12.8 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Pesë persona janë lënduar mes të cilëve dhe dy fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasen me njëra-tjetrën një automjet tip Golf 6 dhe një foristradë Tip Benz.

Nga aksidenti mbeten të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.

Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave, ndërsa drejtuesi i ‘Fouristradës’, i cili udhëtonte i vetëm mori lëndime të lehta.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e kombit, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i golfit, drejtuesi i se cilit humbi kontrollin e mjetit. /Shqiptarja.com

Më Shumë

Vidhet një veturë në Prizren

Një person në Prizren ka njoftuar policin se vetura e tij me targa gjermane i është vjedhur nga persona të panjohur. Policia ka bërë të...

Play-off: Borea-Kosovari dhe New Basket-Istogu AB Concept në betejë për gjysmëfinalen

Sonte zhvillohen dy sfida vendimtare në çerekfinalet e play-offit të Ligës së Parë në basketbollin kosovar. Borea dhe Kosovari dhe përballen në Pejë, ndërsa...

Lajmet e Fundit