Alarmon Eqrem Kryeziu: Punëtorëve po u merren letërnjoftimet për vota

Eqrem KryeziuuDega e LDK-së ka vazhduar takimet me anëtërët dhe simpatizantët e Komunës së Prizrenit.

Kryetari i Degës Eqrem Kryeziu i shoqëruar nga kanddidatët për deputet të LDK-së nga Prizreni, kanë takuar mbështetësit e lagjes ‘Arbana’ dhe ata të lagjes “7 Shtatori” .

Kryeziu tha se gjithandej Kosovës është një zgjim i madh i LDK-së.

“LDK-ja është sistem besimi e mirëkuptimi dhe ka ardh koha e LDK-së, koha e zhvillimit ekonomik”.

Kryeziu akuzoi PDK-në se po përdorë shantazhe.

“Sot po ndodh që punëtorëve t’ ju merren letërnjoftimet dhe po iu kërkohen nga ata nga tri vota, se ndryshe përjashtohen nga punë. A nuk është kjo skllavëri?, pyeti Kryeziu.

“Programi i LDK-së është shpëtimi nga e keqja, është real dhe garanton zhvillim ekonomik”.

Edhe kandidatët për Deputet të LDK-së nga Prizreni, kërkuan votën nga lagjet Arbanë dhe 7 shtatori. Duke e velësruar programin e LDK-së, program për qytetarët dhje në interes të qytetarëve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit