23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Avokati i Popullit reagon pas vendimit të KQZ-së për votuesit e diasporës

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas të cilit është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit të cilët aplikojnë për votim, do të telefonohen nga KQZ-ja dhe nëse nuk lajmërohen do të humbin të drejtën e votës.

Qelaj ka thënë se verifikimi e aplikacioneve të mërgatës për zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt duhet të bëhet.

“Procesi i verifikimit të aplikacioneve është i domosdoshëm për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor. Megjithatë, e drejta për të zgjedhë është një e drejtë e garantuar për secilin person që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor”, ka thënë ai.

Mirëpo Qelaj ka theksuar se KQZ-ja gjatë procesit të verifikimit nuk duhet të ja humb askujt të drejtën e votës.

“Ligji garanton të drejtën për të zgjedhë jashtë vendit, është detyrim i shtetit që procesi zgjedhor të organizohet në mënyrë të mirëfilltë në praktikë ashtu që të mundësohet që zhvillimi i këtij procesi të jetë i drejtë dhe demokratik, duke mundësuar përfshirje sa më të madhe të qytetarëve me të drejtë vote. Prandaj, është e domosdoshme që KQZ të evitojë çfarëdo veprimi i cili do të mund të kufizonte esencën e së drejtës për të zgjedhë të votuesve jashtë Kosovës, të garantuar me kornizën ligjore të vendit”, ka theksuar Qelaj.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të respektojnë Ligjin për Barazi gjinore në duke vendosur në listat e kandidatëve për deputet 50 për qind gra.Tutje në këtë komunikatë, Avokati i Popullit ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-covid në ditën e votimit si dhe gjatë fushatës dhe aktiviteteve zgjedhore.

“Avokat i Popullit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partive politike që të kenë parasysh situatën e krijuar nga pandemia Covid – 19, dhe gjatë aktiviteteve që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021, të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e IKSHP-së dhe masat e vendosura nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë COVID-19”, ka theksuar ai.KQZ ka vendosur që të bëjë verifikimin e aplikacioneve të votuesve të diasporës duke i thirrur përmes telefonit në periudha të ndryshme kohore. Ndaj këtij vendimi LVV dhe organizata ‘Germin’ kanë bërë ankesë në PZAP.

Më Shumë

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Lajmet e Fundit