24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Telegrafi raporton se bëhet fjalë për kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Lajmet e Fundit