të Kosovës, në të gjithë instancat e lartpërmendura, me kushtetutën të vitit 1974 për neve do mjaftonte, që të kujtojmë dhe të ju kujtojmë atyre që ushtria jonë e armatosur me popullin shqiptar, ka qenë e solidarizuar dhe e jetësuar në gjithë qenien tonë si komb historik, dhe kombëtare. Dhe tani temat për tu interpretuar ushtria, nga çdo këndvështrim do të ishte e dëmshme dhe edhe po ashtu do devalvonte këtë trashëgimi, që kemi pasur me këtë kushtetutë. Që edhe me absurde kjo të interpretohet dhe edhe të kushtëzohet, nga faktori ndërkombëtar, për të na treguar se kur do kemi ushtri, dhe si do bëhet ushtria si e tillë.
Kjo trashëgimi kushtetuese e vitit 1974, nuk duhet të shikohet si diçka që e kemi pasur në të kaluarën dhe të na ketë rënë në haresë. Kjo asesi, sepse me proklamimin e kësaj kushtetutë të vitit 1974, analizën e parimeve të ushtrisë, që e trasonte rrugën e saj, do shuante shumë dilema dhe antagonizma. E në veçanti, me këtë kushtetutë që parasheh ushtrinë e Kosovës do ta sensibilizonte dhe ndërgjegjësonte faktorin ndërkombëtar, për të mos u politizuar kjo, dhe që mos të na kushtëzohet kjo nga ky faktor ndërkombëtar. Që nga kjo edhe fare lehtë, ky faktor ndërkombëtar mund ta qonte këtë nyje të ndjeshme të shtetësisë në bisedimet në Bruksel, dhe me këtë më pas të bëhej konspiracionet që ne, nuk do të dinim se çka dhe çfarë do të na projektonin ndonjë ushtri, kushtimisht edhe te ushtrie të ndërtuar nga letra.
Pra me këtë argument ne do të i tregonim edhe komuniteteve që jetojnë, këtu serbëve që edhe në ate botë pra me kushtetutën e vitit 1974 në krahinën autonome socialiste, ku jetonin serbët do ta dinin me mirë apo mjafton ta shfletojnë pakës të kaluarën, se ushtria e Kosovës ka qenë e projektuar që në atë kohë, ka qene funksionale që në atë kohë, ka pasur institucionet që kanë bartur këtë përgjegjësi. Pra kanë pasur të gjitha mandatet ligjore, në gjithë elementin e funksionimit si tërësisht të një ushtri, të një force që mban rend dhe rregull ë shoqëri. Dhe kjo për këtë komunitet si atëherë, që nuk është keqpërdorur nga autoritetet shqiptare për kërcënime, dhe ndonjë rreziku të saj për këtë komunitet serb, pakicë ashtu edhe sot me ushtrinë që duhet ta kemi të sajuar si me kushtetutën e vitti 1974, kjo nuk do të paraqiste rrezik dhe kërcënim. Por të kundërtën e kësaj, kjo do ta forconte bashkëjetesën, e komuniteteve me shqiptarët për të pasur këtë ushtri identifikuese shtetërore.
Ushtria në kuptimin mirëfilltë e funksionimit si ushtri e vërtet, e shtetit të Republikës së Kosovës dhe trajtimit të kësaj teme në modalitet, këtu edhe krahasimit apo mjafton të shikimit të kushtetutës të vitit 1974 do duhej të jetë preokupimi i zgjedhjes së rregullimit, përcaktimit, të autoriteteve tona shtetërore. Pra kjo të kuvendit, qeverisë, presidentit të Kosovës. Dhe vetëm duke pasur argumentin historik, e këtij institucioni si shtyllë e shtetit, në planin e sigurisë së jashtme dhe brendshme ushtrinë e vitit 1974, atëherë jetësimit te saj, kjo do të konstatonte ne atë konkludim me të shëndoshë për ne është që ne vet të e trasojmë rrugën për ushtri. Dhe të mos lejojmë që kjo të politizohet nga komunitet serbe, dhe faktori ndërkombëtar për tu krijuar eventualisht një status quo, edhe shumë afatgjate, me të cilën do të paralizonte shtetin, në këtë element mjaft të ndjeshëm të sigurisë, dhe identifikimit si shtet i Republikës së Kosovës.