19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Burri pret organin gjenital teksa po ëndërronte se po copëtonte mish

Një burrë nga Gana ka prerë organin gjenital teksa ëndërronte se po copëtonte mish për familjen e tij.

 

Kofi Atta, një fermer nga Gana jugore, tha se ai pësoi lëndim të tmerrshëm të vetëshkaktuar më 12 gusht pasi e kishte zënë gjumi në një karrige dhe ishte duke ëndërruar se po përgatiste ushqim.

Atta, 47 vjeç, pretendon se nuk e ka idenë se si përfundoi duke shtrënguar thikën në gjumë dhe i tha BBC News Pidgin se u zgjua me dhimbje dhe e gjeti veten ulur në një pellg gjaku, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk e mbaj mend sesi e kam kapur thikën, madje ende jam i hutuar”, tha ai.

Pasi kuptoi pasojat e veprimit të tij të tmerrshëm, Atta filloi të bërtiste për ndihmë dhe dy fqinjë i erdhën në ndihmë.

Fermeri u dërgua në spitalin në Kumasi në gjendje kritike, por iu nënshtrua trajtimit dhe u stabilizua.

Duke folur më 16 gusht, katër ditë pas aksidentit, Atta u tha gazetarëve se i ishin dhënë lëngje dhe injeksione të ndryshme, por mjekët thonë se ai do të ketë nevojë për operacion pasi i kishte prerë plotësisht organet gjenitale.

Fermeri tha se ai nuk ishte në gjendje të paguante për trajtimin dhe nuk dihet nëse spitali ishte i gatshëm të kryente një operacion.

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit