5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Arsyetimi i Apelit për lirimin nga akuza për korrupsion ndaj drejtorit të shkollës së mesme “Hamdi Berisha” në Malishevë

Gjykata e Apelit në Prishtinë, më 17 qershor 2021, e ka liruar nga akuza për marrje ryshfeti drejtorin e shkollës së mesme “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, duke e ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, raporton Drejtësia Sot.

Gjykata Themelore në Gjakovë, me 1 dhjetor 2020, e kishte gjetur fajtor Hotin nën akuzën se i njëjti kishte kërkuar ryshfet ne? shume? prej 1,500 euro nga menaxheri i restorant “BIMI-2”, për organizimin e mbrëmjes se? maturës.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Shaqir Zika, Hoti, ishte dënuar me tetë muaj burg efektiv dhe 1000 euro gjobë, ashtu siç ishte dënuar edhe ciklin e parë të zhvilluar për këtë rast.

Mirëpo i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, ankesë në Gjykatën e Apelit kishte ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Izet Hoti, avokat Besnik Berisha. I njëjti e kishte atakuar aktgjykimin e shkallës së parë për shkak të shkeljes së procedurës penale, shkeljes së ligjit penal gabimisht dhe jo të plotë të vërtetimit të gjendjes faktike si dhe për shkak të vendimit mbi sanksionet penale. Ndër tjerash mbrojtja kishte propozuar që aktgjykimi të ndryshohet dhe i mbrojturi i tij Izet Hoti, të lirohet nga akuza.

Në vendimin e siguruar nga Drejtësia Sot, thuhet se Gjykata e Apelit, pasi kishte shqyrtuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Hoti, avokat Besnik Berisha, ka gjetur se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar gjendjen faktike, duke shpallur fajtor gabimisht të akuzuarin për veprën penale e cila gjatë procedurës ishte vërtetuar se i njëjti nuk e kishte kryer këtë vepër penale.

Sipas Apelit, në aktgjykimin e shkallës së parë ekzistojnë shkelje esenciale të ligjit për procedurën penale. Madje, Apeli ka konstatuar se nuk ka prova se aktgjykimi i shkallës së parë nuk tregon për atë se i akuzuari Hoti, ka pasur ndikim, a ka qenë anëtar i komisionit apo eventualisht ka bërë trusni në komision në lidhje se sa do të ishte çmimi i shërbimit të restorantit “Bimi 2”, në raport me shpenzimet për një nxënës.

Andaj, ndër të tjerash Gjykata e Apelit ka konsideruar se nuk është provuar dhe nuk e ka kredibilitetin në prova që e përkrahin aktakuzën se Izet Hoti e kishte kryer veprën penale marrja e ryshfetit ashtu siç e ngarkonte Prokuroria e shtetit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 24 shtator 2018, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Izet Hoti, akuzohej se më 2 maj 2018, si drejtor i shkollës së mesme të lartë “Hamdi Berisha” në Malishevë, kishte kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 euro nga menaxheri i restorantit “BIMI-2”, G.K., për organizimin e mbrëmjes së maturës në po këtë restorant.

Më tutje, në aktakuzë thuhej se oferta reale për karrige ka qenë 11 euro, mirëpo i akuzuari kishte kërkuar nga menaxheri që ta ngritë shumën në 13 euro, ashtu që shumën e mbetur ta merr për vete, e që një gjë e tillë ishte provuar në bazë të dëgjimeve telefonike të kryera nga ana e policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit